Mbërrin në Tiranë ekipi shqiptar në Lojërat Olimpike. Priten me ceromoni dhe tapet të kuq në Rinas
Ka mbërritur në Tiranë ekipi shqiptar që mori pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 24”.
Shqipëria përfaqësua denjësisht në Paris, duke fituar dy medalje bronzi.
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit. Dy sportistët i kanë fituar çmimet në sportin e mundjes.
Valiev ka fituar më 10 gusht, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev e ka siguruar medaljen pas fitores më 11 gusht.
E pranishme në pritjen e ekipit shqiptar ishte edhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, e cila tha se:
“Lojërat Olimpike ishin të jashtëzakonshme. Jam krenare për dy medaljet që mori Shqipëria dhe mendoj se Parisi i dha fat sportistëve shqiptarë”.
Ndërsa, kryebashkiaku Erion Veliaj Erion ka përgëzuar për fitoren dy sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.
“Rëndësi ka që ngritëm flamurin e duhur. Jam shumë i lumtur dhe dyfish i gëzuar. Së pari se sportistët tanë të sport klub Tirana sollën dy medalje për Shqipërinë. Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje për dy djemtë tanë që na bërë krenar. E kam zemrën plot mirënjohje për Fidel Yllin. Kemi mundësi për të financuar KOKSH, skuadrat tona. Jam krenar për çfarë kemi bërë. Stërvitja për Los Angelos fillon sot për t’u siguruar që të dalim akoma më të fortë. Ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin e tjetrit, por ky është suksesi për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera. Është ngritur dy herë flamuri i Shqipërisë në këto lojëra Olimpike. Sot Tirana ka 144 kombësi që kanë rezidencë banimi që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Këtë klimë të gjithë përfshirjes dhe gjithëpranimit Parisi e organizoi si kurrë më parë”, tha Veliaj.
View this post on Instagram