Mbërrin tmerri “Zika”, virusi që nuk i gjendet kura. Europa në panik
Virusi “Zika” që ka shkaktuar tmerr në Amerikën Latine ka mbërritur në Europë. CNN raporton se tre raste janë zbuluar në Britaninë e Madhe në tre persona që kishin udhëtuar në Kolumbi, Surinami dhe Guajana. Ky virus shkakton keqformime te të porsalindurit. Deri tani nuk është gjetur kura për shërimin e tij. Mbartës dhe transportues i saj është një mushkonjë e quajtur Aedes Aegypti, që rritet në Amerikën Latine. 22 vende të këtij kontinenti janë prekur deri tani nga virusi i tmerrshëm.
Porse frika mbetet në Europë dhe ka kontrolle për personat që vijnë nga Amerika Latine. Frika e përhapjes në Europë ka pushtuar aeroportet dhe krejt portet e Europes, ku ka filluar kontrolli për vizitorët që vijnë nga Amerika Latine.