Mero Baze lavdëron Lulzim Bashën pse largoi ish-kryeministrin Berisha
Gazetari Mero Baze ka shkruar sot një editorial të gjatë për Sali Berishën. Por ndër të tjera ai lavdëron Lulzim Bashën se po largon një kriminel si Berisha. Kështu shkruan Mero Baze.
“Tani që Lulzim Basha ka ardhur tek pozicioni im, unë thjesht jam i gëzuar, dhe pse jo, mirënjohës”
Me tej ai shkruan:
Askush nuk është zgjuar ndonjë mëngjes të mbështesë Lulzim Bashën apo të shkojë tek selia e tij. Lulzim Basha në ditën e fundit të afatit të ndëshkimit të Partisë Demokratike, biles në orën e fundit, ka bërë atë që duhet të kishte bërë ditën e parë kur hyri në atë zyrë, për të cilën dhe e kam sulmuar pa mëshirë për 8 vite pa asnjë brerje ndërgjegje.
Tani që Lulzim Basha ka ardhur tek pozicioni im, unë thjesht jam i gëzuar, dhe pse jo, mirënjohës. Të gjithë e kanë një ditë të tyre që e kuptojnë që Sali Berisha është një kriminel. Mund ta kuptojnë për arsye personale, politike, shtetërore apo ndërkombëtare, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Sali Berisha të izolohet dhe shqiptarët të kuptojnë që ai nuk është duke luftuar për demokraci, por për të përdorur demokratët shqiptarë si talibanë kundër SHBA.
Përpjekja për të shfokusuar betejën kundër tij me shpikje të tilla, nuk më komplekson. Unë nuk jam kompleksuar që kam bërë aleancë me Edi Ramën, e jo më të kompleksohem që më ka bërë aleat Lulzim Basha. (Mero Baze)
KOHA JONË SONDAZH

