Mesila Doda i drejtohet Ulsi Manjës: Do ta shohësh me 2 qershor reagimin!

Në studion “Open” te Eni Vasilit ishin ftuar Spartak Ngjela, Mesila Doda, Mentor Nazarko dhe Neritan Sejamini. Ndërsa në linjë direkt ishte deputeti i PS, Ulsi Manja që është njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve. Ky i fundit theksoi se nuk kanë ndërmend që ti shtyjnë zgjedhjet e datës 30 qershor, pra se kryeministri nuk ka për të pranuar asgjë nga kërkesat e opozitës.

Mesila Doda tha se ndërkombëtarët e kanë ndryshuar gjuhën në raport me opozitën, pasi tani nuk janë më kundër saj. Bile Gjermania tha se duhen shtyrë zgjedhjet dhe se nuk ka ndonjë çudi që kryeministri të jap dorëheqje. Por prapë ndërhyri Ulsi Manja duke insistuar se me datë 1 qershor PS-ja hap fushatën elektorale dhe nuk ka asnjë shans që me datë 30 qershor të bllokohet procesi i votimit.

I mënjëhershëm ishte reagimi i Mesila Dodës, e cila iu drejtua Ulsi Manjës duke i thënë se “pa merak se do ta shikosh me datë 2 qershor dhe nuk keni për të arritur me datë 30 qershor’.

Edhe Edi Paloka i PD deklaroi dje se do jetë demonstratë me 2 qershor dhe se nuk e mbajmë më popullin.

 

SHKARKO APP