FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta për dekretimin e Ramës: Do përgjigjem me qetësi, por pa dashuri

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për mediat lidhur me dekretimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i Jashtëm. I pyetur nga mediat gjatë aktivitetit të zhvilluar në Lezhë për dhurimin e gjakut, Presidenti tha: “Do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”.

Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?

Swiss Digital Mobile Reklama

 Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?