Meta, nga darka me Ramën, në drekë me Idrizin. Po me Lulzim Bashën?
Kryesore E Martë, 18 Maj 2021 18:03
Mbrëmë Ilir Meta ishte i ftuar për darkë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk dihet saktësisht se ç’kanë vendosur, por mesazhi është i qartë: Duhet përbashkim forcash nga e majta dhe gjetje udhe për të djathtën që të dalë nga çadra e të futet në zgjedhje. Por PD-ja e di mjaft mirë se me këtë përbashkim forcash PS-LSI-PDIU and co nuk ia del. I humb zgjedhjet, edhe pa ia vjedhur PS-ja. Të paktën nga sondazhet. Mund të ndodhë si në SHBA ku asnjë nuk parashikoi fitoren e Donald Trump, por fitoi.
Ilir Meta duket i qartë në skemën e tij: Koalicion me PS, por duhet që PD-ja të ndjehet e qetë për votën. Ndërkohë Lulzim Basha që priste se LSI ti bashkohej asaj, po kërkon forma të pranueshme dinjiteti që të mund të dalë nga çadra në shesh. Qëllimin kryesor e realizoi: ndërkombëtarizoi problemin e votimeve, rriti autoritetin e tij në mënyrë të padisktueshme në PD, spostoi me lezet, bile i anatemoi me mediat e tij disa kundërshtarë në selinë blu dhe tani quhet kryetar juridik dhe de facto në PD. E realizoi mjaft bukur skenarin jo vetëm për të ndaluar të majtën që të blejë votat, por u definua si lider opozite. Tani duhet te dalë nga çadra, sepse edhe vetë e ndjen se duhet të turret me fushatë elektorale në mënyrë që ti marrë pushtetin dyshes Rama-Meta, gjithnjë nëse populli është kaq i pakënaqur, siç thotë PD.
Lulzim Basha deri tani është lart në kuota publike, por nëse nuk e fut PD-në në votime ka dy shanse: I pari mund të sjellë përplasje dhe mundet populli t’ia jap votën të qeverisë. E dyta, mund të shformojë PD-në, duke e përçarë në dy ose tre parti te tjera, sikurse dolën ndër vite PA, PDR, etj. Natyrisht jo me dëshirën e tij. Eduart Selami me ambasadorin Lu aty rrijnë, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, pa përmendur një numër ish-ministrash dhe ish-zyrtarësh të lartë të kohës së Berishës, që mezi presin ti marrin karriken. Basha e ka një rrugëdalje, por nuk mund ta thotë vetë. Duhet dikush t’ia paraqesë pikërisht atë që ai synon. Ilir Meta darkoi me Edi Ramën të dielën, kurse sot drekoi me Shpëtim Idrizin e PDIU. Në mazhorancë po vendoset qetësia. Duhet dikush të hap udhën për Lulzim Bashën. Ilir Meta? Mundet.
Mëqënëse ditët po ikin shpejt dhe po vjen data finale e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, siç mbetet data 19 prill, Lulzim Bashës duhet që dikush nga SHBA t’i garantojë sigurinë e votimeve. Dhe Basha del, demokratët hyjnë në fushatë, pasi realisht në fushatë janë prej 43 ditëve. Edhe nëse nuk fiton zgjedhjet, prapë do fitojë me shumë se Berisha në vitin 2013, do ripërtërijë krejt grupin parlamentar, vetë futet në parlament dhe përgatitet për kryeministër për vitin 2022.
Nuk është pak edhe kaq.
J.V.