Ilir Meta deklaron: Nuk shkon LSI pas pushtetit, por pushteti pas LSI

Nuk shkon LSI pas pushtetit, por pushteti pas LSI; kështu e nisi sot kreu i Kuvendit dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta te gazetari Bashkim Hoxha në emisionin e mëngjezit.

Ilir Meta i ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar” në news 24 te gazetari Bashkim Hoxha, u përgjigj pyetjeve të drejtuesit të emisionit të mëngjezit. Meta tha se Edi Rama mbetet kryeministri më i dobët në historinë e kryeministrave të Shqipërisë si dhe kryeministri me diktator në mendësi dhe në veprim, aq me tepër se jemi në vitin 2017 dhe këtë mënyrë drejtimi nuk e pranon asnjë qytetar. Edi Rama punoi dhe synon të ketë gjithçka në dorë e nën kontroll, ndaj duhet rrëzuar me votë me 25 qershor. Duke folur për raportet e LSI me PS, Ilir Meta theksoi se LSI nuk ka asnjë shans të bashkëqeverisë me Rilindjen dhe Edi Ramën, por do bashkëpunojë me PS e çliruar nga Edi Rama. Rilindja ka investuar për fasada dhe palma, por jo për infrakturën, bujqësinë dhe turizmin. Edi Rama dha koncesione të korruptuara dhe LSI kërkoi me ligj që koncesnionet të miratohen përfundimisht në parlament e jo vetëm me firmën e kryeministrit. Rilindja nuk pranoi se donte t’ua jepte miqve të tij. PS u mbajt dhe vazhdon të financojë e financohet nga oligarkia kriminale e Shqipërisë.

Ilir Meta theksoi se LSI ka qenë korrekte me marrëveshjen me PS, kurse Rilindja nuk i qëndroi marrëveshjes, pasi kërkoi të uzurponte gjithçka në shtet. Edhe kur kërkonte të zëvëndësonte ministra të LSI, ne tha Meta, ia plotësuam kërkesën vetëm që të krijonim destabilitet qeverisës. Larguam edhe ministrin Ylli Manjani nga ministër drejtësie vetëm e vetëm që kryeministri Rama të ndjehej sa më i qetë në punët e qeverisë, ndonëse Ylli Manjani kishte të drejtë dhe jo kryeministri Rama. Por vepruam kështu, si LSI, në mënyrë që kryeministri të mos thoshte apo justifikohej se ” nuk më lenë ministrat e LSI”. Por, theksoi Ilir Meta, kishte shumë të drejtë Ylli Manjani,

Ndër të tjera Ilir Meta kërkoi votën kryesisht të rinisë, e cila duhet mbajtur në Shqipëri, punësuar e shkolluar këtu dhe jo të lihet të emigrojë, ndaj duhet qeveri tjetër, politikë tjetër edhe për rininë,

I pyetur nga gazetari me përvojë Bashkim Hoxha, Ilir Meta tha se me datë 26 qershor LSI do krijojë qeverinë e re bazuar në votën e rinisë dhe shqiptarëve që duan tjetër mënyrë qeverisje.

(marrë nga www.albanianews1.al)

http://albanianews1.al/ilir-meta-te-bashkim-hoxha-kishte-te-drejte-ylli-manjani-e-jo-edi-rama/

SHKARKO APP