Ilir Beqja nuk i ka mirë punët me SPAK, ndaj Kryeministri e largoi nga grupi negociator me BE
Me sa duket kryeministri e ka informacionin ose nuhatjen se ish-ministri i shëndetsisë Ilir Beqja nuk i ka punët mirë me SPAK.
Ndaj pas hetimeve nga SPAK, Ilir Beqja është larguar nga grupi negociator i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Largimi i Beqajt vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë në favorizimin e një kompanie farmaceutike që bashkëshortja e tij rezultonte aksionere.
Vendimi për largimi nga ky grup është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Jona Suli. Në këtë grup janë larguar edhe Ervin Mete dhe Mimoza Koçiu, pasi morën drejtimin e dy ministrive.
SPAK-u po heton në mënyrë intensive. Por flitet edhe se Vilma Nushi si pronare e kompanisë që ka përfituar, do të ketë ditë me fortunë.
Burime konfidenciale tregojnë se Vilma Nushi ka probleme serioze.
Vendimi:
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
- a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;
- b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;
- c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.
Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.