Shoferë me shpejtësi 216 km/orë, aq sa ngrihet avioni nga pista! Disa të “çmendur” që marrin jetë njerëzish…

Akoma ka shoferë makinash të çmendur që ecin me shpejtësi të tmerrshme, deri në 216 km në orë, edhe në kushte shiu, aqsa i duhet avionit të ngrihet në ajër nga pista e aeroportit.

Në akse rrugore ku shpejtësia e lejuar është 80 dhe 90 km/h, janë evidentuar shkelje ekstreme, me shpejtësi që variojnë nga 171 km/orë deri në 216 km/orë në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe me kufizim të fushëpamjes për shkak të errësirës. Pra natën ku nuk shikohen në distancë apo me shi, ecin edhe me 216 km/orë!

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve të konstatuar në shkelje, që përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mania e disa shoferëve që të ecin shumë shpejt ka sjellë fatkeqsi të shumta. Ndaj ka nevojë që parlamenti të ndryshojë prapë Kodin Rrugor për raste të tilla që gjobat, përveç heqjes së patentës, të variojnë nga 1000 deri në 2000 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa masa drastike, një pjesë e miletit nuk merr vesh!

(për të parë videon e mëposhtëme kliko te video on facebook)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?