Meta: Akte kriminale të një grupi të mirëstrukturuar kriminal ndaj Teatrit Kombëtar

-Analisti i njohur Andi Bejtja tha se dje po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh”.

-Kreu i shtetit deklaroi: Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!”

Procedura që po ndjek qeveria për të arritur deri në shembjen e Teatrit Kombëtar është totalisht në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore. Denoncimi për aktet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës është bërë dje nga kreu i shtetit, i cili nga qyteti i Kavajës, duke ju referuar vendimeve të fundit foli për veprimtari të mirëstrukturuar kriminale.

“Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar”,- deklaroi kreu i shtetit.

Duke ju referuar “vendimeve” të Bashkisë dhe Qeverisë, që kanë miratuar dokumente pa zhvilluar fare mbledhje, kreu i shtetit foli për provokime të paqes sociale në vend. “Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e  Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!”,- deklaroi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit deklaroi se çështja e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar garantohet nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë. Presidenti tha se çdo përpjekje për të dëmtuar këtë pasuri është një marrëzi. “Kam një apel për të qenë kaq të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të e vendit si asnjëherë tjetër, sepse dihet që çdo humbje është e parikuperueshme edhe është një cenim i identitetit kulturor. Teatrin e mbron më mirë Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon dhe provalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore, që ka marrë dimension të qartë evropian”,-tha Presidenti.

Aktet e Bashkisë së Tiranës që justifikojnë shembjen e objektit u kryen vetëm pak orë pasi Presidenti Ilir Mete dorëzoi padi në Gjykatën Kushtetuese kundër shembjes së këtij objekti. Për sa kohë që ka një proces ligjor në shqyrtim, institucionet duhet të kishin ndaluar çdo vendimmarrje. Për këtë arsye, drejtuesit më të lartë të qeverisë janë duke kryer akte që i ngarkojnë me përgjegjësi penale. Presidenti Ilir Meta e krahasoi dje shembjen e Teatrit njëlloj me vendimin e Partisë Komuniste në vitin 1967 që urdhëroi shembjen e kishave dhe xhamive në gjithë vendin.

Por Andi Bejtja dje shkoi edhe më tej duke thënë se qeveria po fut popullin në luftë vetëm se nuk duan të kthejnë kaparin e eurove të marra firmave ndërtues te toka e Godinës së teatrit kombëtar. Ja se ç’shkroi dje Bejtja: “Por, përkundrazi po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh”.

M . Xhani

 

SHKARKO APP