Merr zjarr Arkiva Qendrore e Shtetit

Në këto momente raportohet se po digjet Arkiva Qendrore e Shtetit në Lundër. Flakët kanë pushtuar një pjesë të zyrave të Arkivit. Tymi ka pushtuar zonën afër TEG.

Disa zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve në Arkiv.

Njoftim i policisë së shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?