Mes “Zemërluanëve” shqiptarë të NATO-s,sfida e ushtarëve për 25 euro në ditë

Nga Anila Basha

*Zagan, Poloni (Baza ushtarake e NATO-s per Brilliant Jump II)

na1

„Më duhet të pranoj se ushtarët që na kanë ardhur nga Shqipëria nuk kanë diferenca me trupat e tjera. Janë përfshirë shumë mirë në aksionin e përbashkët Brilliant Jump II këtu në Zagan. Do ti shohim edhe përgjatë demostrimeve. Por, janë fantastikë. Janë të disiplinuar, madje i kemi integruar në batalionin tonë. Por edhe drejtuesit e batalionit janë shumë të lumtur me shqiptarët. Janë të gatshëm të marrin rrisqet dhe të ndjekin me përpikmëri urdhërat”.

fotoan

Njeriu që bën këtë deklaratë është gjenerali spanjoll Luis Cebrian, komandanti i Very Hight Readiness Task Force (VJTF) dhe që është në krye të gjithë operacionit në terren të Brilliant Jump II, përgatitjet dhe stërvitja për të cilin ka nisur në 17 maj për tu finalizuar ditën e nesërme në 25  maj, në një ceremoni demonstrimi ushtrimesh që do të mbahet edhe përballë një auditori VIP. Nga Shqipëria, në këtë ceremoni do të vijë vetë gjenerali Jeronim Baze, komandant i Forcave të Armatosura të Republikën e Shqipërisë.

ba1

Dhe bëhet fjalë për vlerësimin që jep për ushtarët ndoshta më pak të paguar në të 2500 ushtarët që marrin pjesë në Brilliant Jump II. Nëse „Zemërluanët” tanë me zemrën vertet të madhe, do të duhet të hapnin gojë për tu ankuar, do kishin shumë për të thënë. Ata nuk e bëjnë, por, nga ajo që marrim vesh, që nga dieta e tyre ditore, 25 euro në ditë.

I gjithë debati ngrihet mbi skenarë hipotetikë, por në Poloninë e „pushtuar” nga ushtarët e NATO-s, të gjithë flasin për suksesin e eksperimentimit të ushtrimeve që do të zhvillohen në 25 maj. Të gjithë komandat, gjeneralët, majorët, kolonelët, kordinohen në një bazë jo shumë larg vendit ku do të zhvillohen ushtrimet me plumba e predha manovre në terren.

Kështu, asgjesim i armikut në një kohë që nuk i kalon pesë minutat, është një prej ushtrimeve që ofrojnë së bashku trupat spanjolle dhe britanike.

Në një tjetër rast, për gati 10 minuta, forcat e NATO-s evidentojnë në pyll armikun, njëri prej tyre plagoset, dhe grupit i duhet të shkojë në ndihmë, të marrë ushtarin e plagosur, ta transportojë në makinë dhe të vazhdojë rrugën për asgjesimin e armikut. Një proces, që në dukje dhe me plumba manovre është i thjeshtë, por që kërkon kordinim maksimal sipas togerëve që sqarojnë stërvitjen.

n2

„Zemërluanët” shqiptar (Lionhearts – emri i togës së 147 trupave që kanë mbërritur nga Shqipëria) janë përfshirë nën komandën spanjolle. Demonstrimi për batalionin 2 të ushtarëve në terren, është një patrullim i rastësishëm, (dy makina të ushtrisë së Spanjës dhe një shqiptare). Karvani prej tre makinash niset për patrullim. Spanjollët i kanë futur shqiptarët në mes. Por në një moment, diku në pyll, evidentohet armiku. Të gjithë zbresin nga makinat dhe fillojnë të gjuajnë. Gjithë ushtrimi, deri në asgjesimin e armikut virtual me plumba manovre, zgjat jo më shumë se 15 minuta.

ba3

Ata që japin suksesin e grupit shqiptar, duket se janë snajperat. Kot nuk thonë se shqiptarët kanë nishan. Për t’u evidentuar nga grupet e tjera në terren. Dy nga snajperat, me rroba kamuflazhi janë shqiptarë. Dy të tjerët i përkasin ushtrisë spanjolle. Njëra nga gjuajtjet madje ngjante më e fortë. Dhe kjo padyshim nuk ishte shqiptare, ndoshta edhe për shkak të kapacitetit dhe logjistikës së vendit tonë.

n3

„Shef, e vutë re, ishin dy tabela. Pas përfundimit të ushtrimit stërvitor, tabela që duhet të gjuhej nga snajperat spanjollë nuk u rrëzua. Kjo e jona, u rrëzua në tokë, snajperat tanë e rrëzuan” thotë njëri prej ushtarëve që pas këtij ushtrimi afrohet dhe flet me togerin e vet. Me një buzëqeshje, kalon gjithcka, ndërsa “zemërluanët” tanë, vazhdojnë detyrat e tyre.

Zemërluanët

Sokoli është 44 vjeç. Eshtë rritur në radhët e Forcave të Armatosura që kur ka qenë fëmijë. Siç thotë dhe vetë, që kur ka qenë në moshën 15 vjeçare, e mandej kur iu desh të ndiqte studimet e shkollës Skënderbej, apo më vonë gjatë procesit të ndryshimit të forcave shqiptare.

Në rrugëtimin e tij me forcat e armatosura, thotë se i është dashur ti përballojë të gjitha. Në ndonjë rast, edhe faktin se “ata” pra të tjerët, kanë më shumë mundësi apo kapacitete. Le të nisi që nga uniformat dhe paisjet që kanë. Por, si shqiptarët që nuk ankohen: Në fund të fundit, jemi të barabartë, kemi vullnetin dhe dëshirën për të qenë njëlloj. Padyshim, në ushtrime të tilla fitojmë shumë eksperiencë, e gjithë këtë praktikë, do ta sjellim dhe në Shqipëri”, thotë Sokol Gjyriqi, 44 vjeçari të cilit vitet e kontributit për atdheun i japin pak më shumë sesa në të vërtetë është, ose të paktën duket me uniformën ushtarake.

n7

Në shtëpi ka lënë një vajzë 12 vjeç dhe djalin e tij 7 vjeçar dhe kur pyetet nëse komunikon me ta, të garanton se e bën këtë gjë përditë. “Tani janë edhe rrjetet sociale”.

Më i shkathët duket nëntoger Bekim Kuçana, që mban edhe detyrën e zv.komandantit të kompanisë. Bekimi duket se është po aq i bekuar ndër të tjerë. Shtatlartësia e tij, një lloj sportiviteti në komunikim, por një anglishte e rrjedhshme dhe komunikim perfekt me kolegët spanjollë dhe ata britanikë për të kordinuar veprimet, e bëjnë të kudogjendur. Ai është zëvendësi kur në fushë nuk gjendet Ervin Caushi, emrin e të cilit e gjejmë në të gjitha CV që na prezantohen për kualifikimin e personelit ushtarak, por që sikurse mësuam, është pikërisht në zyra, në shtabin qendror, aty ku përgatiten strategjitë e stërvitjes së 25 majit. Sepse gjithë të tjerët janë në terren për demonstrime.

Por, në mes të fushës, aty ku gjuajmë me mortaja të bën përshtypje Arditi (Çepa). Djali i ri 26 vjeçar, që pozicionin e tij e ka vëzhgues të hedhjes së mortajave, duket i shkathët dhe preciz njëlloj me bashkëushtarët e tjerë që janë në poligon. Nuk i “bën syri tërr”, ndoshta edhe nga fakti se ti shërbejë vendit të tij, e ka trashëgim nga familja. Arditi tregon se origjinën e ka nga Lushnja, por për tu rritur, i është dashur të shëtisë shumë qytete, meqënëse është djalë ushtaraku.

ba5

Pak nga pak, të gjithë të tregojnë një copëz histori nga jeta e tyre. E bën njëlloj një gjë të tillë edhe Gatjon Banaj specialist transporti i batalionit të dytë të këmbësorisë, apo rreshter Avni Nikoçi, këshilltar i të njëjtit batalion.

Për ta nuk humbet asgjë në morinë e ushtrimeve dhe gjithë ekspertizës që duhet të jepet dhe merret nga kjo stërvitje.

Pyetjes se kur do të jetë momenti që do të dalin në terren Zemërluanët shqiptarë gjatë stërvitjes, ata të thonë me një gojë: ndoshta në stërvitjet në fund të këmbësorisë, në fillim do të parakalojnë tanket, e mandej artileria e rëndë.

Eh, duhet shtuar, se kur vjen puna për të qenë në një luftë reale, padyshim shqiptarët do të jenë të parët.

n5

Dhe për këtë nuk kanë nevojë as për 25 eurot e dietës ditore që marrin çdo ditë, e cila duhet thënë se është shumë pak në krahasim me vlerësimin dhe nderimin që i bëjnë vendit të tyre. Apo edhe me vlerësimin që marrin nga partnerët e tjerë të NATO-s që i quajnë të barabartë. Ti shohësh ata në stërvitje, në fushë, dhe në qëndrim, do të duken ndoshta më mirë se të tjerët. Por sigurisht, me një buxhet shumë më të vogël, pa bazën logjistike, dhe pa infrastrukturën e nevojshme ëpr të qenë të barabartë si në NATO. E të paktën, kur i nisim në misione të tilla që biem në sy (fundja, katër vende janë pjesmarrëse), ndoshta duhet të mendojmë tu rrisim buxhetet, infrastrukturën, dhe paisjet dhe veshjet e tyre personale.

n7

SHKARKO APP