Tragjike/”Më lini të vdes me vajzën time” dhe vdes rrugës për në spital!

Historia e Diena Karanxhës dhe vajzës së saj, Esielës, ka pushtuar faqet e para të mediave botërore. Piktorja 30-vjeçare ndërroi jetë bashkë me të bijën 8-vjeçare nga tërmeti në Durrës.

Tragjedia është shumë e rëndë, pasi Diena kishte humbur para pak kohësh edhe të shoqin.

Ajo jetonte me familjen e prindërve pas humbjes së bashkëshortit. Në këtë tragjedi humbi jetën edhe nëna e Dienës, Roza.

Mësohet se në momentin kur ekipet e shpëtimit ishin pranë nxjerrjes së saj, Diena iu është lutur atyre: Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës sime.

Esiela e vogël kishte ndërruar jetë më herët. Diena qëndroi e përqafuar me të për 12 orë.

30-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital nga hemorragjia.

Ajo u shua bashkë me vajzën 8 vjeçare.

SHKARKO APP