Mesazhi BE: Protestoni, Qeveritë i rrëzoni Ju!

Nuk ka arsye pse një pjesë e qytetarëve habiten me qëndrimet e ndërkombëtarëve. Nëse BE dhe SHBA nuk e pëlqejnë dhe kanë vërejtje për një qeveri, për sa kohë që nuk reagon populli, për ata është situatë normale dhe do vazhdojnë ta mbështesin. Kur populli ngrihet me forcë dhe reagon duke rrëzuar qeverinë me protesta e demonstrata, edhe të huajt ndryshojnë qëndrim. Kështu kanë vepruar edhe me qeveritë e mëparshme të Berishës dhe Nanos. Ndaj populli e ka në dorë ndryshimin.

Në Shqipëri ka një keqkuptim të përhershëm lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në krizat politike. Sa herë që opozitat, qofshin PS, PD apo LSI, denoncojnë korrupsionin, vjedhjen e zgjedhjeve dhe problemet me drejtësinë nga mazhoranca, deklaratat që vijnë nga partnerët gati njëlloj janë në krah të qeverisë. Në momente kyçe kur tensionet arrijnë kulmin, veshi thuajse gjithmonë i tërhiqet opozitës ndërsa qeveria, në mënyrë gati të pakuptimtë për shumicën e qytetarëve, edhe lavdërohet. Duhet të ishte e kundërta, pasi gjithmonë krizat dhe problemet krijohen nga pushteti dhe jo nga opozita, e cila ka vetëm fjalën dhe protestën. Është një paradoks që e kemi parë gjatë të gjitha qeverisjes në vend, duke nisur nga Berisha I-rë, Fatos Nano, Berisha II-të dhe së fundi edhe me kryeministrin Edi Rama. Këto ditë kur protestat kanë vërshuar në Tiranë, kur Parlamentit praktikisht nuk ekziston dhe kur nuk ka më as Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë që të ndërhyjë, një pjesë e ndërkombëtarëve e shohin problemin sërish të opozita.

Këtë situatë të koklavitur me ndërkombëtarët dhe mbështetjen e pajustifikuar që ka marrë qeveria “Rama” nga të huajt, e ka shpjeguar dje vet Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johanes Hahn. Në takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zev zyrtari më i lartë i BE që ka detyrë vetëm të merret me Ballkanin është detyruar t’u jap sqarime gazetarëve për qëndrimin që Europa po mban ndaj Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në të tre shtetet kanë nisur prej muajsh protestat anti-qeveritare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë koordinim mes opozitave të tre vendeve, por të vështruar nga mediat ndërkombëtare, protestat në Ballkan kanë diçka që i lidhë sëbashku. Shoqëritë e të tre vendeve kanë dalë në shesh për të denoncuar korrupsionin, krimin dhe dështimin e qeverisjeve të tyre. Ndaj dje Komisioneri i BE, ka mbajtur një qëndrim që vlen si “vijë sjellje” për të gjitha rastet duke përfshirë edhe Shqipërinë. Mesazhi i Johannes Hahn mund të përmblidhet në dy pika. E para, BE mbështet plotësisht çdo protestë paqësore. E dyta, mos prisni që qeveritë t’i ndryshojë BE-ja, por duhet të jenë qytetarët duke zbatuar proceset demokratike që ti rrëzojnë. Pra, e thënë thjeshtë se ndryshimin apo rrëzimin e qeverive e kanë në dorë qytetarët dhe jo ndërkombëtarët.

“BE mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu e cilësojmë të papranueshme çdo lloj dhune. Ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike duke përfshirë zgjedhjet dhe BE nuk do të jetë arbitër në atë se kush do të jetë në pushtet”,- deklaroi Komisioneri i Bashkimit Europian. Në mënyrë të qartë, Hahn ka sqaruar se ata që presin më shumë nga Bashkimi Europian duhet të kuptojnë se Brukseli nuk mund të veprojë me ushtri kundër një qeverie. “Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvendësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën”,- tha komisionari Hahn. Një deklaratë e tillë, ku përdoret në një gjuhë diplomatike te kujdesshme, është një mesazh që ka brenda recetën për krizën në vendet e Ballkanit duke përfshirë sigurisht dhe Shqipërinë. Diplomati i BE thotë se Brukseli nuk mund të ushtrojë presion të hapur ndaj qeverive duke i rrëzuar ato. Por nga ana tjetër, ajo që sugjeron komisioneri i BE duket hapur se janë protestat paqësore. Nëse qytetarët kanë pakënaqësi ndaj qeverive dhe duan që gjërat të ndryshojnë, mënyra e vetme për të përmbysur situatën është reagimi. Nuk ka arsye pse një pjesë e qytetarëve habiten me qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Nëse BE dhe SHBA nuk e pëlqejnë dhe kanë vërejtje për një qeveri, për sa kohë që nuk reagon populli, për ata është situatë normale dhe do vazhdojnë ta mbështesin.  Kur populli ngrihet me forcë dhe reagon duke rrëzuar qeverinë me protesta e demonstrata, edhe të huajt ndryshojnë qëndrim. Kështu kanë vepruar edhe me qeveritë e mëparshme të Berishës dhe Nanos.

Ndaj populli e ka në dorë ndryshimin. /Q.Xhani/

SHKARKO APP