Mediat e huaja të ekzaltuara për bukuritë e bregdetit shqiptar, por jo vetëm…

Mediat e huaja, më prestigjozet, shkruajnë për turizmin shqiptar.  Me supërlativa dhe mbresëlënie nga moria e turistëve të huaj. Së fundi edhe gazeta e famshme britanike “The Times” ka një reportazh nga Jugu i Shqipërisë.

“E dija se në bregdetin e Shqipërisë kishte shumë më tepër se veçse diell dhe rërë, duke përfshirë natyrën e paprekur dhe trashëgimitë historike magjepsëse të 50 viteve pas perdes së hekurt”.

Kështu nis rrugëtimi i gazetares Marianna Hunt nëpër Shqipëri për gazetën britanike “THE TIMES” në zbulim të shtigjeve natyrore, plazheve të Himarës, Qeparoit e Borshit, në gjurmët e Çezarit brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë e përmes vargjeve që  Lord Bajroni i dedikoi vendit të shqiponjave për t’i ofruar publikut një rrëfim të bukur e të sinqertë mbi mikpritjen shqiptare dhe ofertën tonë turistike.

(shiko linkun)

Link: https://www.thetimes.com/…/the-last-undiscovered-corner…

SHKARKO APP