Meta: Pazari i fshehtë Rama-Basha për të më goditur mua dhe Berishën

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në një intervistë në emisionin të Paekspozuarit nga Ylli Rakipi është shprehur për koalicionin me Berishën në vitin 2009 –të. Meta u shpreh se koalicioni PD-LSI u detyrua të bëhej në vitin 2009, për shkak të sjelljes së Edi Ramës.

Meta, do ta fillojmë bisedën duke paraqitur një material fare të shkurtër filmik, si një sinkron, ku për ju 8 vjetët që kaluam kanë qenë të ngarkuara politikisht me vendime, të cilat ju nuk i keni pasur aspak të lehta, e keni pasur të vështirë për të vendosur. Hera-herës ju keni qenë në një dilemë aq të madhe sa keni shprehur edhe ndonjë pasiguri. Së pari, ishte pyetja në prill të vitit 2009: a do të bëja apo jo koalicion me Sali Berishën?

Më fal që po kaloj direkt në kundërsulm. Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie.

Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi.

Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën. Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71?

Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës.

 Mund ta kalonit vendin në zgjedhje të reja…

Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë. Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës.

Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshje spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanitet i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhershëm, duket më e vjetër kjo…?

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshëm sa të bëjnë marrëveshje shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrueshmërinë, jo vetëm në raport me njëri-tjetrin, por edhe me cilindo.

Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje. U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me dy individë të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal.

Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratike…

Po e pranoj për një moment mendimin tuaj si të drejtë dhe të saktë. Z. Meta, nuk ju bëri përshtypje fakti që ju nuk ju lajmëruan? Aleati juaj që nuk shkonte për ta thënë në mënyrë figurative, as në banjë, pa lejen tuaj! Ai i shkreti shkonte në SHBA dhe vinte në këmbë si gjynahqar drejt derës suaj. Ju ishit zgjedhur president. Nuk ju bëri përshtypje kjo gjë?

Ndoshta z. Rama kishte të drejtë, sepse ai ishte i mërzitur. Deri në fund ne insistuam që të përfshihej dhe opozita në zgjedhje, se do të ishte turp i madh për Shqipërinë, përveçse do të ishte edhe një shkatërrim i të gjitha institucioneve demokratike në vend që ne të shkonim pa opozitën dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte në zgjedhje të tilla.

I mërzitur nga ky qëndrim i LSI-së, i PDIU-së, z. Rama zgjodhi një mënyrë tjetër. Zgjodhi të marrë z. Basha dhe ta përdorë kundër të gjithë të tjerëve për interesat e tij, dhe është e drejtë e tij ta bëjë këtë gjë. Se si do të jetë rezultati, këtë do ta shikojmë. Pra, dhe rezultati i kësaj marrëveshjeje kundër zgjedhjeve.

Rezultati i marrëveshjes? Sigurisht është një marrëveshje shumë e çuditshme me thënë të drejtën. Gjithsesi, më bën pak përshtypje fakti, z. Meta, se ju nuk u çuditët që Edi Rama, i cili ju pyeste se si t’i lidhte këpucët, po e themi me figurë letrare, se është një njeri pak i trembur dhe vraponte te ju. Vinte te dera juaj si fajtor, si një njeri i kujdesshëm. Ikte në Hungari, po themi, për një hall grataçeli, kthehej dhe vinte te ju…

Kjo nuk ka rëndësi. Këto figurat tuaja nuk kanë rëndësi. Për mua nuk ishte e nevojshme të më pyeste, sepse për mua e rëndësishme ka qenë që të gjendej zgjidhja me opozitën dhe për këtë gjë unë kam qenë i gatshëm.

Madje edhe unë, edhe z. Vasili, kam deklaruar edhe para datës 17 maj që jam i gatshëm të jap dorëheqjen edhe nga posti i Presidentit. Pra, ta vëmë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize. Kështu që nuk ishte e nevojshme të më pyeste për këtë gjë.

Natyrisht, nuk mund të më pyeste për diçka tjetër, për të arritur një marrëveshje me z. Basha kundër zgjedhjeve, sepse ai e dinte që unë nuk do të isha dakord për këtë gjë. Pra, në të dyja rastet nuk kishte pse të më pyeste. Kjo as për një marrëveshje për zgjedhjet, sepse ne ishim të gatshëm për këtë gjë, por nuk mund të më pyeste as për të bërë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, sepse ai e di qëndrimin tim.

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht President i zgjedhur i Republikës, për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24”

 

  1. Meta, do ta fillojmë bisedën duke paraqitur një material fare të shkurtër filmik, si një sinkron, ku për ju 8 vjetët që kaluam kanë qenë të ngarkuara politikisht me vendime, të cilat ju nuk i keni pasur aspak të lehta, e keni pasur të vështirë për të vendosur. Hera-herës ju keni qenë në një dilemë aq të madhe sa keni shprehur edhe ndonjë pasiguri. Së pari, ishte pyetja në prill të vitit 2009: a do të bëja apo jo koalicion me Sali Berishën?

Më fal që po kaloj direkt në kundërsulm. Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie.

Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi.

Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën. Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71?

Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës.

Mund ta kalonit vendin në zgjedhje të reja…

Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë. Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës.

Vazhdojmë me 18 korrikun 2016. Po, kam thënë që nuk kam ndër mend të bëhem President, aq më tepër pa konsensusin e opozitës, por të gjithë e kuptojnë që unë u detyrova të bëhem President për arsye të bojkotit të opozitës dhe të rrezikut që vendi mund të shkonte në zgjedhje automatikisht pa arritur të zgjidhte Presidentin, duke pasur opozitën në çadër dhe rrezikonte jo vetëm të kishim parlament jolegjitim dhe një qeveri jolegjitime, por edhe Presidenti i ardhshëm të zgjidhej nga një parlament i kontestuar dhe të ishte një institucion i kontestuar.

Kështu që ju mund të thoni se nuk e morët konsensusin e opozitës, mua më mjafton konfirmimi që ka bërë doktori se do të marrë pjesë në ceremoni, kështu që edhe këtu jemi në rregull.

Në cilën ceremoni do të marrë pjesë?

Do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, kështu që e kemi konsensusin e opozitës.

Doktori do të jetë me republikën e vjetër quhet kjo se tani kemi një republikë tjetër.

Tani e vjetër, e re, të paktën është serioze.

Në tre muajt e fundit nuk ka raste në botën e sotme të ketë zhvillime të kësaj natyre. Për shembull, është e vështirë t’i gjesh edhe në një vend si Sierra Leone, që është vendi i parë dhe më pas jemi ne për largimin e popullsisë jashtë vendit. Edhe atje, në Sierra Leone, nuk besoj se ka bisedime të dy forcave për 5 orë dhe pastaj s’i thonë asgjë popullit. Kemi një opozitë që fjeti për 3 vjet e gjysmë dhe u zgjua në momentet e fundit duke ngritur një çadër në qendër të Tiranës. A s’ju bëri përshtypje se ç’ishte kjo çadër dhe pse duhej kjo në fund të një qeverisjeje 4-vjeçare?

Është e vërtetë që nuk ka pasur një opozitë reale, të fokusuar në çështjet më të rëndësishme dhe problematikat më të mprehta që ka pasur vendi dhe që ka pasur vetë qeverisja. Po të kemi parasysh, çështja e drogës apo e kanabizimit, që u mor me forcë nga opozita dhe ishte një nga kauzat kryesore edhe të ndërtimit të çadrës, duke paralajmëruar rrezikun e përdorimit të parave të drogës për zgjedhje, u theksua nga opozita në mënyrë serioze vetëm pas humbjes të bashkisë së Dibrës në zgjedhjet lokale, kur u bënë në shtator apo në tetor.

Pra, ka qenë një opozitë e përgjumur, një opozitë e përçarë, një opozitë pa prioritete, ka qenë një opozitë e justifikimeve të vazhdueshme dhe e flirteve të vazhdueshme me qeverinë, përveç, kuptohet, qëndrimeve opozitare të Berishës dhe të shumë pak deputetëve të tjerë demokratë.

Kështu që në fund fare kemi një situatë ku z. Basha, duke ndier situatën e vështirë të Partisë Demokratike në terren dhe një humbje qoftë edhe në zgjedhje tërësisht normale, por duke ndier edhe rrezikun e deformimit të mëtejshëm të një rezultati të disfavorshëm për PD-në, për shkak të një koalicioni super të madh PS-LSI-PDIU dhe ndoshta të angazhimit të segmenteve të caktuara të policisë apo të elementëve të caktuar të lidhur me ndërmarrjen e kanabisit dhe elementëve kriminalë, vendosi të marrë një pozicion të tillë: ta ndërtojë çadrën si një serrë politike, se në dimër u krijua ajo, për të rritur edhe një çikë autoritetin e tij dhe për të fituar disa garanci ndoshta, ose për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje, me qëllim evitimin e shkarkimit të tij nga kryetar i Partisë Demokratike, sipas mendimit tim.

Ndërkohë, ka një kënd tjetër vështrimi, që kjo çadër është ngritur për të krijuar idenë te njerëzit, te populli demokrat, që vendi po shkon drejt destabilizimit. Kjo çuditi, së pari, perëndimorët dhe ka pasur një vazhdë deklaratash kundër kësaj çadre të ngritur nga Lulzim Basha, por në një farë mënyre jo edhe aq të madhe nga ana e Edi Ramës, me gjithë luftën dhe retorikën që ai bëri. Mendohet se kjo çadër është ngritur për të afruar e për të bashkuar dy palët, për t’ju vënë edhe ju në gjumë, për t’ju çuar drejt Presidentit. Ka një mendim të tillë te shumë analistë dhe te shumë njerëz të tjerë. Ne do ta shihnim edhe këtë.

Unë mendoj se çadra është një vepër e përbashkët, në kuptimin e…

Ne duam të ndalemi tek ideja që nuk është vepra juaj.

Nuk ka asnjë dyshim.

Thuhej që Ilir Meta shkon natën në çadër. Jo ti konkretisht si person, por Meta si ide…

Kjo është një përrallë nga të dyja palët për të justifikuar veprimet e tyre ekstreme, të cilat do të sillnin një krizë edhe më të fortë dhe situata edhe më të paparashikuara. Pra, një veprim ekstrem do të ishte që të shkonim në zgjedhje pa opozitën dhe një veprim tjetër ekstrem do të ishte që Ilir Meta, për hir të demokracisë, dhe LSI-ja të largoheshin nga qeveria, të shkonin në çadër, të përpiqeshin të rrëzonin qeverinë me vota dhe veprime të tilla, të cilat, gjithashtu, do të përshkallëzonin krizën në një drejtim tjetër.

Qëndrimi i LSI-së dhe i Ilir Metës ka qenë tepër transparent dhe tepër konstruktiv. Opozita ka të drejtë për drogën dhe dekriminalizimin, dy çështje që i ka harruar, nëse e keni vënë re ju këto dy javë, por opozita realisht ka të drejtë të kërkojë garanci për zgjedhjet dhe LSI-ja ishte e gatshme të vendoste në dispozicion mandatet e saj në ekzekutiv, Kryetarin e parlamenti, vetëm që të kishim një proces normal zgjedhor.

Nga instrumentet e Edi Ramës u përcoll ideja se çadra ishte edhe vepra juaj dhe, duke qenë Ilir Meta president, ai përfaqëson edhe Partinë Demokratike, ndërkohë ne kemi një marrëveshje tjetër tani underground, por, le të themi, ju mbështetët çadrën…

Më falni, që të jemi të sinqertë, kjo është marrëveshje me rilindjen e Partisë Demokratike.

Për Republikën e Re e keni fjalën?

Po atë, dhe të OSHEE-së.

Ju ishit aleat i kësaj çadre, të themi të drejtën.

Absolutisht, unë kam mbështetur shqetësimet e opozitës, të cilat i kemi ngritur edhe përpara tyre, edhe për dekriminalizimin, edhe për çështjen e kanabisit, edhe të drogës. Përfaqësuesit e LSI-së i kanë ngritur me forcë shumë më përpara se t’i ngrinte Lulzim Basha, për shembull Ylli Manjani, Lefter Koka, Vangjel Tavo dhe shumë të tjerë. Këto janë çështje serioze për Shqipërinë, për zgjedhjet, për institucionet.

Pra, ju po thoni se nuk ishit alet i kësaj çadre, ju nuk e mbështesnit atë. Ka pasur një ide z. Rama…

Absolutisht, por kam qenë kundërshtar i bërjes së zgjedhjeve pa opozitën. Kjo do të ishte gjithashtu një katastrofë. Kjo nuk do të thotë se isha aleat i çadrës.

Ka pasur një ide që ju kërkonit kryeministrin në zgjedhjet e reja. Unë e kam pyetur kryeministrin Rama nëse ju keni pasur marrëveshje ose bisedim për këtë punë dhe kemi një përgjigje të tillë: ju nuk keni pasur asnjë bisedë direkt ose indirekt që ju mund të ishit në një koalicion, kur një parti jep qeverisjen për 4 vjet. Kjo ka ndodhur rëndom, qeveria e z. Bler, një qeveri italiane.

Nuk ka pasur arsye Rama për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse në çdo rast, edhe nëse ne do të dilnim në koalicion, përsëri do të ishte një garë brenda koalicionit, sepse LSI-ja nuk do të bënte thirrje për vota për z. Rama ose PS-ja për z. Meta, kështu që gjithçka do të ishte rezultati i garës. Çdo produkt i koalicioneve të ardhshme ose …

Patjetër duhet të ishit parti e parë për të qenë kryeministër, pasi bota ka pasur shembuj plot.

Normalisht, nëse do të hysh në një koalicion, partia që del e para ka të drejtën për kryeministër, por në situatën që ne jemi tani loja është shumë e hapur. Për shembull, Schüssel në Austri doli i treti dhe u bë kryeministër.

Çdo gjë është produkt i rezultatit, është produkti i 71 votave më 26 qershor.

Ka filluar të thuhet një fjalë, që z. Meta ka kërkuar të bëhet kryeministër dhe është prapa çadrës, ai po e manipulon opozitën.

Absolutisht kjo është tërësisht e pavërtetë. Qëndrimet e mia kanë qenë tepër transparente, publike, pavarësisht se Rama dhe Basha në fund u detyruan të bëjnë një marrëveshje, që për fat të keq nuk e bënë për standardet e zgjedhjeve, që ishin kauzat e opozitës, nuk e bënë për luftën kundër drogës dhe për zbatimin dekriminalizimit, por është shumë mirë që PD-ja ka hyrë në zgjedhje, pavarësisht se në funksion të cilave qëllimeve ka hyrë. Kjo është një gjë shumë më pozitive sesa të kishim zgjedhje pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike.

Siç e thatë ju, sapo hyri në çadër z. Lulzim Basha shpalli një grup kërkesash, largimin dhe arrestimin e z. Rama. Ai jo vetëm që nuk është larguar, arrestuar jo e jo, por ka marrë edhe Lulzim Bashën. Tani ju a besoni te kjo Republika e Re e Lulzim Bashës, z. Meta?

Unë asnjëherë nuk kam besuar te Republika e Re e z. Basha, as te Rilindja e ish-bashkëkryetarit tim, sepse mendoj që këto janë tërësisht shumë larg realitetit politik, por kurrë nuk më ka vajtur mendja se Lulzim Basha do të bënte një marrëveshje për të cenuar standardin zgjedhjeve.

Ai kishte plotësisht të drejtë të kërkonte garanci për standardin e zgjedhjeve, për të drejtat e opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të të gjitha forcave të tjera opozitare. Gjëja e parë që ai bëri në tri orë ua futi aleatëve të vet duke filluar që nga z. Duka, i cili, po të kishte dëgjuar kërkesat e maxhorancës për të braktisur çadrën, do të hynte në një proces ku mund të merrte 10-12 deputetë, kurse tani është tërësisht i rrezikuar për shkak të kësaj marrëveshjeje dhe imponimit, që i është bërë atij dhe disa aleatëve të tjerë për të qenë në listën e Partisë Demokratike dhe për të hequr dorë nga regjistrimi i partive të tyre si parti të pavarura për të konkurruar në këto zgjedhje.

Pra ju, z. Meta, sigurisht që nuk e besonit që z. Basha kërkonte jo vetëm largimin, të pres në tryezë, i thoshte, por, duke mos qenë kryeministër, të ketë firmosur largimin nga kryeministër dhe të bëhet arrestimi i tij. Ju nuk e besonit këtë fabul, apo jo?

Unë nuk e besoja se ai mund të realizonte largimin e z. Rama, sepse e kishte të pamundur, aq më tepër arrestimin tij, sepse ishte ende më i pamundur, por besoja se të paktën ai do të bënte diçka serioze që të garantonte një lloj integriteti të procesit zgjedhor.

Ndërsa aktualisht e shohim që është bërë një nënkontraktor i z. Rama për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Kulmi ishte para pak ditësh në Dibër kur në vend që të merrej me qeverinë ose me LSI-në, u mor tërë kohën me PDIU-në, domethënë një gjë skandaloze, duke bërë thirrje për të mos votuar për partitë e tjera, ndërkohë që çdo kryetar partie, çdo lider duhet të tregojë programin dhe avantazhet e forcës së tij.

  1. Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshje spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanitet i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhershëm, duket më e vjetër kjo…

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshëm sa të bëjnë marrëveshje shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrueshmërinë, jo vetëm në raport me njëri-tjetrin, por edhe me cilindo.

Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje. U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me dy individë të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal.

Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratike…

Pavarësisht përgjigjes suaj që këta janë dy njerëz të cilët nuk është se bëjnë marrëveshje, mendojnë gjatë gjërat dhe i kanë menduar për një kohë të gjatë gjërat, jam dakord, se në politikën shqiptare ndodhin rëndom këto gjëra, pse kjo gjë ndodhi pikërisht pasi ju përcollën juve në Presidencë?

Së pari, mua nuk më ka përcjellë njeri në Presidencë, sepse çdo zgjidhje imja për të ardhmen dhe çdo veprim imi ka qenë për një zgjidhje në interes të vendit, çdo performancë imja do të jetë në interes të vendit.

Së dyti, ata e çuan krizën në ekstreme të tilla ku secili prej tyre do të digjej nga kriza dhe nga moszgjidhja. Atëherë zgjodhën të bëheshin bashkë kundër zgjedhjeve, kundër LSI-së, kundër të gjitha partive të tjera, kundër aleatëve që i qëndruan PD-së në serrën që ngriti z. Basha për të rritur autoritetin e tij me kauzat e opozitës, por njëkohësisht edhe z. Rama kundër aleatëve të tij, të cilët, tani e zbuloi, që paskan qenë problemi kryesor i qeverisjes 4-vjeçare.

Pra, ju nuk mendoni që e gjithë çadra, i gjithë teatri që u luajt aty, ishte një kohë për t’ju thënë secili të vetëve, popullit socialist Edi Rama, dhe popullit demokrat Lulzim Basha, se vendi po shkonte drejt stabilitetit dhe ne tani ja ku u ulëm për të bërë zgjidhje të mëdha…

Nuk e besoj kështu. Z. Rama ishte i gatshëm dhe mezi priste që t’i bënte zgjedhjet pa opozitën dhe ta linte opozitën të thahej atje në çadër, por e pa që kjo ishte diçka tepër e vështirë. Në këtë drejtim, të mos harrojmë që edhe një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar ishte shumë dakord që zgjedhjet të bëheshin dhe pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën. Por mendoj se përgjegjshmëria jonë, përgjegjshmëria e faktorëve brenda opozitës, e faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, bëri që Shqipëria të shmangte një rast skandaloz, ku pas 27 vjetësh të bëheshin zgjedhje pa opozitën.

Më skandalozja është se opozita, ose kryetari i opozitës, këtë presion pozitiv që u bë për ta përfshirë atë, e përdori më pas për t’u bërë nënkontraktor i kryetarit të Rilindjes kundër standardit të zgjedhjeve, kundër vetë Partisë Demokratike, me mënyrën se si u veprua me listat e Partisë Demokratike dhe më pas kundër LSI-së, që është targeti kryesor i z. Basha.

Nuk e kuptojmë se cila është arsyeja. Natyrisht që ka një arsye edhe për këtë gjë. Është rritja e zakonshme që ka LSI-ja në terren, por njëkohësisht është edhe një borxh që ky ka për t’ia kthyer z. Rama për shkak të atyre favoreve dhe interesave që ka zgjidhur në ato 3 orë në atë çadrën tjetër…

Po e pranoj për një moment mendimin tuaj si të drejtë dhe të saktë. Z. Meta, nuk ju bëri përshtypje fakti që ju nuk ju lajmëruan? Aleati juaj që nuk shkonte për ta thënë në mënyrë figurative, as në banjë, pa lejen tuaj! Ai i shkreti shkonte në SHBA dhe vinte në këmbë si gjynahqar drejt derës suaj. Ju ishit zgjedhur president. Nuk ju bëri përshtypje kjo gjë?

Ndoshta z. Rama kishte të drejtë, sepse ai ishte i mërzitur. Deri në fund ne insistuam që të përfshihej dhe opozita në zgjedhje, se do të ishte turp i madh për Shqipërinë, përveçse do të ishte edhe një shkatërrim i të gjitha institucioneve demokratike në vend që ne të shkonim pa opozitën dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte në zgjedhje të tilla.

I mërzitur nga ky qëndrim i LSI-së, i PDIU-së, z. Rama zgjodhi një mënyrë tjetër. Zgjodhi të marrë z. Basha dhe ta përdorë kundër të gjithë të tjerëve për interesat e tij, dhe është e drejtë e tij ta bëjë këtë gjë. Se si do të jetë rezultati, këtë do ta shikojmë. Pra, dhe rezultati i kësaj marrëveshjeje kundër zgjedhjeve.

Rezultati i marrëveshjes? Sigurisht është një marrëveshje shumë e çuditshme me thënë të drejtën. Gjithsesi, më bën pak përshtypje fakti, z. Meta, se ju nuk u çuditët që Edi Rama, i cili ju pyeste se si t’i lidhte këpucët, po e themi me figurë letrare, se është një njeri pak i trembur dhe vraponte te ju. Vinte te dera juaj si fajtor, si një njeri i kujdesshëm. Ikte në Hungari, po themi, për një hall grataçeli, kthehej dhe vinte te ju…

Kjo nuk ka rëndësi. Këto figurat tuaja nuk kanë rëndësi. Për mua nuk ishte e nevojshme të më pyeste, sepse për mua e rëndësishme ka qenë që të gjendej zgjidhja me opozitën dhe për këtë gjë unë kam qenë i gatshëm.

Madje edhe unë, edhe z. Vasili, kam deklaruar edhe para datës 17 maj që jam i gatshëm të jap dorëheqjen edhe nga posti i Presidentit. Pra, ta vëmë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize. Kështu që nuk ishte e nevojshme të më pyeste për këtë gjë.

Natyrisht, nuk mund të më pyeste për diçka tjetër, për të arritur një marrëveshje me z. Basha kundër zgjedhjeve, sepse ai e dinte që unë nuk do të isha dakord për këtë gjë. Pra, në të dyja rastet nuk kishte pse të më pyeste. Kjo as për një marrëveshje për zgjedhjet, sepse ne ishim të gatshëm për këtë gjë, por nuk mund të më pyeste as për të bërë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, sepse ai e di qëndrimin tim.

Ndërkohë po nga kampi i Ramës erdhën zëra që Ilir Meta e pranoi postin e Presidentit nën presionin e Edi Ramës…

Absolutisht nuk ka qenë asnjë lloj presioni që mund të më impononte mua diçka. I vetmi presion ndaj meje ka qenë që në rast se ne nuk do të zgjidhnim Presidentit, pasi u konsumuan 3 raundet, dhe po shkonim drejt regjistrimit të listave për deputetë, atëherë do të shkonim drejt dy varianteve: ose do të zgjidhej president një kandidat i z. Rama, që mendoj se do të ishte diçka jo shumë e shëndetshme për demokracinë, ose do të shkonim në zgjedhje dhe nuk do të arrinim një marrëveshje për këtë gjë.

Do të shkonim në zgjedhje automatikisht, sipas Kushtetutës, brenda 45 ditëve. Opozita do të ngelej në çadër, sepse nuk kishte asnjë shans të përfshihej. Pra, posti i Presidentit do të zgjidhej nga parlamenti i ardhshëm. Ai do të ishte një parlament ku opozita nuk do të merrte pjesë, ai do të ishte një parlament me probleme të mëdha legjitimiteti dhe institucioni i Presidentit do të ishte një institucion i tillë. Kështu që ky i ishte i vetmi presion. Presioni ishte përgjegjshmëria…

Ndërkohë ju shkuat për t’u zgjedhur si Presidenti i Republikës në kohën që ishte marrë vendimi, z. Meta, me zgjedhje pa opozitën.

Në rast se do të shkojë…

Ambasadorët e SHBA dhe Bashkimit Europian u shprehën se ishte një problem, por nuk ishte një problem për të mos shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet mund të bëheshin dhe pa opozitën. Pra, ju shkuat si kryetar i shtetit, pasi ishte marrë ky vendim.

Unë e pranova postin e Presidentit, pasi të jemi më koherencë në kohë të veprimeve. Unë i kërkova PPE-së të dërgonte negociatorë. Negociatori që erdhi ishte z McAlister, bashkë me z. Fleckenstein. U bënë bisedimet, kjo falë edhe insistimit tim dhe kontributit të përfaqësuesve ndërkombëtarë, si dhe të ambasadorëve këtu. U arrit të bëhej një paketë McAlister që i jepte opozitës garancitë që kurrë nuk i ka pasur një opozitë në Shqipëri. Ajo paketë jepte më shumë sesa opozita ka marrë në këtë marrëveshje 3-orëshe.

Kështu e konceptoni ju, por për shembull “Big Mac” që i hodhi Edi Rama dhe Lulzim Basha e konsideron më të madhe…

Unë e konceptoj për opozitën dhe për zgjedhjet, nuk e konceptoj për rilindjen e Partisë Demokratike. Për rilindjen e Partisë Demokratike kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sesa ajo. Ndërsa ajo ishte shumë e rëndësishme për standardin e zgjedhjeve dhe integritetin e zgjedhjeve dhe për mbështetjen e kauzave të drejta që kishte opozita në atë kohë.

Kur Partia Demokratike nuk e pranoi këtë paketë, atëherë dhe unë e kisha bërë të qartë se do të ndiqja qëndrimin e PPE-së dhe pjesë e paketës ishte edhe zgjedhja e Presidentit, që opozita mund të propozonte një kandidaturë për President. Atëherë, ishte e qartë që opozita kërkonte përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në vend.

Vajtja në zgjedhje pa opozitën dhe pa një President të zgjedhur do të ishte një agravim i kësaj situate. Kjo ishte arsyeja. Ndërkohë, dua të theksoj se nga momenti që jam zgjedhur, edhe në fjalën në parlament, deri më 17 maj, kam kërkuar dhe kemi kërkuar me insistim që të bëhet çdo gjë për zgjidhjen e krizës, përfshirjen e opozitës dhe, për fat të mirë, opozita është përfshirë.

Pasi ju u zgjodhët President?

Po. Edhe pasi jam zgjedhur, në fjalën time, edhe çdo ditë pas kësaj zgjedhjeje, ne kemi kërkuar dhe kemi insistuar.

  1. Meta, këtu ka një kontradiktë të rëndësishme.

Nuk ka fare kontradiktë.

Kjo gjë që u bë kaq thjesht që Edi Rama shkoi, i flaku ata dhe u tha: “Dilni jashtë, sepse unë kam punë me Lulzim Bashën”, pse nuk mund të bëhej para se ju të bëheshit President? Çfarë e pengonte Edi Ramën? Ti ia kishe bërë këtë kërkesë edhe më parë. Pikërisht këtu ka një problem, z. Meta, të cilin ne si gazetarë e kemi të vështirë ta përtypim.

Problemi i parë është se një zgjidhje serioze në interes të kauzave të opozitës dhe të vendit do të ishte ajo që do të kishte përfunduar në atë tryezë. Atë tryezë e thirrën partitë e opozitës, Partia Agrare, Partia Republikane, e përkrahu LSI-ja dhe PDIU-ja.

Nuk do të flasësh? Nuk do ta thuash? Pse unë nuk bindem me këtë që më thua? Një njeri që ju ka pyetur për gjithçka, ka dhënë edhe votën që ju të ishit President i Republikës, s’ju vuri ju në tavën e zgjidhjes, e bëri gjithçka të fshehtë dhe ende sot nuk ua ka treguar se ç’ka biseduar atje.

Nuk ka nevojë të më tregojë. Unë e kam të qartë.

E ke të qartë, por si kanë ndodhur ngjarjet?

Tani e kam shumë të qartë çfarë ka ndodhur.

Duhet ta themi qartë që ju ju ka përjashtuar.

Jo, nuk ka asnjë shqetësim. Ata të dy nuk kishin si të më përfshinin mua. E vërteta është kjo. Nuk kishin si të më përfshinin mua, sepse të dy e dinin dhe e dinë shumë mirë që unë kurrë nuk do të bëhesha pjesë e një marrëveshjeje kundër zgjedhjeve, sepse marrëveshja që kanë bërë këta nuk…

Kishin frikë se ti do t’u prishje marrëveshjen?

Marrëveshja që kanë bërë këta të dy është kundër zgjedhjeve. Ata kanë bërë marrëveshje për të uzurpuar televizionet vetë nga mëngjesi deri në darkë. I ke parë?

Madje tani kombinojnë edhe mesazhet. Thotë njëri “shushunjat”, pas dy orësh thotë tjetri “shushunjat”. Njëri thotë: “E ka fajin Panariti për bujqësinë”. Se çfarë faji ka Panariti që bujqësisë në Shqipëri i jepen 4-5 herë më pak subvencione se në Kosovë dhe 10 herë më pak se në Maqedoni, një Zot e di. Këto i vendos Kryeministri dhe ministri i Financave. Panariti ka pasur detyrë të ngrejë zërin dhe e ka ngritur gjithmonë.

Si mund të thotë tani kryetari i opozitës që e ka fajin Panariti për këtë gjë? Si mund të bëjë thirrje: “Votoni kundër partive të tjera”? Thotë: “Po nuk votuat për mua, votoni për këtë tjetrin”. Ai thotë të njëjtën gjë. Një Zot e di…

Ato janë çudira nga më të mëdhatë. Nuk kemi kaluar te pjesa e zgjedhjeve. Unë shikoj se nuk është plotësisht e ndriçuar. Për mua është e ndriçuar.

Edhe për mua është shumë e ndriçuar, edhe për njerëzit është shumë e ndriçuar dhe besoj se ata do ta tregojnë me votë. Të gjithë e kuptojnë.

  1. Meta, të zgjedh unë President të Republikës, me votat e mia, aleatin tim 4-vjeçar, dhe më pas t’i them: “Rri atje” dhe të mos tregojë asnjë gjë, nuk ka logjikë.

Nuk ka asnjë shqetësim. Kjo nuk na pengon ne të mbajmë qëndrimet tona.

Nuk ju pyeta për këtë, por për koherencën, për qëndrueshmërinë, për moralitetin. Janë gjëra të tjera, z. Meta…

Këto vlera duhet t’i kërkojmë atje ku ekzistojnë. Atje ku nuk ekzistojnë nuk duhet të tregohemi kaq idealist, duhet të jemi më realistë.

Në fakt, kishte edhe një farë keqardhjeje shkuarja juaj drejt Presidencës dhe një dilemë që vazhdon sot e kësaj dite.

Ka kohë deri më 24 korrik, mos u shqetësoni për këtë gjë! Ka kohë, mos ki merak!

Në marrëveshjen që u bë publike, ai doli dhe u tall me liderin e opozitës, të themi të drejtën, aq sa edhe neve na erdhi rëndë. Tha: “I hodha një big mac-e, i hodha një super hamburger”.

Çfarë faji ka ai kur kënaqet lideri i opozitës me big mac? Nuk ka faj.

I hodhi OSHEE-në, burgjet. Burgjet jua mori juve. ALUIZNI-n ia mori vetes dhe ia hodhi atij. Çfarë mori tjetër nga këto ndërmarrjet? Mori një tortë të madhe, edhe drejtorët e tjerë. Kalojmë te momenti i fushatës. U përpoqëm të ndriçonim ndonjë gjë, por ju kaq deshët të thoshit.

Çfarë të ndriçojmë më shumë? Janë edhe dy javë. Do të ketë zhvillime deri më 25-26 qershor. Ndriçimi do të vazhdojë.

Ditë pas dite ata hedhin dritë tek ajo që kanë bërë dhe që kanë biseduar, madje z. Rama bën humor, është prepotent, është bërë arrogant, i shan të gjithë, na shan ne gazetarët. E ke vënë re që na shan të gjithë ne gazetarët? Për shembull, Erdogani mori gjithë atë pushtet, por nuk i shan gazetarët e mëdhenj. Ai të fut në burg apo diçka tjetër, por nuk të shan në atë mënyrë. Ai del dhe i bën të gjitha kundër nesh. Ka fituar vëlla më të madh se ty në krah, apo nuk është i madh?

Nuk është çështje vëllazërie, është një interes i përbashkët, është një hall i madh. Le ta kalojnë bashkë sa të munden.

Ne kemi problem tjetër, kemi problemin e shqiptarëve, kemi problemin e zgjedhjeve, kemi problemin e demokracisë, halleve pafund që kanë njerëzit, se për sa u takon dritave që thua ti, nuk është zgjidhje.

Edhe atë e mban poshtë, i thotë Zhulietë.

Ashtu e ka caktuar rolin.

Edhe pse ka pasur thashetheme për z. Rama në këtë pikëpamje, ju e dini, ka marrë rolin e Romeos. Këtë e ka shpallur si Zhulietë.

Është i kënaqur ai. Mjafton të zhdukë partitë e vogla.

Pra, marrëveshja u bë. Kishte filluar një fushatë edhe para marrëveshjes. PS kishte dalë në fushatë për të hyrë vetëm në zgjedhje, ju e kishit filluar fushatën. Tani, z. Rama e mori përkrahu z. Basha dhe e nisi drejt fushatës. Edhe ai e filloi fushatën. Marrëveshja po jep frytet e veta. Ata nuk thanë: “Të përpiqemi të asgjësojmë Ilir Metën”, sepse mund të “vrasë” edhe Meta ata, e themi në mënyrë figurative, por kanë hyrë menjëherë në veprim, pa thënë se çfarë. Si e konsideroni?

Duhet të kemi parasysh se situata e tyre në terren është mjaft e rëndë. Situata e PD-së nuk diskutohet, sepse është një parti pa strukturë. Ai ka qenë në Dibër dhe ka gjetur si target PDIU-në, sepse e ka vërtet luftën me PDIU-në për vend të tretë. Më duket se ia ka dhënë përgjigjen edhe kandidatja e PDIU-së. Unë nuk e dija, dje e dëgjova. Nuk e di, shikoje dhe dëgjoje ti, ka dhënë një përgjigje, që mendoj se është shumë të saktë, por atij fajin nuk ia ka as PDIU-ja, as LSI-ja as në Dibër dhe askund, sepse ai e ka shpartalluar PD-në atje në një mënyrë të tmerrshme, me 28 kandidatë për kryetar partie.

Kjo situatë është në të gjithë Shqipërinë, por unë nuk dua te merrem me çështjet e PD-së, sepse nuk është e hijshme. Të vetmit demokrat, që unë i kam dhënë një triskë në jetën time është Lulzim Basha, i kam dhënë triskën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sepse ai pa 25 mijë votat e LSI-së nuk do ta merrte, por edhe me ato mezi e mori, për 10 vota.

Ju edhe Lali Erin e keni bërë. Domethënë ju i bëni me 4-vjeçar?

Të vetmen triskë që i kam dhënë një demokrati është Luli. Në qoftë se demokratët ia kanë parë hairin Lulit, sepse Tirana nuk besoj se ia ka parë hairin si kryetar bashkie, kjo është një çështje tjetër. Unë do të isha shumë i lumtur që ai t’i ketë bërë disa demokratë të kënaqur me triskën që mori prej meje.

Por, siç e thatë edhe ju, kjo është një fushatë e sinkronizuar e dy njerëzve në dëshpërim të plotë, të cilët ndiejnë sot, pas 4 vjetësh, që nuk kanë bërë asgjë për njerëzit e thjeshtë të partive të tyre, që nuk kanë arritur t’i mbajnë ata të bashkuar dhe të motivuar. Tani z. Rama e ka shumë të thjeshtë, do t’ia vërë fajin LSI-së, sepse mendon se në këtë mënyrë ai thotë se është hequr një grua socialiste këtu apo aty, ndërkohë që këto gjëra ka pasur mundësi të m’i thotë mua apo kujtdo nga LSI-ja me kohë, por një gjë e tillë nuk kanë ndodhur.

Kjo ndodh për një arsye: që t’u thotë socialistëve që janë larguar (për shkak se kanë parë që ai i ka zëvendësuar kudo me rilindës pa kontribute, si në qendër, ashtu edhe në rrethe): “Shikoni, do t’ju rregullojmë juve, por ejani na ndihmoni që të heqim LSI-në dhe ta marrim të gjithë tepsinë për vete”.

Kjo është tërësisht e pamoralshme, pasi LSI-ja nuk i ka vënë asnjëherë asnjë kusht, që mund ta pengonte z. Rama të mbante drejtimet e tij, por ai është shumë i hidhëruar për disa çështje. Ai është hidhëruar për arsye se LSI-ja prej 2 vjetësh ka çuar një projektligj për koncesionet në parlament, që çdo koncesion të kalojë në parlament me transparencë të plotë dhe kjo nuk është në kundërshtim me premtimet dhe angazhimet e PS-së, përkundrazi.

Ajo, para se të vinte në pushtet në vitin 2013, e mbani mend se çfarë thoshte për koncesionet e Berishës, dhe për një pjesë prej tyre kishte shumë të drejtë. Ne kemi kërkuar që kjo gjë të bëhet transparente, siç e ka kërkuar vetë Partia Socialiste para vitit 2013, por kjo ishte një kërkesë para se ai të bëhej Kryeministër, sepse tani që u bë Kryeministër nuk do që këto të bëhen me transparencë.

Së dyti, për ligjin e mbetjeve, ju e dini se një nga kërkesat dhe iniciativat e para që mori vetë z. Rama ishte miratimi i ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve dhe tani u krijua një problem i madh për arsye se…

Zoti Meta, unë kam përgatitur një pjesë pyetjesh për qeverisjen. Ndërkohë duket se ju jeni një hap mbrapa, ju reagoni… Domethënë, ata bënë marrëveshjen, ju nuk e pranuat atë, thatë që…

Cilën marrëveshje të pranojmë ne?

Marrëveshjen 5-orëshe, ku ata u ulën bashkë dhe nuk thanë asgjë.

Ne e thamë shumë mirë që opozita hyn në zgjedhje.

Ju reaguat në një mënyrë tjetër, në mënyrë të ftohtë, domethënë u hoqët sikur nuk ju bënte përshtypje, ndërkohë sulmi i tyre sa vjen dhe rritet.

Po pse rritet? Kam një pyetje për ju: në qoftë se LSI-ja qenka një parti e vogël, në qoftë se edhe kjo PDIU-ja është parti e vogël, pse ata janë kaq të shqetësuar dhe merren me to? A mund të më jepni një përgjigje?

Sepse është një shqetësim. Shqetësimi për ju, pra frika.

Pra është frika, sepse realiteti është krejt tjetër.

Është pyetje tjetër kjo?

Po dhe kjo është e vërteta. Ato janë zvogëluar nga arroganca e dy kryetarëve të tyre, nga drejtimi arbitrar që kanë bërë partitë e tyre, nga shkatërrimi i strukturave të partive të tyre në terren, partia më e organizuar në terren, me strukturat më demokratike dhe më aktive, është LSI-ja.

Tani ata mendojnë se duke manipuluar televizionet, siç e keni parë nga mëngjesi deri në darkë, po të hapësh televizorin, vetëm ata të dy shikon. Sa mirë e tha ai kolegu juaj, edhe po të hapësh frigoriferin, përsëri ata të dy do të shikosh.

Po ju bëj një pyetje shumë thelbësore. Sulmi i Ramës dhe Bashës sa vjen dhe ashpërsohet dhe kërkon…

Po pse?

T’ju shpall juve…Pse-në do të ma thoni ju.

Jo, kërkon pse, prandaj i ka punët mirë kur janë parti të mëdha, kur sondazhet që porositin vetë…

Është edhe qesharake…

Pse?

Sepse këto parti ose janë klienteliste të dyja ose ato po përpiqen t’ju ndajnë ju si parti klienteliste.

Më thuaj një koncesion që ka dhënë LSI-ja në kohën e PD-ës! Më thuaj një koncesion që është dhënë në kohën e PS-së! Shikoji emrat e personave! Është i njëjti kartel…

Kjo është një përpjekje për të marrë votat. Kjo po bëhet fushatë.

Jo, jo, është i njëjti kartel koncensionar, si atëherë, edhe tani.

E keqja nuk është LSI-ja, por është oligarkia dhe ajo i ka detyruar të bëjnë një marrëveshje okulte. Kjo nuk është marrëveshje kundër LSI-së. Kjo është marrëveshje kundër demokracisë dhe kundër shqiptarëve. Është kundër LSI-së, sepse LSI-në e shohin si pengesën kryesore.

Ju duhet të na thoni tani, nga përpjekja për të rrëzuar Edi Ramën, për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën…

Edhe për ta arrestuar nga çadra.

… nga lufta e madhe kundër korrupsionit, ai merr një “big mac”, siç i thotë ai me tallje, merr OSHEE-në, merr burgjet, ALUIZNI-n, i merr këto dhe ty të shpallin si parti klienteliste. Më thuaj, pse ti nuk i përgjigjesh?

Unë përgjigjen e kam thënë. Përgjigjen e kam: 600 mijë vota të reja në Shqipëri janë për LSI-në. Këta 600 mijë të rinj e të reja në këto dy javë do të punojnë me prindërit e tyre, me gjyshërit e tyre, me hallat e tyre, me tezet e tyre, që të bëhen 1 milionë vota, sepse 56% e shqiptarëve kërkojnë të largohen. Pse duan të largohen? Nga kjo arrogancë, nga ky konflikt, nga kjo energji negative, nga ky teatralitet i shëmtuar.

Zoti Meta, ju mund t’i shtoni këto 400 mijë vota…?

Do të punojmë të gjithë bashkë.

Duhet t’iu thoni shqiptarëve (ja, ku jemi në këtë tryezë) që nuk jeni ju klientelistët, por janë ata.

Absolutisht! Asnjëherë!

Pse?

Vetëm kaq: unë asnjëherë nuk kam gënjyer njeri, aq më tepër ata të dy.

Ata kanë një problem, sepse ata kanë ardhur në pushtet me lugë në brez të dy. Nuk e kanë filluar si puna ime, që 20 vjeç në Partinë Socialiste, në kohën më të vështirë të saj. E ke parasysh vitin ‘91-’92, kur Edi Rama gjuante me gurë dhe bënte si demokrat dhe si antikomunist i madh?

Me thënë të drejtën, ky Lulzim Basha merr dhurata të panumërta.

Edhe ai i ka marrë.

Të dy me lugë në brez, njëri erdhi ministër nga emigracioni, tjetrin e mori një muaj zëdhënës Doktori, e bëri ministër gjithë kohën. I dha edhe partinë.

Këta mendojnë se njerëzit duhet të votojnë për ta edhe kur nuk i takojnë, kur nuk i dëgjojnë, edhe kur i gënjejnë, edhe kur i mashtrojnë, sepse mendojnë që janë parti të mëdha. Mendojnë se partitë e mëdha lindin të tilla dhe ashtu do të jenë përgjithmonë. Ata harrojnë se kanë marrë dy dhurata, të cilat nuk mbahen dot me pahir dhe nuk mundet t’u imponosh shqiptarëve me dhunë, me presion, me “do të heqim, do të bëjmë…”.

Më 25 qershor do t’i shkarkojmë këta të dy. Nuk ka nevojë Shqipëria për rilindje, që pjellin vetëm zhgënjim, vetëm mashtrim, që e çojnë atë 27 vjet mbrapa.

Në qoftë se do të ketë dy parti në Shqipëri, njëra nga këto do të jetë edhe LSI-ja, si partia më e madhe. Kjo është e padiskutueshme!

Vetëm do të doja t’iu thoshit njerëzve, se përse ju do të jeni parti e madhe, jo thjesht…

Sepse kemi kauza të mëdha.

…jo vetëm deklarata, por pse nuk do të jenë ato dy të tjerat parti të mëdha?

Nuk ka se si të jenë, sepse janë kundër interesit publik, janë kundër zgjedhjeve të lira, janë kundër transparencës.

Ore, si do të bëhet “republika e re”, kur ai tjetri… Doktori e krijoi atë parti dhe në fund fare e bënte listën si të donte. E bënte, por të paktën e bënte në kryesi. Ky e mori dhuratë partinë. Shkon dhe e çon listën fshehurazi në KQZ. Apo jo? Pastaj vjen e thotë “do t’i shkarkojë populli deputetët në të ardhmen”. Kur do t’i shkarkojë?

Populli i ka hequr fare ata, dhe ata, për të mos ngritur zërin nesër. Nejse, kjo është temë tjetër. Zoti Meta, për të qenë të hapur, të ndershëm, të qartë duhet të themi që ju e keni qeverisur…

Ore, m’i sill këtu mua, ata të dy, dhe ta sqarojmë klientelizmin! Kur të duan le të vijnë të dy bashkë. Të vijnë të dy bashkë këtu!

Ç’janë këta demokratë që do të shpëtojnë Shqipërinë dhe nuk dalin në një debat?! Apo jo? Kanë rënë dakord. Ky e fton për debat, ai nuk i del. I thotë Petrit Vasili: “Hajde dalim bashkë, meqenëse më përmende emrin dhe më akuzuat pa të drejtë”.

Midis Romeos dhe Zhuljetës është dikush, po nuk është në tryezë, nuk është në skenë.

Dakord. Ore, si mund të votojë ky popull për njerëz që nuk dalin në debat?! Si mundet të votosh?! Apo jo? Çfarë transparence, çfarë demokracie…?

I ke parë debatet e Edi Ramës? Bën spektakël… I nxjerr njerëzit në rrugë, merr gazetarët dhe u thotë “hajdeni”. Kalojnë njerëz aty… Ndez dritat, ndez gjithandej drita. Ndriçime të mëdha, të papara. I pe ndriçimet?

Po dje që nuk kishte drita në Tiranë?

Unë nuk kisha drita. Linjën e morën dhe e vunë aty që të…

Për efekte drejt sheshit.

Unë i kam parë vetëm në Kinë ato. Për shembull, në Shangai gjen shumë lagje të bukura. Ditën shkoja t’i shihja, por nuk ishin më. Ishin vetëm për shkak të ndriçimit. Të nesërmen befasohesha, binte dielli dhe ato nuk ishin më. Tani, për të qenë të vërtetë, ju keni qeverisur 8 vjet me Saliun, a keni përgjegjësi ju në këto 8 vjet qeverisje?

Po, ne kemi përgjegjësi për atë rol që kemi pasur në qeveri, por nuk e kemi pasur ne drejtimin e qeverisë. Drejtimin e qeverisë e ka pasur Sali Berisha, edhe politikën e taksave, edhe politikën e sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit, kundër korrupsionit, e kështu me radhë. Për këto e ka pasur edhe Edi Rama.

Ne kemi qenë si garanci për stabilitetin, për funksionimin e qeverisë, për reformat e integrimit, e kështu me radhë.

Po të thuash që e ka fajin Panariti pse Edi Rama i ka dhënë bujqësisë 5 herë më pak se në Kosovë dhe 10 herë më pak se në Maqedoni, kjo është një gjë që vetëm ai mund ta marrë përsipër! Edhe Luli mund ta marrë përsipër. Kuptohet, pas atyre që i çon Endri Fuga.

Gjithsesi ju keni përgjegjësi…

Përgjegjësi kemi. Gjërat i kemi ngritur. Kemi qenë garantë për stabilitetin dhe funksionimin. Kemi bërë vërejtjet dhe kritikat tona. Kemi dhënë mbështetjen tonë për të gjitha reformat që i kanë shërbyer vendit.

Një gjë mund ta themi me siguri të plotë, që ndryshe nga PD-ja, ndryshe nga PS-ja, LSI-ja që nga krijimi i saj ka qenë vetëm faktor stabiliteti, e para.

E dyta, ka qenë një parti që gjithmonë ka ndihmuar proceset e integrimit europian. Kurse PD-ja dhe PS-ja në momente të caktuara, sidomos kur kanë qenë në opozitë, për shkak të agjendave të tyre të ngushta partiake, kanë bllokuar proceset, siç i bllokoi PS-ja në vitin 2008-2009 për marrjen e statusit të vendit kandidat me 3 ligjet e famshme, nëse e mban mend. Ashtu filluan edhe këta pastaj, me reformën në drejtësi, me historitë mbas çadrës, e kështu me radhë.

Duket sikur bisedojnë natën, “shushunja” thonë të dy. “Do të shkarkohet policia, sapo të bëhen votat e të gjithë…” Z. Meta, një agresion fare i hapur.

Nuk u shkarkua një polic kur ranë ata avionët me drogë në Ishëm, as kur ranë avionët me drogë në Divjakë. Një drejtues nuk u shkarkua. Përkundrazi, “ishte policia më e mirë në botë”, deri sa antimafia e Italisë, Departamenti i Shtetit dhe të gjithë, vunë alarmin për përmasat e frikshme të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, ku vetëm LSI-ja nuk ka asnjë lloj përgjegjësie…

Ah, po, ka një lloj përgjegjësie, që i ka nxehur këta: që e ka denoncuar me kohë, më parë, këtë fenomen dhe ka kërkuar të merren masa dhe të mos fshihet kjo gjë.

Së dyti, nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja për futjen e njerëzve me rekorde kriminale në parlament dhe në krye të disa bashkive të vendit. Përgjegjësinë e kanë këta, që nga njëra anë flisnin për Veting-un, për gjyqtarë dhe prokurorë, dhe nga ana tjetër sollën dëme të jashtëzakonshme në përfaqësimin e qytetarëve, si në parlament, në pushtetin vendor dhe kudo tjetër.

Për sa u takon këtyre të tjerave, drejtorin e Hipotekës së Tiranë ky e ka pasur, edhe atë të patentave të Tiranës, edhe të Postës së Tiranës…

Të gjithë e dinë që për të marrë qoftë edhe një vërtetim në Hipotekën e Tiranës duhet të merrje letër në Kryeministri. Kjo hipokrizi do të ndëshkohet në mënyrën më të pamëshirshme nga të gjithë shqiptarët dhe në radhë të parë nga vetë socialistët.

E ka të kotë ky që përpiqet të ndërsejë socialistët kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim! Socialistëve ky u ka vënë kazmën me mosmirënjohjen e Rilindjes së tij dhe me promovimin e grerëzave të Rilindjes, kudo.

Ky imoralitet do të ndëshkohet në mënyrë më shembullore dhe nuk ka polici droge që të do të cenojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sepse marrëveshja kjo ka qenë, që ky të merrte OSHEE-në, ALUIZNI-n e të tjera dhe ai të vazhdonte të kishte linjat e veta të policisë, që bëri drogën në Shqipëri për të manipuluar zgjedhjet.

Vetëm se pa një garanci absolute me njëri-tjetrin …

Të kenë garanci, por ata dy vota kanë…

  1. Rama nuk është nga ata trima që e lëshon fjalën kështu siç e lëshon…

Unë e di se sa trima janë ata. Dhe ata kanë dy probleme, që janë edhe delirantë, por kanë edhe kompleksin e inferioritetit në të njëjtën kohë, kjo i bashkon të dy.

Por ata duhet ta kenë të qartë se ata kanë punën e tyre, kanë çështjet e tyre, zgjedhjet janë pronë e qytetarëve shqiptarë, nuk duhet të guxojnë të prekin zgjedhjet, duhet t’u japin fund shantazheve dhe presioneve të shëmtuara që po bëjnë në administratë dhe kudo, duhet ta dinë se LSI-ja është parti e të rinjve të Shqipërisë dhe nga të rinjtë e Shqipërisë do ta marrin goditjen kryesore që të dy, sepse të gjithë e dinë se çfarë vendi real i kanë dhënë rinisë ata kudo dhe njëkohësisht duhet të bëhen gati për 26 qershorin.

Qeverisja dy vjetët e fundit ka mbetur në klasë, thoni ju. Pse? Për mua ka mbetur në klasë në të gjitha vitet…

Jo. Unë kam këtë vlerësim, se qeveria në dy vjetët e para pati një nisje pozitive, pati qëllime pozitive, pati reforma pozitive, pavarësisht nga ekzagjerimet apo nga ngjyrat apo ekzaltimet e caktuara, por u bënë disa gjëra pozitive dhe kjo nuk ishte rastësi, sepse funksionoi në një mënyrë bashkëpunuese dhe kolegjiale, edhe vetë qeveria, edhe koalicioni, deri në zgjedhjet vendore. Është e njëjta histori si në periudhën 2005-2007, koalicioni PS-LSI. Humbi Nano, mori partinë Rama dhe tha se fajin e kishte Nano se përjashtoi LSI-në dhe ky do të bënte bashkëpunim afatgjatë me LSI-në.

Në fakt, bashkëpunim e kishte në vitin 2007 derisa të merrte Bashkinë e Tiranës, siç e mori atëherë kur konkurronte me Olldashin. Pastaj, menjëherë, në vitin 2008 vajti bëri koalicion me Berishën për të zhdukur LSI-në dhe të gjithë partitë e tjera.

E njëjta gjë përsëri funksionoi në këtë rast. Ky, dy vjetët e para punoi në mënyrë bashkëpunuese dhe s’kishte si të bënte edhe gabime të mëdha. I qëndroi deri diku edhe marrëveshjes, me qëllim që të merrte të gjitha bashkitë e mëdha, falë koalicionit me LSI-në, siç edhe ndodhi, ndërkohë që dihet se ç’ndodhi në disa bashki ku kandidonte LSI-ja, si në Lezhë, në Pogradec, në Mallakastër e kështu me radhë, ku ata i minuan kandidatët e LSI-së. Pas kësaj, qëllim i tij ishte, pasi mori bashkitë kryesore Tiranën, Durrësin, Elbasanin e të tjera, që nuk i merrte kurrë pa LSI-në, si të godiste LSI-në dhe përpjekja e parë ishte përmes inskenimit të kësaj çështjes gjoja CEZ-DIA, ku përsëri u përdor Lulzim Basha dhe PD-ja për të filluar t’u bëjë jehonë shpifjeve dhe akuzave të sajuara prej tyre dhe më pas kemi të gjithë zhvillimet, të cilat kanë qenë të tensionuara.

Në asnjë bashki nuk u respektuan marrëveshjet nga kryetarët e bashkive të PS-së, përveç Tiranës dhe ndoshta ndonjë bashkie tjetër, për të qenë korrektë dhe orientimi ka qenë gjithmonë për të goditur LSI-në sepse ata panë që LSI-ja pati një rritje shumë të madhe, sidomos në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe kjo rritje erdhi prej të rinjve dhe të rejave. 95% të punësimeve në administratë i ka bërë Edi Rama, edhe drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike është një zonjë që i takon Rilindjes së bashkisë, nuk është se ka ndonjë pavarësi apo të thuash se po bën ndonjë çudi me reformën dhe gjithçka tjetër tani bëhet për të mashtruar socialistët, për t’i kundërvënë ata me LSI-në.

Berati është një nga rastet më ekzemplare ku duhet të them se bashkëpunim PS- LSI ka qenë i shkëlqyer në 4 vjet, asnjëherë asnjë problem, pastaj u spostua Fidel Ylli, erdhi ky djali, Blendi Klosi, me një axhendë tensionimi, agravimi, acarimi në kuadër të gjithë kësaj strategjie për të ushtruar presionin e pushtetit më të madh që ka PS-ja, për të bërë trysni mbi LSI-në, por kjo nuk mund të funksionojë me LSI-në se LSI-ja është një parti e cila kur përpiqesh ta trysnosh e pëson dhe e pëson shumë rëndë, në mënyrë të parikuperueshme.

  1. Meta, duket se dashuria ose afrimi me z. Rama ka mbaruar…

Nuk është çështje dashurie, por është çështje përgjegjësie dhe përgjegjshmërie. Z. Rama ia dhamë shansin, ia dhamë mundësinë, por degradimi i qeverisjes së tij është i tmerrshëm, sidomos në dy vjetët e fundit. Përpjekjet e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet në vend janë të papranueshme dhe jashtë çdo lloj koncepti demokratik, kështu që kjo është një histori që besoj se do ta marrë përgjigjen shumë qartë më 25 qershor dhe as shefi i ri i OSHEE-së nuk e shpëton dot, pavarësisht nga angazhimi dhe zelli i tij. Ai po e bën mirë detyrën e tij, me thënë të drejtën…

Po punojnë aq mirë sa edhe stafet duket se i kanë bashkuar e po punojnë bashkërisht. Po më kujtohet kolegu ynë që ishte para pak ditësh, Edi Rama, më duket se Fuga ishte kryetari i fushatës elektorale…

Është i përbashkët ai…

Po pra, dukej si i përbashkët se, sapo doli Rama te Arjan Çani, e konfirmoi edhe Lul Basha që do të jem të premten tjetër aty. Pra, duket se i kanë bashkuar edhe stafet…

Është një gjë e mirë, se në fund të fundit një rilindje është, që nuk ka lidhje as me PS-në, as me PD-në, as me vlerat tradicionale historike të dy partive.

Po Edi Rama është më mjeshtër për t’i bërë këto.

Po, normal, se është edhe piktor dhe ngjyrat i bën më mirë…

Po, se e shau republikën e re të Lul Bashës, tha se duket si reklamë birre…

Po mund t’i bëjë ndonjë dizajn tjetër, kështu që ta ndihmojë pak…

Mund t’ia bëjë edhe ky vetë që republika e re të bëhet më e bukur. Tani, a mund të na thoni sot për publikun, z. Meta, se jeni edhe në fushatë elektorale dhe është mbase edhe e rëndësishme, dështimet më të mëdha të Edi Ramës në qeverisje.

Mendoj se dështimet më të mëdha janë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe të çështjes së drogës, që është një gjë e tmerrshme për Shqipërinë…

Për të cilat ju e ngritët zërin pak me vonesë…

Jo, jo me vonesë, por ka dy vjet që kur Shqipëria u bë vendi i dytë në botë për prodhimin e marijuanës.

Së dyti, në çështjen e ekonomisë, dështimi me taksat, që ka qenë spektakolar dhe ka ndikuar seriozisht në rendimin e kostove të biznesit dhe të gjitha kostove të jetesës dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Kjo është mjaft evindente.

Koncesionet e Edi Ramës, a janë shpërdorim?

Ato janë një tmerr dhe ata janë klientelizmi më i tmerrshëm që ka ndodhur dhe që mund të ndodhë në këtë vend, domethënë t’u japësh burimet natyrore të vendit në mënyrë jotransparente me koncesion njerëzve të panjohur dhe në mënyrë vërtet të papërgjegjshme, do të thotë të japësh peng vendin dhe ekonominë e tij dhe po të bëhet një studim i efektivitetit të koncesioneve të deritanishme është skandaloze.

Domethënë shumë prej atyre aktiviteteve, që më parë i kishte vetë shteti, prodhonin shumë më tepër të ardhura dhe përfitim për shtetin sesa tani që i kanë marrë të huajt apo privatët, sepse janë jashtë standardeve, nuk po them të gjitha, por shumica e tyre janë të tilla.

Ky koncesionimi që ndodh në këtë mënyrë të çrregullt a shkon në kufijtë e veprimtarisë kriminale?

Është i frikshëm. Unë them se shkon edhe më shumë se kaq, sepse është e qëllimshme dhe një gjë kur bëhet e qëllimshme dhe kur merr përmasa të tilla, kur s’ka asnjë lloj transparence, është një gjë tepër e rëndë.

 

 

Duke e vizatuar Shqipërinë në këtë mënyrë, z. Meta, a ju ka shkuar ndonjëherë në mend gjatë kësaj kohe që mund të largoheshit nga kjo qeveri?

Ka pasur jo pak raste të tilla, por mendoj që kjo do të kishte qenë gjëja më e lehtë, por nuk është se do të kishte dhënë ndonjë zgjidhje. Ne kemi preferuar të mbajmë qëndrimet tona tepër korrekte.

Asnjëherë LSI-ja nuk ka shkelur marrëveshjen me PS-në. Është PS-ja, ose jo PS-ja, por kryetari i saj apo Rilindja në tërësi, e cila e ka shkelur këtë marrëveshje dhe ka shkelur edhe vetë angazhimet dhe premtimet e PS-së në vitin 2013. LSI-ja ka qenë tepër korrekte në gjithçka. Ka marrë përgjegjësitë e saj, ka bërë edhe ndërrime të ministrave dhe në nivele të tjera dhe thjesht, edhe kur ata nuk kanë pasur ndonjë përgjegjësi të madhe, por thjesht që të ndihej ndoshta më mirë z. Rama dhe të krijohej një klimë më bashkëpunuese, por problemi i qeverisë ka qenë drejtimi i qeverisë. Për sa i takon timonit, aty afër ai ka pasur z. Peleshi. Duhet ta dinë të gjithë se tek timoni, te Kryeministria, edhe pse ajo është shtuar 5-6 herë gjatë këtyre katër vjetëve si staf, si ekip, atje nuk ka asnjë nga LSI-ja, dhe ky asnjëherë nuk ka qenë shqetësimi ynë, pra i gjithë timoni atje ka qenë komplet i rilindjes.

Në fakt, në momentet e fushatës ju keni artikuluar problematikat e qeverisjes, ju dhe stafet tuaja, pra njerëzit më të rëndësishëm të LSI-së, megjithatë, një pjesë të reformave, që, me thënë të drejtën, nuk kanë qenë të mira për vendin, do të thosha të këqija, ju i keni votuar. Kurse sot ju bërtisni për reformën në arsim dhe e keni votuar atë.

Jo, nuk jam dakord me ju. Së pari, reforma administrative mendoj se në thelb ka qenë një reformë e mirë, sepse, ashtu siç ishte Shqipëria, me 400 njësi administrative, ishte një tmerr për t’u zgjidhur dhe për t’u menaxhuar.

Ju mendoni se kontrollohet tani?

Tani se si po funksionon, kjo është për t’u vlerësuar. Ka vende ku po funksion më mirë, por kjo varet nga kryetarët e bashkive dhe kështu me radhë. Pra, kjo ishte një reformë e mirë.

Për sa i takon reformës në arsim, ligji i arsimit ka ndeshur debate të forta. Megjithatë ligji, në rast se do të zbatohej drejt, dhe aktet nënligjore, pra vendimet e qeverisë, urdhrat e ministres së Arsimit e kështu me radhë, do të kishin dalë në përputhje me synimet që u shpallën kur u miratua ligji, kjo nuk do të kishte sjellë ato anomali që solli për qindra e qindra maturantë, të cilët nuk shkuan atje ku realisht kishin mundësi të shkonin dhe u takonte të shkonin.

LSI-ja kur e ka miratuar ligjin në parlament (ju mund t’u ktheheni diskutimeve të z. Luan Rama dhe deputetes Kejdi Mehmetaj, të cilët kanë qenë shumë aktivë) ka theksuar rrezikun që vjen nga moszbatimi i akteve nënligjore dhe ne e kemi miratuar me premtimin që do të miratoheshin aktet nënligjore, të cilat nuk u miratuan.

A mund të fajësohet LSI-ja për mungesë korrektese të Kryeministrit për këtë gjë? Nuk mendoj, ky ka qenë një mirëbesim.

Cilat kanë qenë reformat që ju i keni ndaluar dhe i keni thënë stop Edi Ramës? Kjo e plehrave, po.

Mendoj se ajo nuk është pak.

Kërkesa për koncesionet…

Është një problem serioz.

Për koncesionet duhet të kishit shkuar më tej.

Ne kemi bërë gjithçka dhe prej 2 vjetësh e kemi vendosur këtë ligj dhe kemi insistuar. Ne me 20 vota nuk mund ta bënim dhe as nga opozita nuk kemi pasur ndonjë përkrahje për këtë projektligj tonin.

Shumë e çuditshme z. Meta, që vetëm në Shqipëri mund të ndodh, ku gjenden elementë të rinj për ta përvetësuar, për ta marrë paranë publike. Ky koncesion vazhdon të jetë shumë interesant, si dhe këmbëngulja e Kryeministrit për të qëndruar. Megjithëse po t’i shikosh nga brenda këto koncesione është një batërdi e madhe, është një gjë e tmerrshme.

Në tërësinë e tij është një klientelizëm kriminal në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që duhet ndaluar me çdo çmim, sepse janë pasuri kombëtare natyrore të gjeneratave që vijnë dhe në fund fare aty qëndron mundësia për të përmirësuar mirëqenien dhe cilësinë e shërbimeve të qytetarëve shqiptarë sot dhe jo pas disa gjeneratave.

Ju keni thënë që do të jetoni dhe do të vdisni në Shqipëri, sepse nuk keni një Holandë, apo ndonjë ishull. Në fakt, duket se kjo është drejtpërdrejt për Lulzim Bashën. Ju keni dëgjuar që ai e ka thënë edhe një promo të madhe: “Kam lindur në një familje të thjeshtë dhe e gjithë Holanda e ka pasur për nder që më ka pasur mua”, sepse ai ka fituar edhe një konkurs, ku ka dalë i 10-ti. Nuk e di sa pjesëtarë ka pasur konkursi, por ai ka dalë i dhjeti dhe thotë: “E nderova Holandën dhe Shqipërinë”, mos jeni pak i vrazhdë me z. Basha?

Nuk jam i vrazhdë me askënd. Mendoj se ky vend ka nevojë për përgjegjshmëri, ka nevojë për transparencë, ka nevojë për seriozitet dhe integritet të politikanëve, sepse përndryshe jo 56% e shqiptarëve do të kërkojnë të largohen, por shumë më tepër. Kështu që besoj se data 25 qershor do të jetë momenti më i mirë për të ndëshkuar këtë mungesë integriteti dhe përgjegjshmërie të politikanëve shqiptarë cilët do qofshin ata, qoftë edhe Ilir Meta.

A mendoni se mund të kishte një njeri tjetër më të përshtatshëm pas ngjarjeve të fundit, pas “Big Mac”-ut, duket si një pazar i vogël i opozitës, shumë njerëz janë të trembur se do ta kemi të vështirë për të pasur një opozitë të vërtetë? A mund të kishte një njeri tjetër më të përshtatshëm se z. Basha, Partia Demokratike? Sigurisht, ju jeni një përfaqësues tjetër, por si e mendoni?

Nuk dua të hyj në këtë…

Në fillim fare më keni thënë fjalë shumë të mira për të.

Kushdo që e ka njohur për herë të parë kam përshtypjen se ka pasur mendim të mirë. Kështu që ky nuk është vetëm një problem imi, se kë mund të kishte zgjedhur PD-ja dhe se çfarë do të bëjë PD-ja, kjo është një çështje e saj, por në çdo rast jam i bindur se Shqipëria do të ketë një opozitë shumë të fortë dhe serioze, sepse është shumë e rëndë që vendi të ketë një qeveri të papërgjegjshme, është shumë e rëndë që vendi të ketë një qeveri të korruptuar, por gjëja më e tmerrshme është që të ketë një opozitë korruptuar dhe një opozitë të kapur, sepse gjithmonë opozita është një shpresë për vendin. Kështu që besoj se në çdo rast, 25 dhe 26 qershori do t’u japin zgjidhje në interes të shqiptarëve dhe demokracisë të gjitha këtyre pyetjeve.

  1. Meta, për ngjarjet e çadrës, përballë asaj kakofonie apo atij konfuzioni që u krijua përgjatë këtyre 3 muajve, a keni folur me z. Lulzim Basha?

Po e kam thënë te Fevziu. Së pari, kam pasur një komunikim të vazhdueshëm, jo të drejtpërdrejtë, por me …

Me ndërmjetës, siç ndodh në Shqipëri, por nuk ka rëndësi.

Ku një prej kryesorëve, kam kërkuar ndjesë që ia kam përmendur emrin, është z. Tritan Shehu, për arsye edhe të raporteve me ndërkombëtarët.

Madje kanë dalë zëra që Tritan Shehun ju e keni trokitur që të mbetet dhe deputet aty nga garda e vjetër.

Jo, jo nuk ka lidhje fare, nuk ndërhyj unë në listat e të tjerëve. Dikush ka ndërhyrë në listat e PD-së, por jo unë, të jesh i sigurt. Unë nuk ndërhyj dhe nuk më intereson fare.

Pse mendon se ka ndërhyrë Edi Rama, sepse aludimi aty është?

Nuk thashë gjë. Mund të keni ndërhyrë dhe ju.

Ai po na bëri edhe listat e Bashës pastaj…

Më akuzuat mua që kam ndërhyrë për z. Tritan, por nuk kam ndërhyrë për asnjë.

Kanë dalë fjalë.

Kështu që kemi pasur komunikime dhe jo vetëm kaq, por kam realizuar edhe komunikim të drejtpërdrejtë me të, ku ka qenë dhe z. Vasili.

  1. Astrit Patozi e bëri publike një herë, ku tha se z. Edi Rama i kishte thënë në parlament se ti mund të mos jesh më deputet. Pse të ketë mbërritur puna deri këtu?

Nuk dua të hyj në këto çështje, por pa dyshim që ato lista mbartin mjaft dyshime, por kjo është çështje e tyre. Unë kam pasur komunikim dhe kam qenë shumë i drejtë dhe i drejtpërdrejtë me to. Qëndrimi im në raport me çështjen e çadrës dhe të kërkesave të çadrës me të ka qenë i njëjti qëndrim që kam mbajtur edhe me Edi Ramën, edhe me Gramoz Ruçin, edhe me Ëngjëll Agaçin kur kemi bërë takimin në Hotel Tirana bashkë me kolegët e mi të LSI-së, edhe me ambasadorët e huaj të interesuar për zgjidhjen e krizës, edhe me McAllister, Fleckenstein e të tjerë, i njëjti qëndrim: për drogën dhe dekriminalizimin ke të drejtë, për garanci për zgjedhjet ke të drejtë, për Edi Ramën, pavarësisht nga dëshira jote, ajo është një gjë që ti se ke në dorë dhe ai është një Kryeministër legjitim.

Nuk mund të kërkosh një gjë që është e pamundur, në rast se ai do të jap dorëheqjen, ajo është një çështje e tij. Për shtyrjen e zgjedhjeve, mund të shtyhen disa javë, por brenda korrikut, por përtej 9 shtatorit zgjedhjet nuk mund të shtyhen, sepse parlamenti aktual mund t’i zgjasë mandatin vetes vetëm në qoftë se Shqipëria hyn në luftë me dikë tjetër, nuk mund të zgjatet mandati tani për votim elektronik apo për çështje të tilla, të karakterit teknik, të cilat nuk dihet se kur përfundojnë. Pra, qëndrimet kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë shumë koherente dhe jam shumë i kënaqur që nuk i kam asnjë detyrim dhe asnjë borxh Lulzim Bashës, as i kam premtuar ndonjë gjë dhe as e kam gënjyer ndonjëherë.

Kjo nuk do të thotë që ai mos ketë gënjyer ty.

Tani, kjo është e sigurt, por nuk është puna se ai e ka vetëm me mua këtë problem. Kjo nuk është vetëm me mua, se nuk do të kthehemi te F16-ta tani!

Ai është i lidhur me një biznesmen! A mund t’ju ketë gënjyer? E kisha fjalën që mund ta keni ngrënë.

Nuk ka rëndësi. Unë mendoj se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, edhe kur duket sikur i ka të gjata.

Veprimet e fundit që ka ndërmarrë z. Basha në Partinë Demokratike duken të frymëzuara edhe nga Edi Rama. Po ta vini re…

Kjo reforma që po bën PD-ja?

Reforma që u ka hequr ngjyrat; ka spostuar emrin e Partisë Demokratike. Këtë gjë bëri me Rilindjen ai. Tani ne kemi dy masa…

Ai s’mund ta linte opozitën në situatë aq të vështirë, duhet t’i jap një dorë opozitës që të bëhet një reformë edhe atje.

T’i japë një dorë opozitës?

Patjetër!

Domethënë, ju thoni që ai përzuri Arta Daden, Namik Doklen, pra bëri edhe spastrime të këtij lloji. Mbaruan aty spastrimet, filluan spastrimet në Partinë Demokratike. Si i mendoni këto, sepse ngjajnë shumë?

Këto ka Republika e Re. Hiq politikanë, vër biznesmenë! Është në rregull.

Domethënë, për t’i dalë antipodit të vet, Ramës, megjithëse ata tani janë bërë një, siç thoni ju, çfarë ka mbetur nga Partia Socialiste? Z. Meta, ju jeni padyshim njohësi më i mirë i Partisë Socialiste, ju dhe ata që kanë ikur nga aty, çfarë është sot Rilindja?

Unë nuk dua të merrem me Partinë Socialiste.

Për interes të shikuesve, a mund të na bëni një përshkrim të shkurtër? Pra, çfarë ka mbetur nga Partia Socialiste? Ja, Gramoz Ruçi, për shembull, është i fortë aty…

Nuk dua të hyj në këto komente. Unë kam bërë një koalicion shumë të vështirë me Partinë Socialiste në vitin 2013. Megjithatë, jam i kënaqur për një gjë, që kam mjaft korrekt në këtë koalicion, pavarësisht nga rezervat e mëdha që kam pasur për Edi Ramën, për shkak të veprimeve tërësisht të pamoralshme në të kaluarën ndaj meje personalisht, por edhe ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Megjithatë, ne i dhamë një shans.

Ishte e drejtë e tij ta shpërdoronte në këtë mënyrë. Nuk është koha tani të bëjmë eksperimente, por është koha për t’u dhënë një shans të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që të mos largohen nga Shqipëria,

Mezi po e pret këtë pjesën e fushatës, por do të hyjmë te kjo pjesë e rëndësishme e fushatës

Sepse me këtë arrogancë, me këtë energji negative dhe me këto historitë me timonë e me tepsi, këtu nuk do të donte të qëndronte asnjë njeri normal. Me këto taksa kaq të larta që paguajnë shqiptarët, që paguajnë bizneset…

Ju ishit partnerë, nuk ju pyeti për këto taksa? Mali i Zi e kishte 9% dhe…

Për taksat ne kemi qenë kundër, por ai i pati kalë betejë në vitin 2013, kur filloi me taksën progresive: kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë etj. Dhe, meqë doli parti e parë, kuptohet që, kur kishim 16 deputetë, nuk mund t’i vinim kushte një partie me 60 deputetë për një çështje kaq të rëndësishme, por i kemi thënë se kjo është një histori që do t’i asfiksojë biznesin dhe investimet.

Po t’i shikojmë sot investimet e huaja në Shqipëri, në qoftë se ka disa tregues të pranueshëm, janë vetëm për një arsye: për shkak të investimeve që vazhdojnë që nga koha kur qeverisnim ne me Berishën. Janë investimet e TAP-it dhe të hidrocentralit në Lumin Devoll, si dhe disa investime të tjera.

Investime të tjera serioze gjatë këtyre tre vjetëve nuk kanë ardhur në Shqipëri dhe një arsyet është problemi i taksave, por janë edhe pasiguria juridike, vendimet arbitrare të qeverisë, të marra në disa duke ndryshuar rregullat e lojës, por edhe një klimë konfliktuale dhe e paqëndrueshme ndaj biznesit.

Zoti Meta, përpara se ta kaloj te kapitulli i fushatës, që është shumë i rëndësishëm për ju, unë do të bëj një pyetje, që mbase nuk është edhe shumë komode: ç’mendim keni ju për z. Sali Berisha?

Unë në kohë të ndryshme kam pasur mendime të ndryshme, sepse njeriu ndryshon, evoluon në raport me njerëzit, me qëndrimet e tyre dhe me evoluimin e tyre. Për shembull, Berisha i parë ka qenë një tmerr i vërtetë, sepse ne kemi jetuar atë periudhën kur ti i ishe më pranë Doktorit…

Unë nuk e kam parë, sepse kam qenë me atë…

Ti i shikoje anën e mirë në atë kohë, por më pas mund të them se, sidomos pas vitit 2009, kam vënë re disa cilësi shumë të mira të tij dhe në fund fare mendoj se është një politikan i cili u qëndron marrëveshjeve që bën dhe kjo nuk është e parëndësishme në politikë, sepse politika është besim…

Je i sigurt për këtë?

Për ato marrëveshje për të cilat bie dakord. Për ato për të cilat nuk bie dakord, ai bën politikën e tij dhe mban qëndrimet e tij. Kështu që, në këtë drejtim, ka një qëndrueshmëri që nuk e kanë politikanët e tjerë në Shqipëri. Pastaj ka ato qëndrimet e tij emocionale, të cilat shpesh sjellin qëndrime, që në një situatë më të përmbajtur nuk do t’i mbante kurrë dhe do t’i rishikonte. Çdo njeri ka karakterin e tij, personalitetin e tij, anën e tij shpirtërore, emocionale.

Sigurisht që Berisha është një personalitet i rëndësishëm i jetës politike shqiptare në 26 vjetët e fundit, por me dritëhije shumë të mëdha, të cilat, sipas mendimit tim, kanë vendosur për fatet e vendit, në këtë vend që nuk ka ecur aq mirë, z. Meta. Ju e takuat z. Sali Berisha menjëherë pas marrëveshjes së z. Rama me z. Basha. Çfarë biseduat, si u takuat dhe pse?

Ai ka qenë një takim fare i thjeshtë, pa ndonjë domethënie të veçantë, madje për marrëveshjen nuk kemi diskutuar aty. E vërteta është që unë kam pasur komunikim të vazhdueshëm, indirekt me z. Berisha. Kjo gjë më është kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët vlerësonin që komunikimi im me të mund të kishte një ndikim pozitiv në këtë çështje. Besoj se ky ishte një takim që nuk kishte lidhje me marrëveshjen, por ishte edhe një lloj çlirimi pozitiv pas një tensioni disamujor; m’u duk i qetë dhe kjo është një gjë e mirë.

Çfarë ju tha për marrëveshjen?

Ai është një politikan që e kupton.. Unë besoj se ai asnjëherë nuk ka qenë dakord me bojkotin e zgjedhjeve, kështu mendoj, sepse ai është një politikan me shumë eksperiencë që nuk ka bojkotuar asnjëherë, pavarësisht se e kanë bojkotuar…

Nuk ishte dakord me marrëveshjen?

Kam përshtypjen. Jo, për marrëveshjen nuk thashë gjë. Mendoj se edhe ai, edhe unë ishim të çliruar që opozita do të hynte zgjedhje, sepse ky ishte elementi kryesor i asaj marrëveshjeje, pastaj qëllimet, interesat, përmbajtja janë një histori tjetër. Nuk kemi diskuar fare për këtë çështje.

  1. Rama dukej se e dinte shumë kohë para marrëveshjesh që edhe Lulzim Basha do të hynte në zgjedhje. Për ju, thotë “po, e po”, pra për Ilir Metën, por edhe Lulzim do të hynte në zgjedhje.

Së pari, ne asnjëherë nuk kemi thënë se nuk do të hyjmë në zgjedhje. Ne kemi thënë që zgjedhjet pa opozitën janë një farsë…

Kishte siguri ai!

Siguri?! Tani, si do të thoshte? Do të thoshte që nuk do të bëhen zgjedhjet. Edhe për Kavajën kishte siguri?!

Ndërkohë kishte marrë mendimin e ndërkombëtarëve që të shkonte në zgjedhje pa opozitën…

Zotëri, por për Kavajën a kishte siguri, deri dy ditë më parë?

Kthen ai, ke të drejtë! E anuloi pastaj…

Po, pastaj?! Këto shfaqjet kështu, janë normale. Edhe këto me timon, me kusi dhe me tepsi, edhe këto do të rishikohen besoj…

Ju e keni vënë re që para disa kohësh ambasadori amerikan shkonte te Luli, por e shikonte që nuk kapte gjë aty dhe ikte te Doktori, kërkonte atë; donte takim me të, se e shikonte që Luli administrator ishte. Shumë njerëz mendojnë se në këta 26 vjet Berisha e ka ngatërruar, e ka ndërtuar dhe e ka shkatërruar këtë vend. Ka bërë të gjithë lëmshin dhe nuk është shumë e padrejtë kjo; gabime bëjnë të gjithë. Mund ta kem gabim totalisht edhe unë, por sipas meje kështu duhet të jetë dhe thonë se Berisha e dominon edhe sot PD-në. Këtu dua të dal unë.

A mund të të them diçka? E di pse merremi ne me doktorin?

Sepse s’është Luli?

Jo, sepse boshllëku që la doktori nuk mund të zëvendësohet me boshllëkun që solli Luli.

Prandaj janë dy boshllëqe, por ti harron një gjë të rëndësishme, që Doktori qëllimisht paska sjellë një boshllëk, për ta bërë boshllëkun për herë të dytë, sepse Doktori e solli Lulin. Më kujtohet kur u bënë zgjedhjet, z. Meta, një herë kur ndenja në një kafe me të ndjerin Sokol Olldashi…

Kjo e “boshllëkut” në rregull ishte?

Ndenjëm deri në orën 7:00, ra edhe një vesë e madhe, sepse ndenjëm jashtë në një kafe dhe ai më thoshte: Doktori ka ndryshuar komplet dhe unë do të hyj në zgjedhje dhe do të fitoj zgjedhjet. Unë insistoj te kjo pyetje, që PD-në me të gjithë boshllëkun e madh, metaforën që ju sollët, boshllëku i dyfishtë që është krijuar, pas boshllëkut…

Boshllëk nga ikja dhe boshllëk nga ardhja.

Por që pas dy boshllëqeve është prapë Saliu që e bën…

Nuk e di këtë gjë.

A mendoni se te listat nuk ka dorë doktori?

Nuk e besoj.

Mua më habiti znj. Jozefina Topalli, jo Astrit Patozi, sepse ai ishte krejt i bindur që doktori e kishte zbuar nga partia.

Nuk e di, por unë mund të them këtë gjë, që nga përvoja gjatë kohës që kam qenë me zotin Berisha, por edhe të ministrave të LSI-së me zotin Berisha, them se zoti Berisha, pavarësisht se të lë përshtypjen që është mjaft autoritar, ai delegon, ka çështje që e tepron në atë ndërhyrjen e vet deri në detaje, por në tërësi delegon. Kështu që edhe ndoshta ka thënë: Ta shikojmë se çfarë do të prodhojë kryetari.

Pra, ju keni idenë se Sali Berisha nuk ka dorë te listat?!

Nuk e di këtë gjë. Mund të them që unë kurrë nuk do ta kisha vënë të shtatin në listë, këtë gjë mund ta them, por të tjerat nuk i them dot.

Se ai të hipnotizon, të hedh…

Ka karizëm ai.

Ka karizëm dhe është hipnotizues. Mua më ka ndodhur një herë, a të kujtohet që iku një delegacion në Serbi me Skënder Gjinushin, Neritan Cekën, aty ishte edhe Spartak Ngjela, më mori doktori dhe më tha: Ylli, Spartak Ngjela nuk është, është Frrok Çupi, hiqe Spartakun. Mori vendim. Në fakt kishte qenë ky, por ai të hipnotizon.

Kishte qenë Spartaku?

Po, por ky nuk e donte Spartakun.

Të ngrin?

Po. Në këtë rast, unë nuk besoj se doktori nuk i ka hapur listat për t’i parë.

Problemi është se boshllëku që ai la ishte shumë më i vogël se boshllëku që erdhi. Ky është problem.

Boshllëku që erdhi thoni ju?

Jo, unë thashë boshllëku, atë e thoni ju.

Jo, unë nuk po them për Lulin, sepse ai është gjithë ai trup, por boshllëku që erdhi si metaforë.

Kur filloi procesi i reformës në drejtësi, shumë njerëz, të Edi Ramës kryesisht, z. Meta, e konsideruan këtë si një reformë kundër jush dhe kundër Sali Berishës, janë njerëz të zhgënjyer sot, sepse e shohin si një gjë krejt ndryshe. Edhe avokati për shembull dilte nëpër studio dhe thoshte…

Edhe ajo është e drejtë e avokatit dhe e kujtdo tjetër…

Ju përmenda një emër ngaqë unë jam përplasur një herë me të. Përse ju bashkojnë në këtë rast?

Unë kam këtë mendim, Edi Rama asnjëherë s’ka pasur në mendje për të bërë një reformë të vërtetë në drejtësi, siç nuk pati për të bërë edhe diçka të vërtetë në arsim. Ai pati një qëllim që përmes reformës të realizojë disa interesa të një grupi të caktuar të universiteteve private, duke i rralluar ato universitete, sepse ishin shumë, duke lënë disa dhe duke i fuqizuar ato, edhe në kurriz të universitetit publik, por sidomos edhe në kurriz të mundësive të të rinjve për të ndjekur studimet e larta në ato degë, të cilët ata preferojnë dhe meritojnë. Kështu që, edhe për sa i takon reformës në drejtësi, ai e pa reformën në drejtësi si një mundësi për të kapur drejtësinë. Kjo është e vërteta. I gjithë debati që ka ndodhur, ka qenë, sepse ai donte një reformë në drejtësi për kapjen e drejtësisë dhe pa opozitën.

Qëndrimi im, ashtu sikurse opozita, edhe pse e pranoi reformën në drejtësi, realisht kishte shqetësimin që Edi Rama dhe Ilir Meta, po themi, duan ta kapin drejtësinë dhe kjo drejtësi që kemi është një drejtësi, me të cilën ne ndjehemi rehat, për arsye se shumica e emërimeve janë bërë gjatë këtyre 8 vjetëve, që Partia Demokratike kishte maxhorancën në parlament apo edhe Presidentin.

Kjo është historia dhe Ilir Meta ka qenë një faktor i padiskutueshëm i çuarjes para të reformës në drejtësi dhe i shpëtimit të reformës në drejtësi, sepse, në rast se reforma në drejtësi nuk do të ishte miratuar me konsensus, për të cilën unë insistova aq shumë, atëherë kjo do të kishte kompromentuar me kohë, sepse nuk synohej thjesht të bëhej reforma në drejtësi, por synohej të shpërbëhej Partia Demokratike, duke krijuar idenë që disa janë pro reformës, disa kundër reformës, disa për të luftuar korrupsionin dhe disa janë të korruptuar. Kjo do ta shpërbënte Partinë Demokratike, do ta nxirrte nga parlamenti, do të bllokonte dialogun politik në vend, çadra do të ishte ngritur një vit më përpara, jo tani që u ngrit në shkurt, dhe Shqipëria nuk do ta kishte marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave, sepse një reformë në drejtësi, që do ishte miratuar me vota të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës, kurrsesi nuk do ta ndihmonte perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë. Kështu që ndoshta z. Rama nuk ka qenë i lumtur me qëndrimet e mia, të cilat kanë qenë shumë të qarta, Venecia-konsensus, sepse ne gjithmonë i jemi referuar Venecias, të dyja palët në Shqipëri, kur kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështje të Kushtetutës apo të ligjeve të rëndësishme.

  1. Meta, në televizione ju keni folur për oligarkë, ç’janë këta oligarkë? Edhe Basha përmend oligarkët kur ikën nëpër Peshkopi…

S’po i përmend më, i përmendte kur ishte në çadër. Kur ishte në çadër, përmendej edhe droga, miliarda euro, kurse tani përmendet çmimi i shishes së verës që kemi pirë me Ramën. Ky është problemi kryesor i opozitës, se sa ka qenë, 20 euro apo ka qenë …

Në fakt, Jozefina Topalli tha: Ai flet për oligarkët, por ndërkohë ha darka me oligarkët. Ç’është kjo sipas jush?

Unë mendoj se problemi është që të njëjtët njerëz, të cilët ndikonin fuqimisht në kohën e PD-së, ndikojnë edhe sot. E theksoj edhe njëherë, problemi i Shqipërisë është oligarkia, nuk është LSI-ja. LSI-ja është e vetmja që ka një qëndrim shumë të qartë, shumë transparent, shumë të hapur dhe nuk vihet në funksion të askujt, të asnjë biznesmeni, asnjë banditi në Shqipëri dhe të askujt tjetër. Natyrisht që ky është një shqetësim për ata që janë të kapur dhe janë të pozicionuar.

Tani kemi një ashpërsi të fushatës, partitë garojnë secila më vete, në një farë mënyre këtu do të duket forca e njërës apo tjetrës parti nëse do të kemi manipulime, sepse ju keni hedhur edhe hije dyshimi për manipulime. Por le të shikojmë pak problemet që shfaqen gjatë kësaj fushate. Zoti Rama po kërkon votat e qytetarëve për të pasur timonin vetëm për vete, thotë ai…

E ka pasur vetëm, bashkë me Peleshin ka qenë në timon atje, kush e ka penguar! Të gjitha vendimet vetë i ka marrë, taksat vetë i ka vënë, ne i kemi thënë mos i vër taksat, sepse taksat janë të larta dhe nuk do të ndihmojnë as njerëzit. Sa paguan ti mbi pagën tënde?

Paguaj goxha lekë.

Sa paguan? Sa e keni pagën ju, në qoftë se mund të deklarohet?

Paguaj 25%.

23%. A e dini ju që numri i atyre që paguanin këto tatime, sot në raport me atë të para katër vjetësh është dy herë më i ulët. Pse? Sepse edhe punëdhënësit edhe punëmarrësit për t’i shpëtuar këtij tatimi të lartë kanë bërë marifete dhe në vend që t’i deklarojnë të ardhurat reale kanë shtuar këtë lloj evazioni dhe nga 12 mijë tatimpagues të këtij niveli kanë…

S’e kam fjalën te pagat, por tek ajo që kam unë…

Po s’është te paga, ajo pa dyshim që është…

Të merr në burim 15%-in dhe të bie prapa kokës dhe ta merr prapë.

Këto politika taksash, mjaft shtrënguese, të cilat prekin njerëzit në tërësi, dhe kjo politikë keqadministruese përmes koncesioneve dhe burimeve natyrore, shpjegojnë këtë situatë në të cilën ndodhet vendi nga pikëpamja ekonomike dhe sociale.

  1. Meta, kalojmë te një pjesë shumë e rëndësishme, që është fushata, ne e lamë dhe jo më kot do ta lëmë për në fund këtë moment. Për dy të mëdhenjtë e matur dje, se ne nuk e dimë…

Ish-të mëdhenjtë. Po të ishin kaq të mëdhenj, nuk do të merreshin kaq shumë me të vegjlit.

Në datën 25 do t’i presim. Atë tensionin e madh të fushatave të kaluara e quajnë risi tani. Këta kanë filluar ta qëllojnë njëri-tjetrin me pambuk. Si ju duket kjo fushatë?

Pa dyshim që raporti i këtyre të dyve është një trukim. Çdo gjë është e trukuar, që nga kapja e medieve. Bënë një marrëveshje për të kontrolluar televizionet, apo jo, për fushatë?

Po t’i shikosh, praktikisht, nga mëngjesi deri në darkë, të dy bashkë gjithë kohën live.

Këtu lindi një kontradiktë shumë e madhe me televizionet dhe mediat në përgjithësi, ku ata të dy morën vendim dhe thanë: “Nuk do të paguajmë”. Ndërkohë, ata paguajnë në të zezë 3000 euro një live, 350 euro një spot etj. A e kuptoni ku po shkojmë, sepse nesër ju do të uleni në karrigen e kryetarit të shtetit? Nëse kemi një shtet nesër, që do të fitojë Edi Rama, Kryeministër i vendit, i cili sot paguan në të zezë fushatën elektorale, këtu duhet ikur natën!

Tani, në një shtet, ku burimet natyrore jepen në një mënyrë që nuk e di asnjëri me koncesion, në periudha afatgjata, pa asnjë lloj përgjegjshmërie, pa asnjë lloj transparence, kuptohet që është një shtet me probleme të mëdha për të ardhmen.

Ju keni thënë që do të jeni në fushatë dhe, në fakt, po demonstroni fort, duke konsideruar se do të jeni forcë e parë. Si mund të dalë LSI-ja forcë e parë dhe si i keni bërë ju këto llogari?

Ne kemi besim të plotë për këtë gjë. Kam një pyetje për ju: pse duhet të merren të dyja këto partitë kaq shumë me LSI-në, por edhe me partitë e tjera? Do t’ju jap një shpjegim?

Sepse e vërteta në terren është e tmerrshme për to. Distanca që ato kanë krijuar me elektoratin e tyre, me votuesit e tyre, shkatërrimi që u kanë bërë strukturave të partive të tyre: strukturat i kanë shkatërruar, se nuk duan që të japin llogari se çfarë kanë bërë, se çfarë po bëjnë e të tjerë.

Për shembull, e kanë kthyer komplet vetëm parti-qeveri, parti me drejtor, duke përdorur të fortë, shefa policie; drejtorë këtu, drejtorë aty; me presione. Në këtë mënyrë e ndiejnë që janë tretur shumë elektoralisht, sepse janë shpërdorur shumë moralisht.

Po ju si jeni moralisht?

Ne jemi rritur, sepse ne kemi mbështetjen te rinia, si asnjë forcë tjetër.

Rini nxjerrin edhe këta.

Këta e nxjerrin, por këta nuk kanë as në lista dhe kur e nxjerrin, ata si të lodhur duken, si të mërzitur duken, si me detyrim.

Tjetër, rininë e mori ai në Fier, e mban mend ti? Pasi thashë unë “qeverinë e besimit”, që duhet bërë qeveri e besimit, se bëri një aktivitet në Fier, në Apoloni. Organizoi me drejtorët e shkollave, i morën me pahir gjimnazistët dhe i çuan atje. Ktheje kronikën dhe shikoje, ai i pyet: “Ç’janë këto qeveri teknike, qeveri besimi? Sa nga ju”, – u thotë “…janë për qeveri teknike?”, se i kishte thënë Lul Basha. Ngritën nja 50 veta dorën aty, ndërsa ky tha: pesë veta.

“Po për qeveri besimi sa janë?” Ngritën të gjithë dorën, sepse i kishin marrë me pahir të gjithë gjimnazistët e Fierit dhe i kishin çuar atje, por 90% e tyre ishin të Lëvizjes Rinore për Integrim. Kur pa se dorën e ngritën të gjithë, “Prit, prit”, -u tha “T’jua shpjegoj se nuk e keni kuptuar mirë këtë punën e besimit”.

Pra, po të them që LSI-ja ka një dallim tjetër: është partia më e organizuar sot në Shqipëri, me struktura kudo në të gjithë Shqipërinë, është partia më funksionale, më demokratike dhe prioriteti që ne i kemi dhënë rinisë përgjatë gjithë kësaj kohe po jep rezultatet e tij të padiskutueshme që, pa dyshim, do ta nxjerrin forcë të parë në këto zgjedhje. Ky është shqetësimi, asnjë shqetësim tjetër nuk kanë ata të dy.

Sepse po të ishte situata, siç e paraqesin ata në sondazhet konsensuale, që kanë bërë dhe që kanë porositur, e kupton, absolutisht nuk do të kishte asnjë arsye për këtë lloj agresiviteti, për këtë lloj presioni ndaj njerëzve, për këto shkelje të ligjshmërisë që bëhen, të statusit të nëpunësit civil, të ligjeve të shtetit, të Kodit të Punës dhe gjithçkaje tjetër.

Në fakt, në medie kanë qarkulluar edhe sondazhe, të cilat e nxjerrin LSI-në forcë të tretë.

LSI-ja ka qenë forcë e tretë që ditën e parë që ka lindur.

LSI-ja, në fakt, doli me deklarata të ashpra kundër tyre. Ishte një sondazh i një…

I dimë ato sondazhet. Atyre ua kam thënë, të mos lodhen me këtë punë. Sondazhi është më 25 qershor. Unë sondazhet i di shumë mirë dhe të gjithë ju, po ashtu. Në vitin 2013 sondazhet e mia kanë dalë shumë të sakta, dhe po jua them sot, LSI-ja është forcë e parë dhe ka 600 mijë vota të rinjsh dhe të rejash të Shqipërisë, që do të votojnë për LSI-në; i ka sot. Kjo është e padiskutueshme.

  1. Meta, ekzistojnë dyshime që tani se ju kur të largoheni nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Presidentit, ju jeni President i zgjedhur, LSI-ja do të dobësohet.

Absolutisht, përkundrazi, LSI-ja do të forcohet, sepse është një parti e mirorganizuar kudo, ka një frymë solidariteti ekipi të jashtëzakonshëm dhe, absolutisht, vetëm do të rritet. LSI-ja është forca e vetme në Shqipëri që do të ketë rritje të pandalshme në njëzet vjetët që vijnë.

Ky është një pohim juaji, në fakt.

Sepse është investuar për këtë gjë. Unë mendoj se kjo do të konfirmohet.

Njëshi në Shqipëri është njeri shumë i fortë.

Do të durojmë dhe do të shohim.

Së dyti, njëshi, shikoje listën e votimit, është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nuk mund të kuptohet. Vështirë të kuptohet LSI-ja pa Ilir Metën.

Shiko njëshin: Lëvizja Socialiste për Integrim, shikoje atje! Absolutisht!

Vështirë ta konceptosh…

Ju e keni të vështirë, por unë mendoj që të gjithë ata që janë në LSI e kanë shumë të thjeshtë.

  1. Meta, ju si President i zgjedhur i Republikës…

LSI-ja nuk është parti as e Ilir Metës, as e Petrit Vasilit; është e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që duan një shans për të ardhmen e tyre.

  1. Meta, ju jeni zgjedhur President i Republikës, ndërkohë po bëni fushatë elektorale. Edi Rama dhe PS-ja kanë filluar tani të ankohen se si ka mundësi që një President i zgjedhur të bëjë deklarata në fushatë. A keni një koment për këtë?

Së pari, unë dua të ankohem se si një Kryeministër cenon standardin e zgjedhjeve. Kjo është e patolerueshme, edhe pse është kryetar partie dhe se si i shkel ligjet e shtetit, duke dhunuar reformën në administratën publike; se si shkel ligjin “Për statusin e nëpunësit civil” dhe se si përpiqet të frikësojë njerëzit me presione se do t’i shkarkojë, se do t’i bëjë, thjesht që t’i trembë për të votuar për “Rilindjen” e tij. Kështu që kjo është e papranueshme.

Në qoftë se unë kam një angazhim në fushatë, e kam në mbrojtje të demokracisë dhe e kam për t’iu kundërvënë skenarëve për të cenuar standardin e zgjedhjeve dhe manipulimin e tyre.

Madje u bëj thirrje të gjithëve që tani, që këta të dy përfaqësojnë të njëjtën gjë, të votojnë për alternativat e tjera, që e ndihmojnë demokracinë dhe transparencën në Shqipëri, pa dyshim, i ftoj të votojnë për LSI-në, po jo vetëm për LSI-në, por edhe për PDIU-në, edhe për LIBRA-n, edhe për FRD-në, edhe për PDS-në e Paskal Milos, si dhe për çdo forcë tjetër që, pa dyshim, mund të ndihmojë për një frymëmarrje më demokratike të vendit, sepse këta tani janë e njëjta gjë.

A e patë dje sheshin “Skënderbej”?

Jo, nuk e kam parë, vetëm pak në televizor, se kam qenë në lëvizje.

E kishin të gjitha mediet dhe ai ndriçim, siç thamë, neve na munguan edhe dritat, por ndërkohë paralel me zgjedhjet në Shqipëri, u zhvilluan edhe zgjedhjet në Britaninë e Madhe, z. Meta, dhe aty nuk duket asgjë, nuk duket fare as në televizion, asgjëkund. Kryeministri tha aty: “Nuk flas dot, për herë të parë më priten gjunjët”. Ç’mendim keni për këtë lloj fushate?

Unë mendoj se gjunjët t’i priten po të shkojë në Shkozë dhe te Bregu i Lumit, ku nuk ka drita, sepse aty te sheshi mund të jetë bërë gjë shumë e mirë dhe do ta shikoj… Unë nuk e kam parë vetë, por sa dhjetëra milionë euro janë hedhur tek ai shesh.

Ndërrohet një kryetar bashkie, ndërrohet projekti. Erdhi Luli, bëri një diçka tjetër; tani andej-këtej. Të merremi pak me problemet më jetike që kanë shqiptarët se, po të shkosh te Bregu i Lumit, aty të dridhen duart, të dridhen gjunjët dhe të dridhet shpirti se në çfarë situate janë; po të shkosh në Shkozë, ku jemi ne, pak më lart, është e njëjta gjë dhe kështu janë shumë nga periferitë e Tiranës, ku jetojnë me dhjetëra mijëra banorë dhe qytetarë.

Ndoshta, z. Meta, ky është një popull që i është gjetur dobësia ku e ka: i bën këto ndryshimet, këto gjërat, fasadat dhe nuk ndihet keq.

Jo, jo.

Vangjushi që bën ato në Durrës, ky…

Jo, nuk e mendoj. Përderisa del që 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria pas Sierra Leone-s. Sierra Leone ka luftë civile, këtu nuk ka luftë civile.

Vendet e tjera afrikane ishin mbi ne.

Çfarë ka këtu? Këtu ka arrogancë. Çfarë ka këtu? Këtu ka luks dhe varfëri ekstreme, këtu ka koncesione jotransparente dhe kërbaç për gra të moshuara dhe të vetmuara, që nuk kanë paguar dritat e kështu me radhë. Prandaj duan të largohen, sepse e shohin që nuk është shoqëri e drejtë, transparente dhe nuk ka një Kryeministër që dëshiron të ndërtojë shtet të së drejtës, por kërkon të sundojë në mënyrë policeske, arbitrare dhe aktoreske.

I bie të mbetemi ne pak veta, apo jo?

Unë do të qëndroj këtu, se çfarë do të bësh ti…

Unë jam i bindur që në datën 25 qershor Shqipëria do të votojë për t’i dhënë fund njëherë e mirë një qeverisjeje që prodhon vetëm krizë, pasiguri, polarizim, konflikt, tragjedi dhe komedi.

Pronari i televizionit dje në darkë më tha: “Këtu do të mbetet Skënderbeu, që qëndron gjithmonë në qendër, dhe sheshi, sepse të gjithë të tjerët po ia mbathin”. Unë nuk kisha drita dhe…

Unë nuk e di këtë gjë, por që ka një shkëputje të jashtëzakonshme të politikës nga njerëzit dhe problemet e tyre më jetike dhe bazike, kjo është shumë e vërtetë dhe vjen për shkak të arrogancës.

Personi që po spikat në këtë fushatë, siç e keni vënë re, është Edi Rama. Ai ka vënë në gojë zhargonin e rrugës, vesh poture dhe atlete, siç vishen të fortët, të burgosurit apo njerëzit e rrugës. Domethënë, imazh, imazh, imazh, përpjekje e fasadë. Si ju duket kjo? E keni parë?

Së pari, unë nuk i kam kushtuar asnjëherë rëndësi aspekteve të jashtme.

Ajo që mua më shqetëson ka të bëjë me keqpërdorimin e pushtetit prej tij për të bërë presion dhe shantazh ndaj votuesve, administratës, përpjekje për të keqpërdorur Policinë e Shtetit për inskenime dhe frikësime, të cilat të kujtojnë kohën e policisë së Gazidedes njëherë e një kohë, dhe që fjalët kyçe janë: timon, tepsi, kusi, e të tjera dhe asnjë reflektim për çështjen e taksave.

Ky është fjalor interesant dhe i papërdorur ndonjëherë. Tepsi, kusi…

Njëkohësisht, më shqetëson fakti që përpiqet të trukojë fushatën përmes një marrëveshjeje shumë të qartë me z. Basha, ndërkohë që fushata duhet të kishte shumë më tepër transparencë dhe përballje me kandidatët e partive të tjera.

Duhet të kishte përballje më të shumta me gazetarët për problemet ekonomike, për problemet që i interesojnë vendit, taksat, investimet e huaja, të cilat, në qoftë se përpara vitit 2013 nuk do të ishin filluar disa investime madhore, sot vendi do të ishte në gjendje katastrofike, dhe për zhvillimin e turizmit, i cili është në gjendje mjaft të dobët.

Pavarësisht rritjes së fluksit të turistëve që vijnë në Shqipëri, infrastruktura në turizëm ka pësuar shumë pak përmirësime. Ende nuk kemi një resort të përmasave ndërkombëtare. Më shumë të ardhura shpenzojnë shqiptarët jashtë sesa përfitojmë nga ata që vijnë këtu për turizëm.

Ndërkaq, për të mos thënë e njëjtë, sepse fushata nuk është e njëjtë, Lulzim Basha vishet disi më ndryshe, ka një dok të bukur holandez, që blihet në Perëndim, por prodhohet edhe në Kinë. Nuk e di nëse e keni vënë re mbrëmjeve, por në disa raste ai u ka thënë fshatarëve që do të takohet me Trampin, në fakt, ata hapin gojën dhe e shikojnë shumë të çuditur, duke u treguar atyre që të gjithë fshatarët kanë përqafuar idetë e Trampit për fermerët. E keni vënë re? Ndoshta s’e keni dëgjuar këtë.

Nuk dua t’i komentoj këto deklarata.

Është e qartë që e vetmja gjë që ai s’mund të bëjë është të bëjë opozitën në këtë fushatë dhe natyrisht që ai e di arsyen.

A do të ishit i gatshëm të bënit koalicion me cilëndo parti vetëm që Edi Rama të mos jetë më Kryeministër i Shqipërisë?

Unë nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk kam një qasje personale në vendimet politike, pavarësisht nga vlerësimet për gjithsecilin.

Mendoj që z. Rama si Kryeministër është një kapitull i mbyllur, për arsye se në vend që të reflektonte dhe të përmirësohej në drejtim të qeverisjes, të bëhej më i hapur, më bashkëpunues dhe tolerant, gjithnjë e më shumë ka rritur dozat e arrogancës dhe ka humbur kontrollin ndaj vetes.

Mendoj se përfaqëson një rrezik me filozofinë e tij për kapjen e gjitha pushteteve dhe mosmbajtjes së përgjegjësisë për asgjë.

Pra, ju jeni i bindur që z. Rama nuk do të jetë Kryeministri i Shqipërisë pas datës 25 qershor?

Unë këtë e shikoj kudo në Shqipëri dhe nuk kam asnjë arsye të mendoj ndryshe. Pra, është historia e timonit, e cila besoj u mbyll, por secili mund të jetë pasagjer në një autobus.

Pasagjer do të jemi të gjithë. Edhe unë pasagjer jam. Ju e përsëritët disa herë, por nëse mundeni, dua të më thoni ndonjë gjë më të veçantë. Thuhet se Edi Rama ka blerë një pjesë të rëndësishme të medias shqiptare. E përdor shumë. E keni vënë re?

Unë mendoj që e tepron shumë me prezencën e tij në media. Kjo ndoshta vjen ngaqë ka dëshirë të shikojë gjatë gjithë kohës veten e tij në media, por kjo është një çështje e tij.

Një Kryeministër që rri gjatë gjithë ditës në media, kuptohet që nuk ka se si të marrë vendime për çështje shumë konkrete, të cilat kanë gjithmonë nevojë për firmën, mendimin apo lidershipin e Kryeministrit, por kjo është zgjedhje e tij. Shqiptarët janë të lodhur nga imponimi i prepotencës përmes ekraneve.

Ju thoni që është zgjedhje e tij, por ka një problem më të rëndësishëm se kaq: nuk ka garë, sepse edhe në media garë bëhet, z. Meta. Nuk ka garë në ekonomi dhe në të gjithë sektorët e tjerë të jetës. Kjo është demokracia. Ne nuk kemi sistemin. Për shembull, në qoftë se Edi Rama i jep një televizioni kombëtar gradaçela dhe tjetrit të gjitha kioskat e Shqipërisë,…

Ai i jep sondazhin pastaj. Çfarë problemi ke ti?

Këta japin sondazhin. Po kështu do vazhdojmë ne?

Nuk do vazhdojmë kështu, sepse besoj se në datën 25 qershor do të merret një vendim i rëndësishëm.

Këta kërkojnë të kontrollojnë të gjitha mediat. Pra, të ketë disa televizione, por të jetë, për shembull, Endri Fuga, që të thotë se si do të jetë lajmi i parë te News 24, lajmi i dytë te Top Channel apo lajmi i tretë te Klan. Lajmet do të jepen të gjitha, por do të ketë ndonjë ndryshim në renditje. Edhe në ekonomi e njëjta gjë me koncesionet.

Fuga është një ekspert i medias, por nuk duhet t’i kërkojmë tek ai, por tek ai që është mbi të.

Ai do bëjë punën.

Për shembull, e ke dëgjuar kur thotë: “Me urdhër nga lart, nga Fuga, unë po vete në filan televizion”? Çfarë humori ka kjo? Me urdhër nga lart, nga Fuga.

Është e qartë që ata mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë fiktive në Shqipëri: demokracinë, votën, mediat dhe gjithçka tjetër.

Ju keni bërë procesin e dekriminalizimit gjithandej, në parlament dhe institucione të tjera. Media është një nga pushtetet më të rëndësishme të vendit. Shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, me sa kam biseduar me të tjerët, janë duke përgatitur një projektligj për dekriminalizimin e medias, të cilin do t’jua sjellin ju në kohën që do të jeni President i Republikës. Media ka edhe elemente të kësaj natyre. Çfarë mendoni ju?

Unë mendoj që dekriminalizimi është i vlefshëm në të gjithë shoqërinë, ashtu siç është në politikë apo drejtësi përmes Vetingut, media dhe ekonomi. Çdo proces i shëndetshëm e ndihmon shoqërinë të jetë më demokratike dhe më e shëndetshme. Do të jem gjithmonë i hapur për të diskutuar me ju për çdo…

Ka ndodhur që edhe ju keni bërë ndonjë gabim?

Patjetër që kam bërë gabime.

Shoqatat kanë ngritur një grup pune… Për shembull, në bashkëbisedim edhe me Ministrinë e Jashtme të një shteti të madh, po rakordojnë me të, rezulton që ju keni bërë gabime në kalimin e disa njerëzve duke u dhënë tituj të rëndësishëm në…

Çdo iniciativë që rrit transparencën do të ketë mbështetjen time.

Edi Rama, timonier i parë dhe Lulzim Basha, kryeministri i ekonomisë. E keni dëgjuar këtë? Si parti e parë, si do t’u vejë halli këtyre, se shqiptarët sa po vijnë e po ikin dhe udhëheqësit po shtohen shumë. Timonin e ka Rama ndërsa kryeministri i ekonomisë do të jetë ky tjetri. A mund të ma zbërtheni, se ju jeni edhe ekonomist?

Unë këtë nuk e sqaroj dot, por më duket se nuk do të ndodhë as njëra, as tjetra.

Sikur të ndodhte që ky të bëhej kryeministri i ekonomisë, besoj se këta që po ikin jashtë do të ktheheshin në vend, apo jo?

Ai të mbajë fort OSHEE-në deri në datën 25, se nuk më duket se mund të bëjë ndonjë gjë të madhe për ekonominë.

Më datën 24 korrik do të uleni në karrigen e kryetarit të shtetit. Kompetencat të themi të drejtën, edhe me ndihmën tuaj, e kanë zhvlerësuar pak atë zyrë. Si do të ndiheni aty?

Unë nuk kam menduar dhe nuk po mendoj fare për datën 24 korrik. Unë po mendoj për 25-26 qershorin. Deri më 24 korrik kemi kohë për të menduar.

Nëse bëheni forcë e parë, morët votat. Ju mund të ktheheni edhe në rolin e kryeministrit.

LSI-ja ka kandidat për kryeministër, Petrit Vasilin. Besoj se kjo histori është e qartë, sepse ai është kryetari i LSI-së. Unë jam angazhuar që LSI-ja të jetë forcë e parë dhe do të jetë forcë e parë. Të gjitha përpjekjet edhe të këtyre dy kolegëve tanë, bëhen thjesht për të manipuluar një të vërtetë, e cila është sot në Shqipëri, që është në Tiranë, në Durrës, në Fier dhe kudo, për shkak të asaj që ata nuk e pranojnë dot, që rënia e partive të tyre është faji i tyre, nuk është faji i LSI-së, e cila gjatë 4 vjetëve dhe gjithmonë ka qenë pranë njerëzve, pranë strukturave të saj, pranë strukturave të rinisë, të gruas, është një parti tepër demokratike, e cila ka bërë listat më përfaqësuese, më të pastra, që i ka dhënë një vend më të rëndësishëm rinisë etj.

Unë ju mirëkuptoj, por gjithsesi nuk do t’ju kuptoja, që pas datës 25, sado respekt që unë kam për Petrit Vasilin, që ai të jetë Kryeministër dhe ju të flini te zyra e Presidentit, me aq kompetenca sa ju kanë lënë.

Së pari, Petrit Vasili është një njeri me shumë integritet, shumë i përgjegjshëm dhe me një eksperiencë politike dhe administrative. Do të mjaftonte një debat të organizonit ju këtu me Petrit Vasilin, me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën, për ta kuptuar të gjithë diferencën midis 3 kandidatëve, edhe në planin personal…

Ju thoni se diferenca e Petrit Vasilit me këta të dy është e madhe?

Po, patjetër. Ai është shumë serioz, shumë i përqendruar dhe shumë i qartë për atë që do të bëjë.

Çfarë do t’u thoni simpatizantëve, përkrahësve, mbështetësve tuaj për 25 qershorin, por edhe më gjerë (nëse keni)?

Së pari, unë do t’i ftoja të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në votime, të votojnë për demokracinë, në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndësishme.

Së dyti, meqenëse të dy kryetarët e të dyja rilindjeve kanë nisur një fushatë kundër demokracisë në Shqipëri, kundër standardit të zgjedhjeve dhe po përpiqen të frikësojnë qytetarët shqiptarë për të votuar për dy partitë e tyre, dua t’u them të gjithëve që mbas 27 vjetësh ka ardhur ora për ta ndëshkuar këtë arrogancë të jashtëzakonshme, këtë mungesë respekti për të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë. Unë besoj se LSI-ja është alternativa më e fuqishme për t’u dhënë një shans të gjithë qytetarëve shqiptarë, por në çdo rast, edhe vota e tyre për forcat e tjera politike, të cilat janë në këtë garë, do të ishte një kontribut për demokracinë, në mënyrë që Shqipëria të mos bjerë në dorë të oligarkisë, që Shqipëria të mbetet e rinisë dhe që të rinjtë tanë të mos mendojnë më për të ikur nga ky vend. U bëj thirrje edhe prindërve (jo vetëm të rinjve), që të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Isha me Presidentin e zgjedhur, zotin Ilir Meta, i cili në datën 24 korrik do të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të kryetarit të shtetit. Kishit gjë, zoti Meta?

Meqenëse ju bëtë një njoftim, a ka mundësi të bëj një njoftim, me lejen tuaj, si drejtues i emisionit?

Më 15 qershor, në sheshin “Nënë Tereza”, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit të vijnë për t’u njohur me listën e kandidatëve të LSI-së për kryeqytetin, që do ta nxjerrin atë forcë të parë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

SHKARKO APP