Mentor Nazarko: Opozita po justifikohet pas humbjes
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i konsideroi zgjedhjet në Shqipëri të pranueshme, pavarësisht se tha që ato janë shoqëruar me problematikat e zakonshme që kanë zgjedhjet në Shqipëri.
Pjesë nga biseda në studio:
Mentor Nazarko: Në Shqipëri ka manipulim të vullneteve, të individëve para se të shkohet në votim, nëpërmjet fuqisë së shtetit dhe individëve që kontrollojnë ekonomine, ndërmarrjet, bandave, grupeve kriminale, është e vërtetë e vjetër dhe e konsoliduar. Nuk ka ndonjë risi. Pas votimit, siç ka treguar edhe vetë PD nuk ka vjedhje, maksimumi deformim nëpërmjet prishjes së votave edhe për partitë e vogla.
Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh në raport me të kaluarën. Ajo që po artikulohet tani nga opozita është një justifikim në mënyrë të përsëritur për humbjen e rradhës. Argumenti se nuk ka zgjedhje, rrëzohet nga faktet. Një parti si ajo e Lapajt ka marrë 70 mijë vota. Këto ishin zgjedhje sepse njerëzit kishin alternativa të ndryshme. Alternativat e tjera morën gati 200 mijë vota. Për shkak të neverisë 150 mijë vetë nuk morën pjesë.
Andi Bushati: Njeriu e ndan, ishin zgjedhje apo jo?
Mentor Nazarko: Po ishin zgjedhje. Ka raport paraprak të ODHIR.
Andi Bushati: Është si kjo, ka genocide në Gaza? Ka njerëz që thonë po dhe pastaj ka edhe institucione.
Mentor Nazarko: Ti thua, që këtu mediat ishin në shërbim të PD. Një nga politikanët që ti mbron më shumë, Kurti, injoroi totalisht mediat e vendit dhe i fitoi zgjedhjet. Argumenti i 5 yjeve në Itali, refuzoi mediat, nuk bëri as tubime. Pra mendoj se ka patur zgjedhje. Ka patur sigurisht.
KOHA JONË SONDAZH

