Meta: Rilindja vendase dhe Rilindasit ndërkombëtarë kanë në plan të zhbëjnë Shqipërinë

Presidenti Meta i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço u është rikthyer akuzave tepër të ashpra në adresë të mazhorances dhe “rilindasve ndërkombetarë”, të cilët sipas tij kanë projekt zhbërjen e Shqipërisë.

Statistikat demografike dhe paralajmërimet e një sërë institucioneve prestigjoze janë tepër serioze dhe flasin për një shpopullim të frikshëm të Shqipërisë. Unë e kam denoncuar prej kohesh një projekt antikombëtar për zhbërjen e Shqipërisë. Kam folur më fort dhe i pari për ta frenuar e ndaluar këtë projekt antikombëtar. Rilindja vendase dhe Rilindasit nderkombetare kanë në plan të zhbëjë Shqipërinë. Nuk është hera e parë që e them këtë”, ka denoncuar Meta.

Presidenti solli në studio shifra të institucioneve të huaja që tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigrimit në gjithë vendet e rajonit, ç’ka do të sjellë rënie drastike të popullsisë.

Duke folur për shpopullimin e vendit, Presidenti u shpreh se qëndrimet e politikës kanë qenë të tilla që kanë sjellë dhe zhgënjimin dhe ikjen e shqiptarëve. “Plani i integrimit në BE nuk është se do kishin bërë dialog politik, do ishin ndëshkuar çështjet e dosjeve si Dibra dhe Shijaku, reforma në drejtësi do të zbatohet sipas Kushtetutës. Do mbështetej iniciativa e presidentit për shfuqizuar 30 qershorin dhe zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse.Jo vetëm ky konflikt por dhe mungesa e dialogut politik, është e mjaftueshme për të mos hyrë në BE. Të gjithë ata që mbështesin këtë konflikt janë të interesuar për zhbërjen e Shqipërisë”,- tha Presidenti.

Presidenti Meta tha se nuk pret zgjidhje nga ndërkombëtarët për ketë situatë.  “Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa i takon kushteve të Bundestagut është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymën që jep një zgjidhje dhe shpresë”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për krizën politike në vend dhe përplasjen e tij me mazhorancën. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Meta tha se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik. “Nëse Gjykata Kushtetuese do më shkarkojë mua do të tregojë shkatërrimin e saj. Pse do më shkarkojë? Kam bërë tradhti ndaj atdheut? Më thoni çfarë shkelje kam bërë? Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda. Për shembull, kur vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se ne i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik. Nuk i kam marrë asnjë kompetencë askujt. Kriza këtu është artificiale. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin që Shqipëria po shpopullohet” – tha Meta.

SHKARKO APP