Mesazhet e Bashës dhe Kryemadhit para protestës: Në shesh për Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në protestën që do të mbahet nesër para Kryeministrisë.

Dy liderët e opozitës, në mesazhet tyre theksojnë se kjo është një proteste për të ardhmen e kombit dhe qytetarëve.

Një ditë para protestës kombëtare, Lulzim Basha ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në shesh kundër të keqes. Basha ka publikuar edhe spotin ku i bën apel shqiptarëve: “Nesër të gjithë bashkë në shesh kundër të keqes, për Shqipërinë si gjithë Europa”,- shprehet Basha në postimin e tij.
VIDEO/Mesazhi i kreut të PD para protestës

Shqiperia si Europa! #11Maj

Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj

Posted by Lulzim Basha on Friday, May 10, 2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në spotin e  publikuar për protestën iu bën apel shqiptarëve që të protestojnë për dinjitet dhe kundër varfërisë.

Shqipëria Shtëpia Juaj! PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin. JO Varfërisë, JO Arrogancës.

PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta.

ASNJË HAP PAS! Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë!”,- shkruan Kryemadhi.

VIDEO e spotit të publikuar nga kryetarja e LSI:

SHKARKO APP