Blushi: “Merrni darët shpejt o trima, hoqëm goxhdën mbeti vrima”!

Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kësaj radhe, me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi i risjell në vëmendjen Ramës një shprehje të Faik Konicës, sa i takon pretendimit të Ramës se do të bëhet kryeministër sërish pas 25 qershorit.

MESAZHI I BLUSHIT
ÇDO TË THOSHTE KONICA PËR EDI RAMËN
Edi Rama paska thënë se do të bëhet Kryeministër edhe një herë. Sikur ta dëgjonte Faik Konica do thoshte: merrni darët shpejt o trima, hoqëm goxhdën mbeti vrima. Të heqësh Edin dhe të vesh Ramën është si të heqësh gozhdën dhe të mbash vrimën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?