Me mijëra protestues po sulen drejt Tiranës për sonte në orën 18:30

Sonte Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë thirrje për protestën e përballjes me kryeministrin dhe largimin e tij me çdo kusht, pasi të shtunën ai përdori dhunën dhe rrahjet ndaj tyre. Video e Sahid Dollapit po bën xhiron e rrjeteve sociale me komente negative ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm.

Thirrja drejtuar popullit për sonte në marshim drejt kryeministrisë është thirrje himn si në luftë, sikurse tha Basha, pasi kryeministri na ka shpallur luftë dhe luftë do ti japim.

Me mijëra veta janë duke ardhur nga rrethet, pa harruar Tiranën dhe Kamzën që janë barot i gjallë.

Në mbremje nuk do ketë fjalime. Sonte, sipas opozitës, do ketë direkt përballje. Ndërkohë sipas burimëve të besuara, ndërkombëtarët duke parë vendosmërinë e opozitës dhe duke ndjekur sonte se si do përplasen palët, nesër do të mund të dalin me një platformë për zgjidhjen e krizës, ku natyrisht pika e parë do jetë pranimi i zgjedhjeve të parakohshme.

LEXONI EDHE …

SHKARKO APP