Merkel: Duhet të gjejmë një ekuilibër. Gjermania procedura të reja kontrolli

Ka folur dhe “kryeministrja e Europës” Kancelarja gjermane  në lidhje me ngjarjet e fundit për refugjatët dhe kontrollet në kufi në disa vende të BE . Një ditë pasi ministrat europianë vendosën zgjatjen e kontrolleve kufitare për të paktën dy vitet e ardhshme, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për optimizëm, por njëkohesisht ka përsëritur se ulja e numrit të emigrantëve në vend është tashmë një objektiv i autoriteteve gjermane.

“Duhet të gjejmë një ekuilibër, nuk duhet të bëhemi pesimistë kaq shpejt.  Sërish besoj se mund t’ia dalim, por sigurisht ne duhet të ulim numrin e refugjatëve dhe po punojmë për të arritur këtë objektiv. Të gjithë ata që janë tashmë në Gjermani duhet ti tregojnë Gjermanisë se dinë të jetojnë në komunitete me kombësi të ndryshme” tha Merkel

Zëdhënësi i policisë Markus Binderman ka shpeguar procedurat e reja të kontrollit kufitar.Qëllimi kryesor i kontrolleve kufitare është ndalimi i hyrjes së paligjshme në vend dhe lufta ndaj kontrabandës.

“Automjetet janë përzgjedhur nga policia në bazë të përvojës së tyre kufitare për tu vendosur më pas në fushën e kontrollit. Aty do të kontollohen dokumentet e indentifikimit të shoferëve dhe udhetarëve brenda automjetit për të parë nesë ka njerëz të fshehur brenda tyre. Sa kohë nuk ka shkelje, të gjithë do të lejojen të kalojnë”- tha ai.

Në një takim kushtuar Shengenit dhe rrezikut për shpërbërje, ministrat europianë të Drejtësisë dhe të Brendshëm shfaqën vullnet të plotë për ruajtjen e zonës Shengen, edhe pse pranuan se fluksi i klandestineve është i pamenaxhueshëm dhe marrja e masave e domosdoshme.

Kontrollet kufitare, edhe të përkoshme, janë zgjidhja e momentit, vendosur nga zyrtarët e lartë europian.

SHKARKO APP