Doda ftesë LSI e PD: Fronti opozitar të kërkoj rinumërimin e votave në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot rinumërimin e votave në 64 kuti të Qarkut të Tiranës. Kërkesa për rinumërim u bë nga PS dhe PDIU. Partia e Shpëtim Idrizit pretendon se i është vjedhur mandati për shkak të manipulimeve në numërim në disa qendra votimi në kryeqytet. Shpëtim Idrizi humbi mandatin e deputetit për 38 vota.

Ndaj PDIU kërkoi rinumërimin e 41 kutive të votimit ku thotë se ka fakte që tregojnë se votat janë manipuluar. Ndërkohë edhe Partia Socialiste ka kërkuar rinumërimin e 23 kutive. PS pretendon se në këto kuti votimi janë llogaritur më shumë vota për PDIU sesa ka pasur në kutitë e votimeve.

Deri në orën 14:00, nga numërimi i 16 kutive të para rezulton se zgjedhjet në Tiranë janë manipuluar. Të paktën në këto kutive votimi janë 15 vota të PDIU që nuk janë numëruar. Gjë që ka sjellë dhe një rezultat në dëm të kësaj partie. Që Idrizi të fitojë mandatin i duhen edhe 23 vota të tjera.

Edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, të dhënat e deritanishme provojnë se zgjedhjet në Tiranë kanë pasur probleme serioze. Gjithashtu tregojnë se partitë e vogla janë “masakruar” nga komisionerët e partive të mëdha.

Në disa video të publikuara nga PDIU në rrjetet sociale shihet qartë sesi votat e kësaj force politike nuk pasqyrohen në procesverbale.

Ndërsa numërimi i sotëm po tregon edhe një skemë tjetër. Komisionerët e partive kryesore, votat e partive të vogla i kanë shpallur të pavlefshme. Por nuk është ky i vetmi rast i dokumentuar me video. Rasti i partisë LIBRA është edhe më ekstrem. Në një video nga procesi i numërimit shihet sesi votat e LIBA kalojnë për partitë e mëdha duke deformuar rezultatin.

Nisur nga rezultati që po nxjerrin kutitë e votimit në Tiranë, deputetja e PDIU, Mesila Doda ka kërkuar rinumërimin e gjithë qendrave të votimit në Kryeqytet. Për herë të parë, në mënyrë zyrtare, deputetja e PDIU bën ftesë për bashkimin e frontit opozitar me LSI dhe PD. Doda kërkon që partitë e opozitës ku tashmë bën pjesë dhe PDIU të kërkojnë rinumërimin e votave në gjithë Tiranën.

Doda shprehet se asnjë kuti votimi, pas rinumërimit nuk ka të njëjtin rezultat me atë që komisionerët kanë nxjerrë më 25 qershor.

“Deri tani asnjë kuti votimi nuk ka të njëjtin rezultat si në procesverbale. I domosdoshëm numërimi i gjithë Tiranës, kanë futur duart në votat e pavlefshme, kanë përvetësuar e vjedhur sa kanë mundur nga votat e partive të tjera, kanë shkatërruar gjithë procesin. I bëj thirrje gjithë Frontit Opozitar… Të kërkojmë numërimin e gjithë Tiranës. Mandatet janë vjedhur e kanë lëvizur në tavolinë. Kjo nuk është e nuk mund të jetë betejë për një mandat, por për të shpëtuar sistemin nga manipulimi e tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve”,- shkruan Doda.

VIDEO NGA NUMËRIMI I VOTAVE NË KQZ

https://www.facebook.com/news24alb/videos/698510620340542/

SHKARKO APP