Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin nga FA të Sandër Lleshajt
Presidenti Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade, Sandër Lleshaj.
DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META