Mediat italiane: Pista sekrete për avionë me armë e drogë nga Shqipëria
Mediat e vendit fëqinj shkruajnë se në Bari dhe Brindizi ka pista sekrete ku ulen avionë me armë e drogë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Sipas hetuesve italiane këto mjete të vogla transporti përshkruajnë distanca të mëdha me më shumë se 100 kilometra në orë.
Drogë dhe armë nëpërmjet rrugëve ajrore, në këtë mënyrë trafiku ndryshon rrugë. Substancat narkotike dhe armët në Pulia nuk vijnë më me anije por me mjete të vegjël fluturimi.
“La Repubblica” i ka kushtuar një reportazh të gjatë trafikut të armëve dhe të drogës që vjen nga Shqipëria e Kosova për në Brindizi dhe Bari.
Hetimet dhe të dhënat e fundit konfirmojnë se tashmë është qielli, rruga e re e këtij trafiku duke u bazuar në faktin se numri i sekuestrimeve në porte është ulur ndjeshëm.
Për shkak të alarmit për terrorizëm në dogana është përforcuar kontrolli dhe në këtë mënyrë trafikantët matanë Adriatikut kanë gjetur një mënyrë të re për të vepruar, shkruan më tej e faqja e njohur online.
Një vit më parë karabinierët italianë identifikuan një avion të lehtë me tre kuintalë e gjysëm marijuanë në Ostuni, drogë që vinte nga Shqipëria.
Në shtator policia italiane bllokoi në Verceli një biznesmen me licencë fluturimi, i cili kishte shmangur radarët dhe kontrollin doganor duke sjellë në veri të Itali një sasi të konsiderueshme droge.
Që Pulia është pikë kyçe e itenerarit të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve, tashmë dihet, por që të jetë kthyer në një pistë për avionët e vegjël që trafikojnë kjo është një risi. Drejtimi i preferuar për të transportuar dy persona dhe më shumë se 30 kilogramë drogë është ai mes Barit dhe Brindizit.
Nga ku pista e mbuluar me bimësi mund të shërbejë shumë mirë për të shkuar në veri të Italisë apo në Shqipëri.
Ushtarët e komandos provinciale të drejtuar nga Vicenco Papuli në Bari, bënë të ditur se shumë sekuestrime armësh të prodhimit sovjetik vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.