Më mirë bashkoni në një drejtori të vetme tatimet me doganat!
Ministria e Financave po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve dhe Doganave në një institucion të vetëm. Një grup pune i ngritur në këtë dikaster po shqyrton eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë, si dhe po analizon anët pozitive dhe negative që do të ketë një bashkim i tillë. Ndërkaq nuk jepen afate për konkretizimin e këtij projekti.
Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm. Zyrtarë të lartë në ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar ekspereincën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.
Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.
Burimet e mësipërme shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efekasitetit të punës së organeve fiskale, si dhe lehtësimit tqë burokracive për biznesin, që do të trokasin në një derë të vetme. Nga ana tjetër, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore. Pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkojë ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave.
Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër mund të krijojë probleme. Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim, që do të sjellë bashkimi i dy administratatave. Ndërkaq financat nuk japin afat për konkretizimin e këtij projekti.
Eshtë më mirë ky bashkim për arësye shkurtime të burokracisë si dhe rritet efikasiteti i punës. E dyta nuk kanë si t’ia lenë njeri tjetrit, tatimet e doganat, fajin për mosmbledhje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, kur do të jetë një “shtëpi”.