Ilir Meta në ora 21.00 te Arian Çani. Cila do jetë “surpriza” për Edi Ramën?

Disa herë e përsëriti fjalën “surprizë” Ilir Meta kur doli sot në ora 15.00 para medias. Por askush akoma nuk po e fantazon se si mund të jetë për Edi Ramën kjo “surpriza”. Ndonëse Meta i iku me shumë marifet përgjigjes së pyetjeve nëse Rama mori apo jo leje kur largoi kryetarin e LSI nga qeveria, por një analist politik e di mjaft mirë se hakmarrja e Metës do jetë e paparashikuar nga Edi Rama.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të jetë sonte në mbrëmje i ftuar te emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Deklaratat e tij sonte priten me interes për shkak të zhvillimeve të fundit politike pas marrëveshjes Rama-Basha për t’i dhënë fund krizës politike, por që nga ana tjetër penalizon partitë e vogla përfshi këtu edhe LSI-në e themeluar prej tij. Një natë më parë kreu i LSI, Petrit Vasili e quajti antikushtetuese marrëveshjen PS-PD. Dhe në të vertetë marrëveshja ishte një pazar i madh ndërmarrjesh ku ka miliona euro tenderime dhe numër punonjësish. Kushdo e kuptoi se pazari ishte bërë me parë se sa kryeministri Rama ta kapte Lulzim Bashën me dashamirësi përkrahu te hyrja e Kryesisë se Parlamentit, sepse nëse nuk do ishte projektuar pazari, reagimi i kreut të opozitës do të ishte i tmerrshëm për Edi Ramën. Pazarin e kishte dërguar në shtëpinë e liderit të opozitës miliarderi shqiptar, i cili zakonisht për çdo negociatë dërgon këshilltarin e tij mediatik të marrë lejet e ndërtimit nga kryeministri i radhës.

Po cila do jetë surpriza e Ilir Metës për Edi Ramën, kjo mbetet që ta zbulojë Arian Çani, ndonëse surpriza e humbet efektin surprizë nëse thuhet. Ajo duhet të ndodhë që të quhet e tillë! Dhe do të ndodhë, papritur, në mënyrën me të pabesueshme për Edi Ramën.

SHKARKO APP