Meta:Ministrja tha dje se u dakortësua me ambasadën e SHBA dhe BE

Ilir Meta sot ne nje konference shtypi me kolegun e tij slloven tha nder te tjera ne lidhje me Byrone Kombetare te Hetimit se ne si mazhorance jemi gati ta kalojme ne parlament projektligjin ne fjale te sjelle nga amerikanet dhe partneret europiane. Presim opoziten, pa te cilen nuk mund te veprojme, ndonese votat i kemi si mazhorance per ta kaluar. Pa opoziten ne e kemi te veshtire te operojme ,ndaj presim PD-ne qe te vendosi. Me tej Ilir Meta u pergjigje gazetareve ne lidhje qe pse u kalua kaq shpejt projekti ne qeveri, nderkohe qe kane muaj qe debatojne. Ai tha se ministrja e Shtetit Felaj ka deklaruar se u rakordua gjithçka me ambasaden e SHBA ne Tirane dhe me pas e miratuam ne Qeveri.

Ne lidhje me nje pyetje per mbeshtetjen e LSI per reformat Ilir Meta tha tekstualisht: Ne mbështesim cdo institucion që synon të luftojë korrupsion dhe krimin e organizuar në këtë vend. Ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakordësuar me këtë çështje dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ministrja e shtetit, Ermonela Felaj dje bëri një konferencë për shtyp ku deklaroi se gjithçka ka qenë e dakordësuar.  Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur në kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat.  Të shprehet dhe komisioni i Reformës së Drejtësisë dhe të nisa sa më parë nga puna. Nuk shikoj asnjë problem asnjë shqetësim.  LSI do të votojë çdo reformë që i shërben transparencës luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të 19 votat e sigurta të LSI-së do të jenë gjithmonë në përkrahje të reformave dhe inisiativave vetëm me një kusht që të jenë të certifikuara nga ndërkombëtarët. Sa i takon votës së zotit Braho është e dyfishtë  sa i takon votës së LSI-së do të jetë gjithmonë në drejtimin e duhur”

Ky është drafti i dakordësuar, askush nuk është ndaluar të ndryshojë mendim por e rëndëisshme është që të gjithë të dakordësohemi në mënyrë që kjo agjenci të krijohet sa më shpejt”

Pritet vetem vendimi i opozites, tha me tej Meta.

Lexoni dhe:

http://www.kohajone.com/2016/02/11/byroja-e-hetimit-basha-nuk-kemi-rene-dakord-per-variantin-e-qeverise/

SHKARKO APP