Mesazhet e Kryeministrit Rama në Selanik

Kryeministri Rama u prit me entuziazëm nga shqiptarët e Selanikut dhe Greqisë.

Mesazhet e kryeministrit ishin:

Së pari, me një fjalim të mirëpërgatitur, Rama bëri një historik të Selanikut dhe marrëdhënieve mes shqiptarëve e grekëve ndër shekuj. Me një stil brilant ai tha se Selaniku është qytet i paqes dhe i kulturës, ku shumë shqiptarë të mëdhenjë kanë dhënë kontributin e tyre për Selanikun. Indirekt u dha përgjigje shovinistëve grekë. Dhe më pas theksoi se “Vorio Epiri është një term i vdekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, Kryeministri tha se Shqipëria ka ndryshuar me fakte dhe se duhet të jeni krenar kur të thoni se “jam shqiptar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së treti, u kërkoi që të kthehen në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, sepse ka vende pune të mirëpaguara.

Së katërti, tha se reforma në drejtësi po merr majtas dhe djathtas, sepse për herë të parë drejtësia është e pavarur.

Së pesti, Shqipëria brenda vitit 2030 do të jetë anëtare e BE.

Së gjashti, nga diaspora do të kemi deputetë dhe anëtarë qeverie.

Së fundmi, që të realizohen këto premtime duhet të votoni PS në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?