Mazhoranca nuk do të votojë për heqjen e imunitetit të Ballukut
Kërkesa e SPAK për dhënie autorizimi nga Kuvendi për heqje imuniteti dhe arresti për zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku do shqyrtohet nga Komisioni i Mandatëve. Burimet tregojnë se ky komision do të dalë me dy raporte, një nga deputetët e PS që nuk do ta japin pëlqimin për heqje imuniteti dhe arresti, dhe raporti i deputetëve të PD që do të jetë pro kërkesës së SPAK.
Me pas të dy raportet kalojnë në Kuvend. Të njëjtat burime treguan se kërkesa e SPAK ku nënkupton se zonja Balluku mund të prishë provat duke qenë ministre, do të bjerë sepse zonja Balluku do të jap dorëheqjen nga zv/kryeministre dhe ministre e kësisoj sipas mazhorancës nuk ka arësye që ti hiqet imuniteti, pasi jemi para një fakti të ri pas kërkesës së SPAK, ku Belinda Balluku nuk është më zv/kryeministre dhe ministre.
Ky do të jetë justifikimi ligjor i mazhorancës.
Dhe në votim do të rrëzojnë kërkesën e SPAK, duke e lenë që Belinda Balluku do të hetohet dhe do të dali në gjyq duke qenë deputete.
KOHA JONË SONDAZH

