Meta: Edhe një votë po u prek, nuk do të ketë vrimë për Ramën ku të futet
Pas rrahjes dhe dhunimit që u është bërë sot anëtarëve të LSI-së, ka reaguar ashpër Kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Në një takim në Fushtë-Krujë, Meta me tone ta ashpra ju drejtua Kryeministri Edi Rama, kreut të PD-së dhe gjithë drejtuesve të institucioneve se do të mbajnë përgjegjësi për dhunën barbare të falangave të krimit.
“Ju jap fjalën e malësorit, edhe një votë po u prek, nuk do të ketë vrimë për Ramën ku të fshihet. Nuk do të ketë vrimë për ata që do të tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet. Nëse bie policia dhe prokuroria, nuk ka rënë rinia. Nuk do të lejojmë bandat të dhunojnë 18-vjeçarët me lopata, dru në mënyrë barare. Dhe pse? Sepse votonte LSI”,- tha Ilir Meta.
Ai shtoi se “Edi Rama do mbaj përgjegjësi personale për dhunimin e anëtarëve të LSI-së. Ai është përgjegjës për frymëzimin e dhunës. Falangat e Ramës janë ato që po ushtrojnë presion. Fati i Markosit dhe Janukoviçit të Ukrainës do tu duket lule. Dua t’i them (Ramës) me që nuk i ka dalë dopingu ende, që ti thërrasë mendjes. Nuk vë dot Dorë Edi Rama mbi të rinjtë e Shqipërisë. As ai as ai që u arratis me fustan grash (Gramoz Ruçi)”,- tha Ilir Meta.
(vijon…)
VIDEO E FJALIMIT:
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1600991206580798/