Mesila Doda: Nuk ka më treg çam, me paktin Rama-Basha kemi tregun kinez

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha, për zgjidhjen e krizës politike.

Doda u shpreh se marrëveshja Rama-Basha ishte një treg kinez. “Po ta shikosh gjatë gjithë historisë politike, kanë gjetur zgjidhje partitë politike. I vetmi problem është ky, nëse je burrë i madh shteti duhet të sillesh si burrë shteti. Ka tre muaj që torturon gjithë dynjanë. Çështje kimie e kuptoj, kështu që mendoj që për atë që kishin me merak tregun çam e patë tregun kinez kësaj radhe”,- tha Mesila Doda.

Sipas saj, synimi i kësaj marrëveshje është që partitë e vogla të mos hyjnë në zgjedhje.  “E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje.  Unë e kuptoj që njerëzit mund të kenë interes tek Ministria e Brendshme apo tek Ministria e Shëndetësisë apo tek e Arsimit, por nuk e kuptoj dot se çlidhje ka Aluizni, OSHEE, AKBN në këtë mes. Folën për pushtet në tavolinë që nuk duhet të kishte dhe ajo që mund të kuptojmë sot është degradimi i kauzave të mëdha”,- tha Doda.

Deputetja e PDIU tha se Rama bëri marrëveshje vetëm sepse LSI dhe PDIU i kërkuan që të mos vazhdonte më kështu kjo situatë krizë. Por ajo shtoi se marrëveshja nuk nënkuptonte pazare. “E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione”,- tha Doda.

SHKARKO APP