Me këtë “siguri” terroristët mund të rrëmbejnë avionë
Ngjarja e frikshme dhe e tmerrshme këtë të martë në aeroportin e Rinasit, ku grabitësit me armë të shumta hynë dhe morën 10 milionë euro mu në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, duke terrorizuar pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit ngre një pyetje të madhe: Sa i sigurtë mbetet aeroporti ndërkombëtar i Tiranës? Eshtë e dyta herë që bandat me armë hyjnë mu në aeroport dhe nuk ka asnjë siguri për qindra e qindra pasagjerë që udhëtojnë çdo 24 orë në aeroport.
Si ka mundësi që qeveria hesht? Si mundet të lihet në këtë mënyrë aeroporti, ku siç ndodhi sot mundet të hyjnë dhe elementë terroristë në avionë? Pse nuk ruhet dhe nuk kontrollohet me forca speciale dhe të sigurisë së lartë aeroporti, kur dihet përherë edhe rreziku terrorist?
Pse qeveria ia ka lenë sigurinë një kompanie private, kur aty duhet siguri e lartë? Me këtë siguri të aeroportit nuk është çudi se ndonjë ditë të dëgjojmë për terroristë që rrëmbejnë avionë në Rinas!
Lexoni edhe…
- Grabitet makina e parave në Rinas, vritet një person
- Detaje nga ngjarja e Rinasit/ Viktima u ekzekutua nga policia
- Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga autorët
- Grabitësit i vodhën milionat brenda në avion! Shokun e tyre të vrarë e hodhën në lumë
- Ku po shkonin paratë e grabitura në Rinas?
- Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, arrestohet një nga shokët i plagosur
- Supergrabitja në Rinas jehonë në mediat ndërkombëtare
- Lajmi kryesor i mediave në Austri: Në Shqipëri u bë grabitja më e madhe