Presidenti Meta kritika kryeministrit për nivelin e demokracisë në vend

Presidenti Meta foli sonte në përvjetorin e “Konrad Adenauer” me nota kritike për nivelin e demokracisë në vend ku e çuar kryeministri Rama.

I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, presidenti Ilir Meta, duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, u shpreh se ky është një projekt i papërmbushur, teksa kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ky proces arrihet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime.

“Harrojmë shpejt, harrojmë mbi të gjitha se ne nuk bëjmë dot pa Evropën dhe shqiptarët nuk mund të jenë as ato që kanë ëndërruar në vitet ‘90, pa një demokraci funksionale, pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, pa media të lira, pa zgjedhje jo konkuruese.

Demokracia nuk ngelet në vend, nuk fotografohet, ajo forcohet e konsolidohet, ose tkurret e vdes. Ndaj është e rëndësishme t’i rikthehemi të kaluarës, për të mos lënë asnjë mundësi për t’u zhytur sërish në sistem jodemokratik.

Pas anëtarësimit në NATO, integrimi nw BE është projekti më i madh i shqiptarëve i papërmbushur. Ky proces bëhet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime. Kërkohet reflektim i thellë e serioz nga të gjithë ne ndaj qëndrimit të fundit të Bundestagut, që na çon drejt dialogut, sundimit të ligjit, në shërbim të qytetarëve.

Më duhet të theksoj se disa nga shqetësimet që ata adresojnë nuk janë të reja, por të përsëritura prej të paktën tri vitesh në mënyrë sistematike. Këto ditë ne presim vendimin mbi çeljen e negociatave, urojmë dhe kërkojmë që ky vendim të jetë pozitiv dhe çdo vend që ka shqetësimet e tij konkrete shpresojmë t’i bashkohet qasjes së ndershme të Bundestagut, që të nxisë vendin të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Meta.

“Duhet t’i jepet fund kësaj krize tërësisht artificiale, kushtetuese, që ende mbizotëron. Palët duhet të marrin përgjegjësi. Rruga e Shqipërisë është pa kthim dhe ka vetëm një alternativë, që është ajo e Bashkimit Evropian”, tha Meta,

SHKARKO APP