Meta-Kahraman: Me Turqinë marrëdhënie vëllazërore
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takon në Prishtinë kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman.
Nga ana e tij, Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve. Dhe duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet, u ripërsërit ftesa për një vizitë të Kahraman në Shqipëri.
Kurse kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare, duhet të intensifikohen më tej.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.