Meta: Me popullin do mbroj Kushtetutën, sido që të vijë puna

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median deklaroi se do të mbrojë Kushtetetutën së bashku me qytetarët.

“Presidenti së bashku me qytetarët do ta mbrojë Kushtetutën, sido që të vijë puna nuk tërhiqemi”– tha Presidenti, kur mediat e pyetën.

Pak javë më parë presidenti pati lajmëruar një miting të madh me 8 dhjetor në qytetin “Studenti”, ku ishte parashikuar se do mblidheshin dhjetra mijë studentë dhe qytetarë. Por ndodhi fatkeqsia natyrore e 26 nentorit, kur ra tërmeti e natyrisht mitingu i paralajmëruar u shty.

Por nuk do të thotë se nuk do ketë miting popullor nga presidenti!

Sa i takon paketës Antishpifje, Presidenti Meta u shpreh: “Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj”.

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë.

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

SHKARKO APP