Mesazhi i Ilir Metës për anëtarët e LSI: Tur falenderimi deri më 23 korrik

Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një video mesazh në Facebook ka falënderuar gjithë anëtarët e LSI-së për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë drejtimit të partisë që nga themelimi.

Në mesazhin e tij, Meta falënderoi delegatët që e mirëkuptuan vendimin e tij për tu larguar nga drejtimi i LSI-së pas zgjedhjes si President.

Meta njofton se tashmë është një anëtarë i thjeshtë i LSI-së, por deri në ditën e betimit si kryetar shteti, do të vijoj të jetë në kontakte me gjithë anëtarësinë e LSI-së.

Meta deklaroi se deri në ditën e betimit, do të nis një tur takimesh në gjithë vendin për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për çdo anëtarë të LSI-së.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1552721544741098/

SHKARKO APP