Meta në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, poston foton me dy ish-ministrat Dade e Mustafaj
Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në 1-vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, një forum i formuar nga diplomatë karriere, ish-ministra të jashtëm dhe intelektualë të njohur të vendit.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet: “Kënaqësi të uroja sot Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për 1-vjetorin e themelimit të kësaj nisme, që me kontributin, përvojën, analizën e çmuar dhe këshillat profesionale po jep një ndihmë të vyer në çështje të rëndësishme të politikës sonë të jashtme. Urtësia e këtij Forumi gjithëpërfshirës meriton të mbështetet!”