Meta dhe Kryemadhi në Ditën e Fëmijëve: Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë

Monika Kryemadhi, një nga figuarat kryesore politike të LSI ka uruar me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale festëne fëmijëve.

Monika dhe Iliri mbajnë në dorë një bebe e cila i kthen pas në kohë, por i rikujton dhe një herë angazhimin e madh politik që duhet të kenë ndaj brezit të ri, të ardhmes së vendit.

“Nuk ka aromë më të dashur në botë se ajo e bebeve.  Sot në mëngjes me Ilirin takuam Arian, që na bëri të kuptojmë se fëmijët tanë janë tashmë të rritur dhe na kishte marrë malli për të mbajtur dhe përkëdhelur një bebe.  Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë në këtë 1 qershor. Çdo ditë është e rëndësishme për fëmijët tanë, por sot duhet të përpiqemi t’i gëzojmë ata pak më shumë se ditët e tjera. Ndaj sipas mundësive, le të jemi sa më pranë tyre dhe t’i bëjmë të ndihen të lumtur e të gëzuar. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Le t’a shndërrojmë këtë ditë në gëzim për të gjithë fëmijët shqiptarë. Ne me projektin tonë do të jemi gjithmonë në mbështetje të politikave për kujdes shëndetësor dhe arsimim të shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe kujdes special për fëmijet me nevoja speciale. Sepse ne besojmë te familja, te vlerat e saj dhe për këtë do punojmë çdo ditë me përkushtim.   #GezuarNjeQershorin #LsiForceePare”,-eshtë mesazhi i Kryemadhi në këtë ditë kushtuar fëmijëve.

SHKARKO APP