Meta ndjek ndeshjen e kuqezinjve nga Sauku: Me “foshnjën e Demokracisë” urojmë për fitore!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në facebook foto me Rikeli Bodinakun, djali i Ylli Bodinakut, personi që më 2 korrik 1990 hyri më makinë në Ambasadën Gjermane për të kërkuar azil politik.

“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.

Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.  Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen….

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 25, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?