Meta takon Majlinda Bregun: Suksesi i punës së saj, sukses dhe i bashkëpunimit rajonal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Permes nje mesazhi ne rrjetet sociale, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin për këtë takim, Meta shprehet se “Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal.

SHKARKO APP