Merr dhenë lajmi i sulmit të Edi Ramës kundrejt kandidatit Donald Trump

The Associated Press, New York Times dhe ABC News, janë këto disa prej mediave ndërkombëtare të cilat e kanë pasqyruar deklaratën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me kandidatin republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Në artikujt e tyre shkruhet se prononcimet e kreut të ekzekutivit shqiptar vijnë një javë përpara se ai të vizitojë Washingtonin ku pritet të mbajë takime me Presidentin amerikan Barak Obama si dhe Zëvendës Presidentin, Joe Biden.

Më tej, mediat shkruajnë se qëndrimi i Ramës nuk është një sulm ndaj republikanëve, por qëndrim në lidhje me kandidatin republikan Donald Trump, i cili sipas tij do të detyrojë shumë anëtarë të kësaj partie që të votojnë Hilary Clinton.

SHKARKO APP