Me zell drejt përplasjes
Nuk është parë në këto 27 vite zgjedhje pa opozitën, siç nuk kemi parë kaq shumë dëshirë të liderëve kundërshtarë për të shkuar me shumë dëshirë dhe qejf drejt përplasjes. Jo përplasje me kokat e tyre, por me turma popullore dhe polici të shtetit. Lulzim Basha nuk pranon kurrsesi zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, ndërsa Edi Rama nuk don t’ia dijë fare për të arritur një marrëveshje, ndonëse jo korrekte në të vertetë, por për të ruajtur stabilitetin e vendit.
Kavajën e anulluan, Tiranën ditën e shtunë me datë 13 maj do ta bëjnë rrëmujë të madhe, aqsa tregohen skenar nga më të ndryshëm, ku njeri duket si më reali: do rrethojnë kryeministrinë nga të gjitha anët për të mos lenë kryeministrin të hyjë në zyrë. Kjo mund të sjellë përplasje me policinë, përplasje mund të sjellë të plagosur apo edhe më keq, pas kësaj nuk dihet fundi i fundit të nisur nga Rama dhe Basha prej muajsh.
E mira do ishte ti fuste të dy, dikush, në ujin e Lanës, por kur të kishte rrebesh shiu e Lana të jetë plotë!