Mero Baze:Në pushtetin e Ramës gjen kudo njërëzit e pistë të Berishës
Pasi Berisha tha në një intërvistë tek Çim Peka arësyet, sipas tij, të prishjes së miqësisë me Mero Bazen, i është përgjigjur Baze.
Sipas Bazes “ndarja” e tyre daton pas një interviste në Alsat kur ai ka përmendur me emër përfshirjen e Shkëlzenit në demontimin e armëve (shumë më parë se të shpërthente Gërdeci). Pasi bën këto sqarime mero Baze shpjegon edhe si janë shtrirë tentakulat e qeverisjes së shkuar në mazhorancën e Edi Ramës.
“Unë nuk jam mik i Berishës, i viteve në pushtet, jam një njeri që e kam mbështetur në opozitën e tij para vitit 2005. Dhe nuk i kam borxh askujt, pasi beteja që unë i kam bërë atij dhe familjes së tij mafjoze, nuk ja ka bërë dot ish opozita. Ish opozita tani në pushtet ka bërë pazare me familjen e tij dhe vazhdon të bëj. Zeni vazhdon të marrë leke nga koncesionet që ka nëpër ofshore, dhe pallatet që ka nisur nëpër Tiranë, janë transferuar në emra pranë Edi Ramës. Kjo që bën ky pushtet me Berishën është e neveritshme, por kjo nuk është më beteja ime”- thotë Baze i cili shton se në pushtetin e ri “… kudo që të trokasësh, të del para Saliu dhe njerëzit e tij. Dhe nuk është çudi që për këtë shkak Edi Rama të prodhojë neveri ndaj votuesve të vet, më shumë se për çfarëdo arsye tjetër”