Mbi 94 përqind e qytetarëve dakort me aksionin për hapesirat publike

Aksioni më i fundit i qeverisë shqiptare për hapesirat publike në Tiranë e kudo, ka gjetur mbështetjen e hapur të qytetarëve. Kemi parë trotuare të bllokuara nga “të fortët” apo njerëz të lidhur me pushtetin vendor, kemi parë “trena” prej kioskash që detyronin njerëzit të kalonin në rrugën e madhe pasi disa kishin rrethuar e gëlltitur trotuaret apo krejt hapesirat publike, kemi ndertesa mu në mes të udhëve; gjithçka doli këto ditë si në një film, të cilin e shikonim çdo ditë, por pakkush foli.

Vendimi i kryeministrit Rama ka gjetur, sipas ABC Found sondazh mbështetje mbi 94 përqind e të intervistuarve.

Por edhe mbi 60 përqind e tyre u shprehën se duhet analizuar se kush i ka lejuar në bashkitë e vendit, sepse pa një gjysëm leje nën dorë nuk janë ndërtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?