Mediat botërore:10 milionë euro shuma e vjedhur në aeroportin e Shqipërisë
Mediat botërore po japin lajme nga Tirana. Vjedhja mu në mes të aeroportit në Shqipëri është kryelajm kronike në të gjithë botën. Mediat më të mëdha që nga Washington Post e deri tek agjencia Reuters po raportojnë për ngjarjen e rëndë në Rinas.
Reuters shkruan se “policia vrau një nga disa persona të armatosur në një shkëmbim zjarri pasi ata u futën në aeroportin ndërkombëar të Shqipërisë dhe u larguan prej atje me një ngarkesë parash”.
“Hajdutët e maskuar dhe të armatosur u futën përmes hyrjes që përdoret nga shërbimet e zjarrfikëses dhe pasi morën paratë, u arratisën duke provokuar një ndjekje policore”.
Dëshmitarët thanë për Reuters se personat e armatosur kishin shënjestruar avionin për në Vjenë, që në atë kohë kishte ndezur motorrët në pistë. Tre personat me uniforma ushtarake kërcënuan stafin me armë dhe morën paratë.
“Raportimet e para flasin për një shumë prej 2 milionë eurosh të vjedhura, por më vonë u tha se shuma mund të jetë pesë herë më e madhe”.
“Bankat e huaja me filiale në Shqipëri i nxjerrin kartmonedhat jashtë përmes aeroportit të Rinasit për në Vjenë, për shkak se banka qëndrore nuk i pranon depozitat e tyre në kartmonedha”.
“Dërgesat janë sulmuar disa herë vitet e shkuara, njëherë brenda në aeroport dhe dy herë në rrugën që të çon në aeroport. Policia ka gjetur disa nga paratë e grabitjes së fundit, të cilat ishin futur në tenxhere presioni nën tokë”.
Në artikujt e tyre, mediar shkruajnë edhe për sasinë e madhe të parave të grabitura, plot 10 milion euro. Ndërkohë qeveria shqiptare po mundohet t’ia faturojë këtë supërgrabitje kompanisë kineze që merret me aeroportin. Një justifikim që nuk ngjit dhe nuk pranohet nga publiku, sepse aty flitet për sigurinë e njerëzve që udhëtojnë me avionë. Sipas Ministres së transportit dhe energjitikës, Belinda Balluku (foto poshte) fakti se grabitësit kanë arritur deri në pistën e aeroportit duhet lidhur me rrefuzimin e kinezëve për të mos pranuar masat e sigurisë që ka dashur të imponojë qeveria. “Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë” ka shkruar Balluku nga Berlini ku ndodhet për një vizitë pune.
Por përgjegjsia mbetet vetëm e policisë dhe institucionëve shqiptare.