Mbërrin në Tiranë heroi i Kosovës Ramush Haradinaj. Takon Ilir Metën
Në Tiranë ndodhet sot heroi i Kosovës, legjendari Ramush Haradinaj, njeriu që sakrifikoi për Kosovën gjithçka nga jeta e tij. Ai mbetet sot në Kosovë politikani dhe atdhetari që mbi të gjithçka mban pasionin, zemrën dhe përkushtimin ndaj qytetarëve kosovarë. Ramush Haradinaj ka kuotat me të larta në popullin e Kosovës dhe mbetet një kandidat i fortë për kryeministër.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj e uroi zotin Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës. Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.
Sonte Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj kanë darkuar ditën e sotme tek Piazza në Tiranë.
Basha dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë të shoqëruar nga bashkëshortet.
Më parë, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj zhvilloi një takim me Ilir Metën.
Kjoë është vizita e parë e ish-kreut të UÇK-së në Shqipëri, që pas lirimit të tij në Francë, pasi u mbajt rreth 4 muaj nën një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ramush Haradinaj do takohet edhe me personalitete të tjera të shtetit shqiptar.
http://albanianews1.al/mberrin-ne-tirane-heroi-i-kosoves-ramush-haradinaj-takon-ilir-meten/