Fierakët sfidojnë Ramën: Hajde o gangster (VIDEO)
Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është bashkuar protestës së mijërave fierakëve kundër vizitës së kryeministri Edi Rama sot në këtë qytet.
Përmes disa video-ve të postuara në facebook, ish-deputetja tregon pjesmarrjen masive të fierakëve në protestë. Ish-deputetja akuzon kryeministrin Edi Rama se Fierin e varfëroi, e kriminalizoi dhe e la të shkretë pa njerëz.
”Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin”.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:
Hajde o Rama Gangsteri. Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal. Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh. Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin!