Meta: Nuk ka qeveri teknike dhe koalicioni PS-LSI deri në zgjedhje

Ilir Meta i veshur gjysëm sportiv,duke dalë nga një qendër masazhi dhe kurative shendetsore, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të cilët ishin të gjithë të përqëndruar tek një pyetje:A do të ketë Qeveri Teknike?

Kreu i Kuvendit duke lenë të nënkuptuar se po stërvitet fizikisht tek kjo qendër sportivo-relaksuese për çdo të papritur politike, tha prerë së nuk do të ketë qeveri teknike dhe se frika e opozitës për një vjedhjen e zgjedhjeve nga kjo qeveri nuk ka sens, sepse qeveria teknike ishte e përmendur nga unë para reformës në drejtësi, dhe ishte presion për të qenë korrekt me reformën e ndërkombëtarët. Tani Reforma u kalua me 140 deputetë dhe nuk ka më asnjë shqetsim për asnjeri, as edhe për PD, pasi neni 88 u modifikue derisa u gjet konsensusi.

“Keni folur për një qeveri teknike”- i kujtuan gazetarët Ilir Metës ndërsa ai edhe njëherë sqaroi se: “unë kam folur për një qeveri teknike që mund të garantojë klimën e besimit për një reform në drejtësi. Kjo situatë është e kapërcyer. Qeveria teknike për të cilën flet z.Basha është një cështje tjetër. Angazhimi ynë për zgjedhje do të jetë maksimal. Jemi në momentin për tu përqendruar tek reforma në drejtësi”-theksoi Meta.

Qeveria po punon dhe duhet të mbajë premtimet e bëra para elektoratit dhe se koalicioni me PS vazhdon sipas një marrëveshje në fuqi, e cila do të çojë vendin në zgjedhje.

Koalicioni nuk duhet të përzihet me reformën në drejtësi. Koalicioni ka programin e tij dhe detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. kështu nuk besoj se ka ndonjë arsye për ti trazuar këto cështje.

Deklarata pasi doli nga Hotel Grand ku tha se ishte takuar me një mik të tij Arjanin i cili është trajneri dhe masazhatori i tij. “Më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem” tha Meta.

Pas kësaj deklarate të kryeparlamentarit Meta rrëzohen gjithë hamëndjet apo skemat se qeveria do të rrëzohet dhe se koalicioni PS-LSI është në krizë.

Prononcimi për mediat e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

  1. Meta, dolët nga trajnimi apo nga takimi…?

Më vjen keq për këtë konferencë të pazakontë shtypi, por në respektin tuaj që në këtë kulm vape keni pritur këtu për dy orë, keni pritur edhe dje për disa orë, por nuk komunikuam dot. Dhe duke qenë i shqetësuar se përsëri nesër apo në ditët e tjera mund të ketë ndonjë mesazh që z. Meta vajti tek Hotel Grand, ndërkohë edhe z. Koço është tek Grand, i cili ka shtëpinë ngjitur dhe rri vazhdimisht tek Hotel Grandi apo edhe politikanë të tjerë që rrinë këtu edhe për arsye të vendndodhjes së Hotel Grand.

Dua t’ju sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është një miku im, por në këtë rast është trajneri im, është edhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon që të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat. Në mënyrë që të përpiqen të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar në politikën shqiptare, aq sa të mundem.

Do të sillni edhe z. Rama këtu z. Meta?

Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, për të gjithë. Është një ushtrim i jashtëzakonshëm. Në një kohë shumë të shkurtër, pra duke fituar kohën, njëkohësisht fiton shumë veti të jashtëzakonshme. Jo vetëm harxhim kalorish, por edhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë. Kështu që të gjitha këto janë falë Arjanit. Unë do të vij vazhdimisht.

Mendoj se nuk është e nevojshme që ju të vini vazhdimisht këtu për arsye, sepse ja ua thashë se kush është arsyeja kryesore se përse unë vij tek Hotel Grand. Pra, nuk kam qenë as në katin e parë, as në katin e dytë, as për kafe, as për drekë dhe mendoj që është pozitive që ju të mos keqinformoheni më.

Dje a e keni takuar z. Mejdani? Ishte apo s’ishte z. Kokëdhima?

Po, kam patur një drekë me profesor Mejdanin dje. Z. Kokëdhima ka qëlluar rastësisht, për arsye që ja u thashë, z. Kokëdhima e ka shtëpinë ngjitur me hotelin dhe rri vazhdimisht këtu. Ka ndenjur një pjesë të kohës me ne dhe pastaj ka vazhduar. Ndërsa ne kemi vazhduar drekën tonë.

  1. Meta, temperaturat në këtë gusht duket se kanë qenë të larta, duket se të tilla kanë qenë edhe në politikë me diskutime jo vetëm për reformën në drejtësi, por nuk kanë munguar edhe zëra mes grupeve parlamentare për çështje që i përkasin koalicionit. Deri ku është toksikuar pjesa e koalicionit nga diskutimet dhe debatet sipas jush?

Mendoj që çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera. Koalicioni ka programin e tij. Ka detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. Kështu që nuk besoj se ka ndonjë arsye për t’i trazuar këto dy çështje të ndryshme.

Po koalicioni sipas mendimit tuaj a vazhdon në të njëjtën linjë të funksionimit dhe mirëkuptimi mes grupeve parlamentare duke patur parasysh deklaratat e deputetëve të ndryshëm?

Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin, të përmbushë detyrimet e tij, programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptar. Sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe e kanë votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer.

A është z. Mejdani kandidat për Kryeministër të ri të qeverisë teknike ?

Mendoj se është një pyetje pa vend, sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Mbase ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ai ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë, për të miratuar reformën.

  1. Meta, sot është mbledhur komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi dhe ka rinisur diskutimin me axhendën e tij. A i besoni dhe i qëndroni gatishmërisë që keni shprehur edhe gjatë javës së shkuar për të arritur të gjitha proceset dhe afatet, edhe të diskutuar dhe të vendosura nga ndërkombëtarët për ta plotësuar reformën në drejtësi?

Ne do të bëjmë çdo gjë për të përmbushur të gjitha afatet në mënyrë që të veçantë që deri më 30 gusht të mund të votojmë tre ligjet më kryesore të kërkuara, duke filluar me atë të Vettingut dhe kemi rënë dakord, edhe me kryetarin e Opozitës, z. Basha, edhe përfaqësuesit të opozitës, padyshim edhe z. Xhafaj si kryetarin i këtij komisioni që përfaqëson edhe shumicën, që të ecim në këtë drejtim.

Sot është bërë një seancë ku opozita ka paraqitur të gjitha pikëpamjet dhe propozimet e saj, që do të shqyrtohen dhe nga partnerët tanë që na asistojnë edhe për këtë ligj të rëndësishëm edhe për reformën.

Ndërkohë do të gjendet një moment i dytë që përsëri në komision opozita të paraqesë për dy ligjet e tjera më prioritare përsëri mendimet e saj. Dhe sa më shpejt në të jemi në gjendje të planifikojmë një seancë suksesshme plenare për Ligjin e Vettingut ose për të trija së bashku, ose dy seanca të njëpasnjëshme.

Jam shumë dakord me qëndrimin e z. Basha që ky proces tashmë duhet parë si një proces ligjor, pra jo si proces politik. Ato debatet politike ishin tek çështjet e ndryshimeve kushtetuese dhe si çështje shumë parimore ky është një proces që duhet të ecë në linjën e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Është e vërtetë që mazhoranca i ka 84 vota dhe mund t’i votonte në çdo moment, por unë mendoj që linja e konsensusit duhet ndjekur, por jo vetëm kaq. Është e rëndësishme që të mos bëjmë veprime të nxituara të cilat mund të çojnë një nga këto ligje në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias dhe mund të na kthente mbrapa procesin.

Pra duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë konstruktive të gjithë që të arrijmë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në nëntor për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

  1. Meta, ju e përjashtoni kategorikisht qeverinë teknike? Sepse në këtë mënyrë ju i mbeteni besnik deri në fund kësaj mazhorance. Nuk do të kemi ndryshim të qeverisë deri në fund të këtij mandati?

Unë kam folur për një qeveri teknike që të mund të garantonte klimën e besimit për të miratuar një reformë, ku shikoja që një nga shqetësimet e opozitës ishte se mos qeveria do të përdorte pushtetin e saj ekzekutiv për të ndikuar te reforma në drejtësi.

Kjo është një situatë e kapërcyer, reforma u realizua me konsensus. Pretendimet e opozitës në përgjithësi për rekomandimin 88 u dakordësuan. Qeveria teknik për të cilën flet z. Basha është diçka tjetër, ndërsa ajo që mund t’u them është që angazhimi ynë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të qetë dhe sigurt se vota e tyre do të jetë e barabartë dhe do të jetë njësoj e rëndësishme.

Meqenëse opozita ka vendosur kusht, duke thënë që nuk do të hyjmë në zgjedhje me qeveri të drejtuar nga z. Rama, sa mund ta ndikojë koalicionin një qëndrim i tillë i opozitës?

Unë besoj që jemi në momentin për t’u përqendruar tek ecuria e reformës në drejtësi. Është një reformë shumë e madhe, është një punë akoma më e madhe që na pret përpara dhe të bashkëpunojmë ngushtë dhe me OSBE-ODHIR-in për reformën zgjedhore dhe për plotësimin e standardeve më të mira për zgjedhjet e ardhshme.

Një koment për lajmin e fundit të Ambasadores së BE, Vlahutin e cila është hetuar në Kroaci për fshehje pasurie, ndërkohë që te ne ajo ka qenë negociatore për reformën në drejtësi…

Nuk kam asnjë njohuri dhe nuk kam asnjë koment.

Po me z. Mejdani a mund të na thoni se çfarë keni diskutuar gjatë drekës nëse nuk keni diskutuar për qeverinë teknike?

Ajo ka qenë një drekë e planifikuar prej kohësh dhe kemi pasur shkëmbime shumë miqësore, kështu që nuk e kuptoj pse duhet politizuar qoftë një drekë, qoftë një kafe, për më tepër që ua thashë arsyen kryesore pse unë vazhdimisht te Hotel Grandit.

SHKARKO APP