Mesazh prekës i Kryemadhit: Gjovalini (Kadeli) e sheh nga lart dasmën e djalit

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1369373876508684/

“Mos ndryshoni datën e dasmës, edhe nëse unë nuk do të jem!”. Ka qenë ky amaneti që deputeti i ndjerë Gjovalin Kadeli ka lënë për djalin e tij të madh, Admirin, i cili kishte vendosur të kurorëzonte në martesë dashurinë e tij me Orjelën.

Të shtunën ata u lidhën në martesë në një ceremoni të mbajtur në Lezhë që mblodhi miq, të afërm, e politikanë, kolegë të babait të tij, ish deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kadeli, ndërroi jetë më 26 maj të këtij viti në një spital në Itali pasi vuante nga pankreasi akut. E kur sëmundja nisi të shfaqej në fazat e fundit, ai i la amanet të birit të mos shtyjë dasmën. Presidenti Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ministra të LSI-së, e kolegë të tjerë të ish-deputetit të ndjerë, ju bashkuan familjes Kadeli në këtë gëzim.

Monika Kryemadhi ka shkruar në profilin e saj në facebook një mesazh prekës:

“I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.
Të të trashëgohet djali Gjovalin. 
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon”.

 

SHKARKO APP